Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Spanja si Greqia, ka dhe s’ka fitues zgjedhjesh…!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Spanja si Greqia, ka dhe s’ka fitues zgjedhjesh…!
AktualitetBoteRajoni

Spanja si Greqia, ka dhe s’ka fitues zgjedhjesh…!

Published: July 24, 2023
Shpërndaje

Spanja duket se po shkon drejt një ngërçi politik pasi zgjedhjet parlamentare të së dielës nuk sollën një rrugë të qartë për formimin e një qeverie të re nga partitë e djathta, ose ato të majta. Konservatorët e Partisë Popullore i fituan zgjedhjet, duke mundur Partinë Socialiste të kryeministrit Pedro Sanchez, por nuk morën votat e nevojshme për krijimin e qeverisë së re.

Partia Popullore e udhëhequr nga kandidati për kryeministër, Alberto Núñez Feijóo mori më pak vota se sa kishin parashikuar sondazhet e opinionit publik.

“Detyrimi ynë tani është të shmangim një periudhë pasigurie. Spanjollët sot i kanë besuar Partisë Popullore. Ata gjithashtu përmes votës kanë thënë se të gjitha partitë politike në parlament duhet të fillojnë dialogun mes tyre. Si kandidati i partisë që ka marrë më shumë vota, mendoj se detyra ime është të hap dialogun, që të mund ta udhëheq atë që në minutën e parë dhe të përpiqem të qeverisë vendin tonë”, tha .

- Publicitet -

Ndonëse socialistët e kryeministrit Pedro Sanchez përfunduan në vendin e dytë, ata dhe partitë e tyre aleate, e konsideruan rezultatin si një fitore, pasi partitë e tyre së bashkua, fituan pak më shumë vende se Partia Popullore e të djathtës ekstreme.

“Ata që garantojnë kulturën e dominuar nga meshkujt dhe regresin në fushën e të drejtave dhe lirive, sot dështuan. Blloku i prapambetur i Partisë Popullore dhe Partisë Vox është mposhtur. Ka më shumë njerëz si ne që dëshirojnë që Spanja të vazhdojë të përparojë sesa ata që duan të bëjnë hapa prapa me Partinë Popullore dhe Partinë Vox. Me numër shumë më të madh, ne jemi ata që duam që Spanja të vazhdojë të përparojë, dhe kjo do të ndodhë”, tha Kryeministri në detyrë i Spanjës, Pedro Sanchez.

Blloku që ka të ngjarë të mbështesë zotin Sánchez ka fituar 172 vende, ndërsa koalicioni i konservatorit Feijóo siguroi 170 vende. Rezultati i ngushtë i zgjedhjeve ka të ngjarë të sjellë manovrime politike dhe pasiguri mbi udhëheqjen e ardhshme të vendit. Banorët e Madridit shpresojnë që partitë politike do të punojnë së bashku për të mirën e vendit.

“Askush nuk fitoi sepse partitë e forta nuk pajtohen me njëra-tjetrën. Do të ishte shumë e lehtë nëse ato bashkohen dhe dalin me ide të mira. Të bashkohen dhe të ofrojnë zgjidhje për të përmirësuar gjendjen në vend”, tha Jose Manuel Gordillo, banor i Madridit.

“Mendoj se të gjithë janë të befasuar sepse ne po prisnim një rritje të madhe të Partisë Popullore. Por, e majta rezistoi. Kështu që tani do të kemi marrëveshje dhe negociata. Ka ende shumë pikëpyetje për këtë”, tha Olga Lopez, banore e Madridit.

Kryeministri i ardhshëm do të votohet pas fillimit të punës së parlamentit të ri. Socialistët dhe partitë e tjera të majta duket se i kanë motivuar votuesit e tyre duke theksuar frikën e ardhjes në pushtet të Partisë anti-feministe, ultra nacionaliste Vox si anëtare e vogël e një koalicioni të mundshëm qeverisës me Partinë Popullore.

Një qeveri e Partisë Popullore dhe Partisë Vox në Spanjë do ta lëvizte një anëtar tjetër të BE-së në të djathtë, një prirje e parë së fundmi në Suedi, Finlandë dhe Itali. /VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së
  • SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Historia e mercenarit që u bë vrasës me pagesë
  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?