Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Stërvitjet e NATO-s në Rumani testojnë gatishmërinë mbrojtëse të Evropës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Stërvitjet e NATO-s në Rumani testojnë gatishmërinë mbrojtëse të Evropës
BoteLajmi i fundit

Stërvitjet e NATO-s në Rumani testojnë gatishmërinë mbrojtëse të Evropës

Published: March 1, 2025
Shpërndaje

Forca më e re e reagimit të shpejtë të NATO-s po teston fuqinë e saj në Rumani, vetëm pak kilometra larg kufirit ukrainas. Korrespodentja e Zërit të Amerikës, Myroslava Gongadze ndoqi nga afër stërvitjet ku mijëra trupa po vënë në provë aftësinë e Evropës për të mbrojtur veten, pa praninë e forcave amerikane.

Në rajonin Smardan në Rumani, rreth 50 kilometra larg kufirit me Moldavinë dhe Ukrainën, forcat evropiane të NATO-s po kryejnë stërvitjen më të madhe ushtarake të vitit (Steadfast Dart 2025).

Dhjetë mijë ushtarë nga nëntë vende anëtare të aleancës po marrin pjesë në stërvitje.

- Publicitet -

Në këto stërvitje ushtarët testojnë forcën dhe shpejtësinë e tyre, ndërsa tregojnë aftësinë për të reaguar në krahun lindor të NATO-s, pa praninë e ushtrisë amerikane.

Ushtria britanike po drejton stërvitjet, ndërsa ato do të zhvillohen edhe në Bullgari e Greqi.

“Këto stërvitje janë shumë të rëndësishme sepse ne praktikojmë dislokimin e shpejtë të forcave aleate. Jam krenar që po zhvillohen në Rumani. Është gjithashtu e rëndësishme për t’u kujdesur për ndërveprimin midis ushtarëve tanë dhe njësive tona”, thotë Gjeneral Gheorghita Vlad, Shef i stafit të mbrojtjes së Rumanisë

Për ushtarët në terren, stërvitja është provë e unitetit dhe aftësive të NATO-s për të reaguar pranë kufirit, ndërsa vazhdon lufta në Ukrainë. Në këtë rajon kanë rënë dronët rusë dhe mbeturinat e raketave që kishin si objektiv Ukrainën.

Mijëra trupa stërviten në skenarë betejash komplekse duke koordinuar manovrat në krahun lindor të NATO-s. Si pjesë e stërvitjes, më shumë se 700 automjete ushtarake u transportuan nga toka, ajri dhe deti për të testuar aftësinë e NATO-s duke simuluar dislokimin e shpejtë të forcave në kushtet e një sulmi real.

Stërvitja përkon me përvjetorin e tretë të agresionit rus në Ukrainë, ku luftimet kanë nxitur zhvillimin e shpejtësi të taktikave dhe aftësive ushtarake.

“Luftërat gjithmonë ndryshojnë dhe përshtaten. Përfshirja e dronëve është një shtesë e re e rëndësishme. NATO-ja po studion dhe stërvitet për këtë dhe po përshtatet me aftësi të reja”, thotë Admiral Stuart Munsch, komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe Afrikën.

Komandanti amerikan thotë se vendet aleate sjellin gjithashtu ekspertizën e tyre.

“Ne shkëmbejmë ekspertizën në NATO dhe gjithashtu disa nga pajisjet e reja që kemi sjellë. Të gjitha vendet janë shumë aktive në zhvillimin e këtyre aftësive të reja”, thotë ai.

Aleatët evropianë thonë se stërvitjet i ndihmojnë ushtarët të mësojnë të veprojnë pa përfshirjen amerikane, megjithëse Shtetet e Bashkuara thonë se mbeten të përkushtuara ndaj aleancës së NATO-s.

“Shtetet e Bashkuara janë ndër vendet themeluese dhe udhëheqëse të NATO-s. Sekretari Hegseth tha se megjithëse mund të nevojiten disa ndryshime, ne jemi ende plotësisht të përkushtuar ndaj NATO-s”, thotë Admiral Stuart Munsch, komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe Afrikën.

Ndërkohë, stërvitjet tregojnë se NATO-ja po forcon mbrojtjen e saj lindore, e gatshme për çdo sfidë./ VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Arben Tashko says:
    March 2, 2025 at 2:06 am

    Po te vendoset Amerika ne Ukraine dhe te realizohet mareveshja
    e bashkepunimit ekonomik ku edhe Rusia ka kerkuar te inkludohet
    per shfrytezimin e mineraleve ne territorin e saj ne Ukrainen lindore,
    bota eshte me e sigurte sepse Ukraina nuk do sulmohet si nga
    Lindja Ashtu dhe nga Perendimi. Ketu futet edhe vendi jone.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Absurditeti i një Gjykate
  • Kush fitoi në Londër?
  • Ish-bashkëshortja e familjarit të deputetes bën denoncim të ri publik
  • Reformim, jo Revokim i OKB-së!
  • Avokatët e huaj të Veliajt reagojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë

Komentet e Fundit

  1. Konspiracion me fakte... on Reformim, jo Revokim i OKB-së!
  2. Heu bre... on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  3. . on Absurditeti i një Gjykate
  4. 1thundrak on Rama dhe i biri, në manastirin e njohur grek, shoqërohen nga kryebashkiaku i Himarës
  5. Rama on Rama dhe i biri, në manastirin e njohur grek, shoqërohen nga kryebashkiaku i Himarës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?