Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Statuja e një astronauti në kishën e viteve 1500 në Spanjë, si është e vërteta
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Statuja e një astronauti në kishën e viteve 1500 në Spanjë, si është e vërteta
Lajmi i funditLifestyle

Statuja e një astronauti në kishën e viteve 1500 në Spanjë, si është e vërteta

Published: February 18, 2024
Shpërndaje

Adhuruesit e misterit dhe teorive të konspiracionit janë gjithmonë shumë aktivë në rrjetet sociale, ku gjithnjë e më shumë paraqesin prova të “udhëtimit në kohë” dhe situatave të tjera të pamundura. Pas “vajzës me celular” të përjetësuar në një kanavacë të shekullit të 19-të dhe dinosaurëve të pranishëm në një pikturë të shekullit të 17-të (edhe pse zbulimi i tyre daton dy shekuj më vonë), një klasik i mrekullueshëm i këtij lloji misteri është rikthyer së fundmi në modë. Bëhet fjalë për astronautin e Salamankës në Spanjë.

Nëse ju ndodh që të vizitoni Katedralen Nueva në Salamanca të Spanjës, mund të habiteni të vëzhgoni, midis dekoreve gotike të Puerta de Ramos (në njërën anë të ndërtesës), praninë e statujës së një astronauti të plotë; me helmetë, kostum presioni dhe tub oksigjeni. Por si ka mundësi që në vitin 1500, kur u ndërtua katedralja, dikush mund të imagjinonte me kaq saktësi pajisjet e nevojshme për një udhëtim në hapësirë? Apo ishte kjo ndoshta për shkak të ndonjë dore “aliene”, e pranishme në planetin tonë në atë kohë, e cila donte të na tregonte një pamje paraprake të teknologjive që ne do t’i dinim vetëm shekuj më vonë?

Nuk mungojnë përkrahësit e kësaj hipoteze, sipas së cilës ai astronaut i skalitur mes dekoreve të Katedrales Nueva të Salamankës është prova më e fundit dhe më pak e njohur se në të kaluarën Toka është vizituar disa herë nga qenie nga hapësira.

- Publicitet -

Këto janë padyshim hipoteza magjepsëse, por fatkeqësisht edhe në këtë rast ka një shpjegim shumë të thjeshtë. Statuja e Salamankës me të vërtetë përfaqëson një astronaut të ditëve moderne, por ajo nuk ka të bëjë fare me dekorimet origjinale të katedrales. Kur filloi restaurimi i Puerta de Ramos në vitet 1980, u vendos që gjithashtu të liheshin të ngulitura në gur disa kujtime të shekullit tonë. Kështu, aty ku dekorimet e pasura të shekullit të 16-të kishin humbur në mënyrë të pariparueshme, u vendos që të futeshin figura të tjera domethënëse, si rrëqebulli iberik, në rrezik zhdukjeje, lejleku, dhe një astronaut i vërtetë, si një simbol i epokës moderne të hapësirës.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Vriteni menjen o zyrtare te trashe says:
    February 18, 2024 at 5:54 pm

    Eshte e mundur, e kane vendosur në kohen e sotme tek kjo kishe per te sjelle sa me shume turista ne kete qytet……
    Edhe Ne duhet te trillojme dicka ne Malin e Tomorit duke bere se kemi zbuluar nga germimet arkeologjike dicka sikur e kane vendosur alienet para miliona viteve dhe do shikoni qe në ate zone do te kemi cdo vit miliona vizitore nga e gjithe Bota

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • ‘Bunkerizim i gjykatës’: Rregullorja e re e GJKKO cenon aksesin e gazetarëve
  • Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?