Të shkruara në kohën e reflektimit dhe të distancimit të tij nga Stalini, në kujtimet e Nikita Hrushovit, zë një vend të rëndësishëm edhe kapitulli për Shqipërinë.
Në këto kujtime që vijnë për herë të parë në shqip, është interesant reflektimi i ish-udhëheqësit komunist për botën komuniste shqiptare. Kur flet për periudhën e luftës së popullit shqiptar kundër nazifashistëve, ai i referohet Titos, duke shkruar se “në atë kohë populli shqiptar i kishte unifikuar energjitë e veta me jugosllavët dhe krahë për krah ata kishin luftuar kundër armiqve të përbashkët- Gjermanisë hitleriane dhe Italisë fashiste”.
Hoxha mbahej në fije të perit!
Në kujtimet e tij Nikita Hrushov flet jo pak për procesin e demokratizimit, nismëtar i të cilit në fakt ka qenë edhe vetë në Bashkimin Sovjetik, edhe pse brenda idesë komuniste për botën. Për sa i përket Shqipërisë, ai shkruan se në këtë vend kjo çështje mori një kthesë të veçantë.
“Bashkëpunëtorë të ambasadës sonë atëherë, më kanë treguar se aktivi i partisë për Tiranën u zhvillua nën një tension shumë të madh. Kjo mbledhje zgjati disa ditë dhe Enver Hoxha mbahej në fije të perit. Atë e kritikuan rëndë, madje u hodh ideja që të zëvendësoheshin Hoxha, Shehu dhe Beqir Balluku, e tërë kjo trojkë. Nuk më kujtohet se kush tjetër nga drejtuesit partiakë iu nënshtrua kritikës në aktivin e partisë për Tiranën.
Por unë po i kushtoj vëmendje këtij fakti, sepse, me sa u duk, ai do të kishte rëndësi vendimtare për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe të Partisë së Punës së Shqipërisë.
Megjithatë, Hoxha e kaloi lumin. Edhe ai, edhe Shehu, edhe Beqir Balluku mbetën në udhëheqje, ndonëse kjo ngjarje i trembi për vdekje”, – shkruan Nikita Hrushov në kujtime të tij për Shqipërinë.
Si do “gllabërohej” Shqipëria?!
Për sa i përket çështjes së përfshirjes së Shqipërisë në Jugosllavi, Hrushovi kujton se; “kur akoma ekzistonin marrëdhënie shumë të mira midis Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë dhe Tito gëzonte besim absolut te Stalini, më kujtohet se në prezencën time, Stalini diktoi një telegram për Titon, ku flitej se marrëdhëniet e mëtejshme reciproke me Shqipërinë, duhet të synonin që ajo të futej në përbërjen e Federatës.
Ky telegram u dërgua. Sigurisht që në Shqipëri për këtë çështje askush nuk dinte gjë. Stalini e kishte bërë të vetën idenë e krijimit të Federatës Ballkanike dhe shpesh e shfaqte këtë mendim në rrethin tonë”.
Më tej, në kujtimet për këtë çështje, Hrushovi shkruan se ajo kishte filluar të konkretizohej aq shumë, saqë për selinë e qeverisë së re të Federatës Ballkanike ku do të bënte pjesë edhe Shqipëria e vogël, që ende nuk dinte gjë, kishte nisur të ndërtohej një pallat afër Beogradit. “Kur unë isha në Beograd, e pashë atë vend.
Atje ishin ndërtuar shumë konstruksione betonarmeje, por më pas gjithçka u braktis. Përfshirja e Shqipërisë në përbërje të Jugosllavisë, nuk ishte në kundërshtim me idenë e Stalinit për krijimin e Federatës së Shteteve Ballkanike. Kur u ndërprenë marrëdhëniet miqësore me Jugosllavinë dhe Stalini filloi ta urrejë Titon, ideja e Federatës Ballkanike u varros”, – kujton Hrushovi.
Kur flet për marrëdhëniet e mëtejshme me Jugosllavinë, Hrushovi megjithatë përmend si rastin më ekstrem të politikës anti-jugosllave, pikërisht Shqipërinë.
