Strategjia e re kombëtare për futjen e Inteligjencës Artificiale në çdo sektor të ekonomisë në 5 vitet e ardhshme konsiderohet nga ekspertët si një dokument i dosmosdoshëm, por me sfida në zbatim.
Në fund të vitit 2023, kryeministri Edi Rama shprehu për herë të parë ambicien për të përshpejtuar procesin teknik të integrimit në Bashkimin Europian nëpërmjet ChatGPT, që të zëvendësojë ‘armatën e përkthyesve’ në përafrimin e legjislacionit me përkthimin automatik nga sistemet e Intelegjencës Artificiale.
Pavarësisht pikëpyetjeve për bazën rregullatore ligjore për të përfshirë sistemet e IA në këtë proces, duket se qeveria ka ecur përpara me planin dhe në gusht të këtij viti, publikoi një strategji kombëtare ku parashikohen politikat e përfshirjes së Inteligjencës Artificiale në të gjithë sektorët e shërbimeve publike në 5 vitet e ardhshme.
Në strategji, qeveria pretendon gjithashtu se do të përfshijë modulet e IA-së në analizën fiskale për të parandaluar evazionin fiskal në Tatime dhe Dogana dhe automatizimin e proceseve në prokurorimet publike.
Dokumenti synon të adresojë problematika si mungesa e një kuadri rregullator, kapacitetet e kufizuara teknike dhe burimore, kulturën e ulët digjitale të njohurive të popullsisë dhe hendekun mes zonave urbane dhe rurale në qasjen dhe përdorimin e teknologjive të avancuara.
Për ekspertë të fushës, hartimi i këtyre politikave shihet si domosdoshmëri, por që kërkon shumë fonde për të investuar në ngritjen e infrastrukturës dhe rritjen e kapaciteteve njerëzore që do të përdorin këto sisteme.
“Në letër është e domosdoshme, po sa do të arrihet të zbatohet në praktikë?!” tha për BIRN, Erjon Demiri, ekspert i sigurisë kibernetike dhe inxhinier rrjetesh, duke shtuar se “këto objektiva nga ana teknike janë të realizueshme dhe kanë logjikë, puna është se me çfarë kostosh dhe si do të zbatohen”.
Zbatimi i strategjisë, sipas tij, lidhet me sfida të ndryshme që nga infrastruktura teknologjike e kapacitetet njerëzore, deri tek çështjet etike të aksesit të popullatës në këto sisteme.
“Ne nuk kemi infrastrukturë, kemi një bot-net që është shumë i izoluar, duhet të zgjerohet,” thotë ai, duke shtuar se po ashtu duhet të investohet në shpërndarjen e kësaj insfrastrukture. që të lidhen pjesë të popullatës që jeton jashtë Tiranës.
Përmbajtja e dokumentit strategjik vlerësohet edhe nga Igli Gjelishti, drejtues i një kompanie në fushën e IA-s dhe zhvillues i sistemeve të informacionit, i cili i tha BIRN se ishte “një hap i domosdoshëm dhe në linjë me praktikat europiane”.
Por, sipas tij, “në vijim nevojitet të plotësohet me angazhime dhe objektiva me konkrete, si ne aspektin e investimeve ashtu edhe në atë të rezultateve konkrete dhe te matshme”.
Sipas Gjelishtit, dokumenti ka adresuar në objektiva konkrete një nga elementet më të rëndësishëm atë të trajnimit të burimeve njerëzore, që sipas tij është ‘hallka më delikate e procesit’.
Ai i beson se objektivat e strategjisë për ngritjen e infrastrukturës teknologjike janë realiste dhe nëse ka vullnet nga institucionet, vështirësitë nuk janë të pakapërcyeshme.
“Përsa i përket teknologjisë, sigurisht që kërkohen investime konkrete, por në stadin aktual, me pothuajse të gjitha shërbimet publike të digjitalizuara dhe me një sasi shumë të madhe informacioni në dispozicion, kemi nje bazë të mirë për të filluar,” tha Gjelishti.
Të dy ekspertët e shohin pozitive përdorimin e teknologjisë në luftën kundër korrupsionit në sektorin e prokurorimeve publike apo të evazionit fiskal, por këmbëngulin se elementi njerëzor mbetet i pashmangshëm.