Një gjë e tillë sigurisht që i kishte pëlqyer për një farë kohe Bashkimit Sovjetik, i cili madje e kishte inkurajuar këtë politikë të palës shqiptare. Por Hrushovi mendonte se ky pozicionin i Shqipërisë u bë dëmtues, kur Bashkimi Sovjetik dhe ai vetë, vendosi të ndërmerrte hapa drejt normalizimit të marrëdhënieve sovjeto-jugosllave. Shqipëria ishte i vetmi vend që, siç kujton Hrushovi, u bë pengesë për normalizimin e këtyre marrëdhënieve.
“Udhëheqësit e shtetit shqiptar dhe të Partisë së Punës, i pritën shumë keq propozimet tona dhe u përpoqën të vërtetojnë se jugosllavët janë njerëz të pandreqshëm, se ata nuk janë komunistë. E tëra kjo shprehej me një duf keqdashës. Veçanërisht u zemërua Enver Hoxha. Ai ka karakter të ashpër dhe kur flet për atë që nuk i pëlqen, fytyrën sikur ia kap ngërçi dhe gati sa nuk kërcet dhëmbët”, – e përshkruan Hrushovi Enverin, në këtë fragment nga kujtimet e tij.
Megjithatë, Shqipëria në fund e pranoi propozimin e BRSS-së dhe Hrushovi thotë se kjo ndodhi, ngaqë Bashkimi Sovjetik i bindi ata, por se e panë që nuk kishte rrugëdalje tjetër. Kur flet më tej për marrëdhëniet mes BRSS-së dhe Jugosllavisë, në politikë dhe në ekonomi, Hrushovi kujton se një gjë e tillë shkaktoi një neveri edhe më të madhe në Shqipëri. “Në ato kohëra ne mbanim qëndrimin e shokut më të madh në moshë: po ç’të bësh, kur ata nuk e kuptojnë?
Por do të rriten dhe do ta kuptojnë se në të vërtetë, këtu nuk ka asgjë shqetësuese. Dhe ne e sqaruam pozicionin tonë, në mënyrë që shqiptarët të na kuptonin sa më mirë”, – shkruan Hrushovi. Sipas tij, marrëdhëniet e BRSS-së me Shqipërinë, nuk ishin thjesht vëllazërore, por marrëdhënie të barabarta. Raportet e të madhit me të voglin, sipas tij, lindin kur vjen puna te dhënia e ndihmës. Dhe në këtë rast ishte Bashkimi Sovjetik, shoku i madh që “kishte harxhuar mjete të shumta për të ndihmuar Shqipërinë”.
Hrushovi: Të gjitha meritat për ushtrinë e Bashkimit Sovjetik
Ndërsa vendeve të tjera BRSS-ja u jepte ndihmë me kushte favorizuese, ndaj Shqipërisë Hrushovi shkruan se ndihma është realizuar kryesisht nëpërmjet rrugës së dhurimit. Ai shkruan se ishte Bashkimi Sovjetik, ai që mori përsipër mbajtjen e ushtrisë shqiptare me uniforma, me ushqime, me armatime, me municione dhe të gjitha këto gratis.
Sigurisht, një arsye për këtë kishte dhe është pikërisht ajo që imagjinohet. Pakti i Atlantikut Verior ishte krijuar dhe Shqipëria kishte një pozicion të favorshëm strategjik në Detin Mesdhe, të cilin, siç shkruan Hrushovi, Bashkimi Sovjetik e konsideronte si bazë të vendeve socialiste në këtë det. “Shtrohej pyetja: A ishte e nevojshme që ne të mbanim atje ushtrinë tonë apo, të krijonim një ushtri të fortë shqiptare? Realisht Shqipëria mund të mbante një ushtri të vogël në numër, e cila nuk do të ishte në gjendje t’i bënte ndonjë përshtypje kundërshtarit.
Vetë ajo praktikisht nuk prodhonte armatim. Prandaj vendosëm ta ndihmojmë materialisht për krijimin, brenda mundësive, të një ushtrie shqiptare të madhe në numër…”, – kujton Hurshovi, duke shtuar se kur filluan të ashpërsoheshin marrëdhëniet e BRSS-së me Perëndimin, pas luftës, një konflikt ushtarak nuk ishte mundësi e përjashtuar.
Falë pozicionit të vet Shqipëria përbënte një kërcënim serioz për veprimtarinë e bllokut ushtarak të NATO-s në Detin Mesdhe. “Prandaj në atë kohë ne u morëm vesh me shqiptarët për të ngritur tek ata një bazë nëndetësesh. Kështu u miratua vendosja atje e 12 nëndetëseve. Merreni me mend, ky ishte një përqendrim ushtarak mjaft i fuqishëm- 12 nëndetëse në detin Mesdhe.
Me një përqendrim të tillë, duhet të përballeshin kundërshtarët tanë. Këto nëndetëse ne donim t’ia jepnim Shqipërisë. Marinarët tanë arritën atje me të gjitha pajisjet zhytëse dhe riparuese, për t’i trajnuar ushtarakët vendës dhe, sapo të krijohej njësia shqiptare e nëndetëseve, t’u dorëzoheshin atyre këto mjete.
Një hap i tillë dëshmon besimin e madh, por unë do të thoja, edhe dashurinë e madhe që tregonim ne për miqtë shqiptarë. Delegacionet shqiptare vinin te ne, të kryesuara në disa raste nga Enver Hoxha dhe Mehemet Shehu. Midis nesh u krijuan marrëdhëniet më të mira, pa folur tashmë për popullin e thjeshtë shqiptar”, – kujton Hrushov.
Nikita Hrushov: Shqipëria, ekonomi mizerabël
Nikita Hrushov shkruan në kujtimet e tij, se Shqipëria ishte një vend aq i varfër, sa nuk kishte asgjë në kuptimin e rezervave që mund të ngjallte interesin e Bashkimit Sovjetik. Prandaj marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve, ishin kryesisht në interes të Shqipërisë.
“Madje edhe ajo sasi mizerabël nafte, të cilën Shqipëria filloi ta nxjerrë me ndihmën tonë, po vetë ne ia blinim”, – shkruan Hrushov, duke shtuar se kjo ishte naftë e një cilësie aq të ulët, saqë ishte e pamundur ta nxirrje në tregun perëndimor dhe se BRSS-ja e bleu atë sasi nafte, për të shlyer furnizimet e tyre.
Madje shton se një gjë të tillë e bënin sepse po të mos e merrte Bashkimi Sovjetik, askush tjetër nuk do ta blinte këtë naftë, gjë që do të thoshte se duhej të hiqej dorë nga nxjerrja e naftës. Më tej Hrushovi shkruan se; “Patsaj ne u kemi dhënë shqiptarëve edhe traktorë. Territori i tyre është i vogël dhe ka pak tokë të punueshme. Por ne donim që të ndihmonim për ta ngritur ekonominë shqiptare në nivelin bashkëkohor, për ta bërë Shqipërinë një xhevahir, i cili të joshte botën myslimane, veçanërisht Lindjen e Afërme dhe Afrikën, drejt komunizmit.
Ja cilat ishin në thelb synimet tona dhe politika që ndiqnim atje”, – shkruan Hrushov, ndoshta jo me ndonjë sinqeritet të madh. Mandej ai nuk lë pa përmendur radiostacionin, të cilin propozuan ta ndërtonin në Shqipëri dhe portin e madh që arriti të ndërtohej.
Kujtimet e Nikita Hrushovit, për vizitën e tij në Shqipëri: “Nuk vura re asnjë re të zezë nga Hoxha dhe Shehu”!
“Disa herë shqiptarët na ishin lutur për të dërguar nga ana jonë një delegacion partiak dhe shtetëror të nivelit më të lartë. U vendos që një delegacion të tillë ta kryesoja unë dhe ne u nisëm për në Shqipëri. Para se të niseshim, i informuam miqtë shqiptarë, se nuk dëshironim që publikisht, në praninë tonë, të adresohej ndonjë kritikë ndaj Jugosllavisë dhe udhëheqjes së saj.
Në atë periudhë Shqipëria mbante marrëdhënie shumë të acaruara me Jugosllavinë dhe zhvillonte kundër saj një duel të hapur edhe në shtyp. Unë isha i mendimit se kjo gjë po sillte dëm. Prandaj e shqyrtuam mes nesh dhe njoftuam Enver Hoxhën, se nuk dëshironim që gjatë kohës së qëndrimit të delegacionit tonë në Shqipëri, të vazhdohej konflikti në shtyp midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Ne i paralajmëruam që edhe nëpër mitingje, të mos na përfshinin në diskutime të tilla…!