“Ka sisteme që janë bazuar në IA dhe analizat e tyre janë shumë më të shpejta dhe të sakta që të shmangesh evazionin,” thotë Demiri, duke shtuar se ndërkohë “tek pjesa e doganave nuk na ka munguar sistemi, po janë njerëzit që komandojnë sistemin”.
Gjelishti beson se “Inteligjenca artificiale shkon edhe një hap më tej, duke e zëvendësuar në disa raste gjykimin njerëzor që mund të jete subjektiv apo i ndikuar nga faktorë të tjerë”.
Por edhe ai thekson se këto janë të gjitha mjete dhe që të japin rezultat “nevojitet vullneti i duhur”. “Objektivat konkrete për të përdorur AI në prokurimet publike apo në analizën fiskale jane një fillim i mbarë, por tani duhet të pritet implementimi dhe rezultatet konkrete,” shton ai.
Ekspertët po ashtu evidentojnë në zbatimin e kësaj strategjike të njëjtat dilema globale që lidhen me çështje etike dhe të sigurisë kibernetike.
Sipas Demirit, strategjia e vendos njeriun në qendër duke qenë në rregull nga ana etike por gjithsesi pikëpyetjet mbeten dhe është për t’u parë se çfarë do të ndodhë me tregun e punës dhe si do të shpërndahet nga ana gjeografike infrastruktura që do të ngrihet për zbatimin e këtyre objektivave.
“Edhe këtu tek ne ekziston rreziku që përdorimi i IA do të bëjë të pasurit më të pasur dhe të diferencojë akoma më shumë zonat rurale në aksesin në teknologji,” paralajmëron ai, duke parashikuar që infrastruktura e re do të ngrihet dhe funksionojë përgjithësisht në Tiranë.
BIRN

Perralla me Inteligjence Artificiale, e mire per te vene shqiptaret ne gjume edhe nja 5 vjet. E ngjashme me ate tjetren Perralle te treguar qe ne 2013 me Shendetesi falas…
Kjo IA e shkaterroi perfundimisht njerezimin. 1- Karta per lirite dhe te drejtat e njeriu e shkaterruan jeten njerezore sepse: liria eshte kthyer ne çthurje dhe drejtesia eshte kthyer ne skllaverim me emrin e saj qe “nuk diskutohen vendimet ” e prokurorve dhe gjykatesve; ne Shqiperi ka dhe nje veçanti që prokurori zgjedh gjykatesin, kjo nje çmenduri. Rasti qe Dumani propozon dhe zgjedh kryetarin e BKH! Pastaj gjykatesi vendos denimin me urdher te prokurorit ! 2- Shkaterruan familjen me LGB-te , kur bota njerezore per miljona vjet ndertoi familjen si domosdoshmeri njerezore per zhvillimin e jetes. 3-Prona private e shenjte ! Jo nuk eshte e shenjte, genjene me sy hapur. Pronen private e ka ne dore miljarderi dhe bashke me te dhe te zotin e prones. 4-Ligji i denimit me vdekje. Sot ke te drejte te vrasesh sa te duash dhe ti te jetoshe, bile te ushqehesh me taksat e fukarait, te mos paguash qira, drita, televizor dhe ushqim; te bien dhe gruan aty ne banese qe te te mos mungoje sexi. Dikur Victor Hugo shkruante: vodha nje buke dhe hengra 6 muaj buke falas. 5- Ke te drejte te shprehesh nepermjet protestes. Kësaj i thone: dil e lih si qen rrugeve se nuk pjerdh njeri se perse ulurin ti. Bile edhe mund te te vrase polici me dyfek. …Kesaj i thone demokraci ! Une nuk e besoj, por ca ulurijne per te, kur nje nga keto pikat me larte u prek deren, behet hataja. Ta gëzoni AI apo IA se kjo u futi komplet ndarjen e njeriut-njeri nga kafshet e pushtetit dhe miljarderet. Sot s’te pret me njeri ne takim per nje hall, te kthen pergjigje copiloti Ai-se, bile dhe te perkedhel e falenderon, sot hallet ne shoqeri qe nuk egziston me, zgjidhen vetem me kompjuter. I shkreti Petrit Ruka qe e kishte shkruar ate punen e kompjuterit? Po kush pyet me. Njerezit hahen pa u pare neper ekrane me tasjerat dhe shahen deri tek molla e kuqe ne Elbasan; kenaqen. Kjo ishte. Mua tani me ka ardhe mendja: te keqen o diktature; te pakten binim era njerez, tani nuk e di çfare era biem se nuk takohemi me.