Gjatë kohës së vizitës sonë, nëpër mitingje dhe nëpër mbledhje të tjera, shqiptarët iu shmangën kritikës ndaj Jugosllavisë. Por dukej qartë se e përballonin me vështirësi. Në biseda me dyer të mbyllura shqiptarët përpiqeshin të na bindnin se me jugosllavët nuk mund të kishte pajtim, se ata nuk janë komunistë e plot gjëra të tilla. Ne nuk u mirëkuptuam dot me ta, ndonëse edhe nuk i përkrahnim të gjitha gjërat që ndodhnin në Jugosllavi… Gjatë kohës së qëndrimit tonë në Shqipëri, shqiptarët u sollën si miq dhe midis nesh, nuk lindi asnjë fërkim…!
Atje kaluam disa ditë, pamë kryeqytetin e tyre, vizituam edhe qytete të tjera, fshatra dhe porte. Kudo vumë re një qëndrim jashtëzakonisht entuziast ndaj Bashkimit Sovjetik, ndaj popullit tonë, ndaj partisë sonë, si nga ana e punonjësve shqiptarë, ashtu edhe nga ana e Hoxhës dhe e Shehut. Unë nuk konstatova ndonjë re të zezë që të mund të errësonte diellin e miqësisë, nën të cilin ne dëshironim t’i gëzoheshim jetës dhe të ndërtonim marrëdhënie vëllazërore midis BRSS-së dhe Shqipërisë. Midis nesh nuk lindën mosmarrëveshje…!
Gjithçka e re, e ndërtuar atje, ishte realizuar me ndihmën tonë, me kredinë tonë, nga specialistët dhe punëtorët tanë…! Shqipëria është një vendi vogël. Por populli i saj, i kufizuar numerikisht, jeton në një vend interesant gjeografik, ku ndërthuren kontradikta të ndryshme të Evropës, prandaj të shumtë janë edhe kundërshtarët e saj”. Nikita Hrushov shpjegon hap pas hapi të gjitha lëvizjet politike që shënuan prishjen e marrëdhënieve mes Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë.

Po te kishte perkrahur hapur ne shtypin Sovjetik,Konferencen e Partise se Tiranes,ngjarjet mund te kishin rredhur ndryshe.Duke toleruar Hoxhen,Hrushovi toleroi Etatizmin Feudal ne udheheqjen e PPSH.Sado i vogel dhe i parendesishem te duket,nje mi i vogel ben demin e madh.Enver hoxha nuk ishte antijugosllav dhe aq me pak antiserb,.Nga 44 deri ne 48 veten e projektoi si prokonsull te Jugosllavise ne Tirane.Por i trembej Titos.Tito e kishte trajtuar si nje palaco Atdhemohues.E kishte poshteruar dhe hapur fare,mu ne surrat e kishte zevendesuar me Xoxen.-Ti Xoxe ulu ketu prane meje,,Ti Hoxha shko laj cizmet se i ke me balte,pastaj te rysh brenda!Nje mi nuk i trembet as luanit,as elefantit,por i trembet macokut.
Dhe Tito ishte nga llojet me te rrezikshem te macokeve.Ishte Rreqebull. -Me shqeteson me ata syte e hirte,si sy rreqebulli!-thoshte Stalini.
Jo ere Makron,,qenke takuar me Vucicin ti dhe qenke shqetesuar shume per veprimet e njeanshme te Qeverrise Kosoves.
Po Qeverria Kosoves brenda kufijve Shteterore e ushtron Detyren.Makinat e Shtetit te Kosoves,me Targa te Kosoves.Rrogat e e Shtetit te Kosoves paguhen me Euro te Kosoes,.Energjia elektrike e shtetit te Kosoves shlyhet nga shtetasit qe banojne ne Territorin e Kosoves.Cfare Hataje ka ketu o Makron?Mor po ty ti fut kembet ne nje kepuce Amerika,se ti do e kishe bere mish mash Ballkanin!Ty te rroje plaka,se Trumpi te perzuri si langaraq ne Vatikan,se je mesuar te fusesh hundet e qelbura ne sahanet e Botes.Shko ne Israel po ste hodhen nje bumje te bejne copa copa,.maskara!
Zaten ju keni 200 vjet qe ju dhemb me shume Beogradi,se Parisi.Ne 1915 ushtria gjermane ishte ne dyert e Parisit,Ju me breke neper kembe derguat luftanijet franceze te shpetonit ushtrine serbe ne Durres,se po cfarrosej nga malarja.
Demo, ktheu ne Vlore. Tirana te paska trullosur. Nuk di cfare flet e shkruan.
Hrushcovi i tha Enverit para se te hypte ne aeropllan:
“KUR TE VIJ HEREN TJETER TE MOS TA SHOH ME SURRATIN E INJORANTIT PA SHKOLLE QE PO FALIMENTON EKONOMINE. DO T’JA LESHOSH VENDIN LIRI BELISHOVES
Enveri e puthi ne dy faqet Bosin e Partise Bolshevike qe rezoi Kultin e Stalinit ne BRSS dhe u pergjegj:
DO TE BEHET SIC THONI JU TAVARISH HRUSHCOV!
Dhe sa iku Nikita rasi ne burg Liri Belishoven sic beri me te gjithe shoket e vet komuniste, njashtu sic po ben Edi Rama me shoket e tij hajdute komuniste.
Deri tani, fatkeqsisht kemi lexuar vetem enveri. Një mburravec fanatik, një i izoliar, aspak komunist e le pastaj modernist. Tito ishte antishqiotar po kuptoi kush ishte stalini e braktisi dhe u çvendos mes lindjes e perëndimit. Ky joni, që donte me shumë kariken se vendin, mbajti stalinin e pastaj u nis drejtë kines, duke bere synimin kryesore politik sigurimin e bukes ne vend, per të perfunduar ne vetmi.
O shoku Stalin , o shoku Tito !
Nuk futet në radhet e komunistëve , nuk vihet në krye të tyre , një diplomat i mbretit
, një njeri i degjeneruar si Enver Hoxha ! Ju I hapët vehtes ca lesha, kurse neve na morët në qafë .
Enverin e kemi peshqesh nga ju !
Për të mbrojtur Enverin kur ju duhej, juve thyhet shumë norma e parime !
Genjeshter me bisht. Po te ishte se Stalini do te Shqiperine ne konfederates ballkanike, NUK do te behej pengese per ndryshim kufijsh ne balkan ne konference e jaltes dhe potsdamit, ku propozim it Engleze iu kundervu me qendrim in e prere “ASNJE ndryshim kufijsh ne balkan. Ka nje te vertete:-konfederata ballkanike me kryeqytet Beogradin.Dhe ka qene platform Engleze qe pas luftes se pare boterore. A e kerkonte Tito nje gje te tille? Po’, madje per ate punoi. Sipas nje autori rus, Gribanov, ne libri e tij “banda Tito, arme ne duart e luftenxitesve anglo-amerikane”, botim I vitit 1951,JBTito eshte rekrutuar nga zbulimit Engleze “nje vit Para se te zgjidhje kryetari I PKJ, domethenie ne vitin 1935…”Ne takim in Tito-curcill ne 2 grusht 1944,ne Napoli, Itali, Tito I premton Curcillit, jo per Jugosllavise, por per Ballkanin. Jo me kot she I misionit ushtarakeve britanik parane shtabit TE Titos ishte djali I Curcillit. Dhe kjo nuk eshte e rastit. Ate kish detyre edhe NHrushovi, I cili, per te lare vehten nga gjynahe, IA ve ne goje Stalinit. Por ekziston nje e dhene:kur trupat Engleze pushtuan Bakune, ne 1921(intervecioni I madh kunder Rusise, keshtu njeh HIstoria kete ngjarje, u arrestuat 27 komisare TE Bakuse. Prej Tyre u pushkatuan 26,njeri prej Tyre, pasi pranoi dhe nenshkroi dokumenta Ne sherbim te zbulimit Engleze, u liruar dhe lejua te largohej. KY ishte Nikita Sergejevic Hrushov. Ndaj Ai nuk mund te ishte kunder Titos dhe platforms Engleze te konfederates ballkanike. Ndaj I doli ne mbrojtje Titos, Duke kercenuar Enverin se nuk duhet te liste kunder Titos.
Shkruaj shqip, i nderuari analfabet!
Nuk shkruhet dhe as thuhet në gjuhën shqipe: “kujtimet e panjohura të Hrushovit”. Si nuk mendoni, përpara se të shkruani, o sekretare, o sekretarë, o gazetare dhe gazetarë?! Si ia ngjini emrit të gjinisë mashkullore mbiemrin e gjinisë femërore?!