Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Studimi i Institutit të Vjenës: Shqipërisë i duhen 64 vite për të arritur standardin e qeverisjes së BE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Studimi i Institutit të Vjenës: Shqipërisë i duhen 64 vite për të arritur standardin e qeverisjes së BE
Lajmi i funditPolitike

Studimi i Institutit të Vjenës: Shqipërisë i duhen 64 vite për të arritur standardin e qeverisjes së BE

Published: October 13, 2025
Shpërndaje

Vendet e Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria, përballen me sfida për të arritur standardet e Bashkimit Europian në ekonomi, çështjet sociale, qeverisje etj.

Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare ka ndërtuar një platformë interaktive që mat konvergjencën në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Serbia).

Të dhënat tregojnë se Shqipërisë i duhen së paku 64 vite për të arritur standardin e qeverisjes së BE-së, 53 vite për standardin ekonomik dhe 71 vite për standardet sociale. Për sistemin shëndetësor duhen rreth 39 vite, ndërsa për standardet e mjedisit dhe infrastrukturës më shumë se 100 vite.

- Publicitet -

Sa i përket kriterit ekonomik, me 53 vite prapambetje, Shqipëria duket se është më e përparuar se disa vende të tjera. Për shembull, Bosnjës i duhen mbi 100 vite për t’u afruar me standardin e BE-së; gjithashtu edhe Kosovës i duhen më shumë se 100 vite. Malit të Zi i duhen 72 vite, Maqedonisë së Veriut 59 vite, ndërsa Serbia është në pozicion më të mirë se Shqipëria me vetëm 35 vite prapambetje.

Në qeverisje, Shqipërisë i duhen 64 vite. Në rajon, për këtë kriter, Kosova është e para me vetëm 26 vite prapambetje dhe Serbia është më keq, me mbi 100 vite prapambetje.

Në kontekstin social, Shqipëria ka 73 vite prapambetje në krahasim me BE-në. Kosova paraqitet më mirë me 19 vite prapambetje, ndërsa Maqedonia e Veriut është më keq, me më shumë se 100 vite prapambetje.

Për infrastrukturën, të gjitha vendet e rajonit kanë prapambetje të njëjtë, me më shumë se 100 vite nga standardi i BE-së. Gjithashtu, prapambetja është e thellë edhe në standardet mjedisore, me më shumë se 100 vite diferencë.

Shqipëria, nga njëra anë, ka shanse më të mira për konvergjencë në krahasim me vende që janë në gjendje më të rëndë; por nga ana tjetër, hendeku me mesataren e BE-së mbetet i madh — 53 vite, sipas modeleve të Converge2EU.

Për të ngushtuar këtë hendek, Shqipëria duhet të fokusohet në politikat që lidhen me mjedisin, arsimin dhe infrastrukturën teknologjike, ndërkohë që përforcon institucionet dhe qeverisjen. Në rastin e Shqipërisë, përparimi është më i dukshëm në fushën e dixhitalizimit dhe përmirësimit të infrastrukturës bazë, ku reformat e viteve të fundit kanë sjellë rritje të aksesit në internet dhe të shërbimeve publike online.

Megjithatë, diferenca me BE-në mbetet e thellë në fusha të tjera, si mjedisi — ku ndotja e ajrit dhe menaxhimi i mbetjeve mbeten sfida serioze — dhe arsimi, ku cilësia dhe përputhja e aftësive me tregun e punës janë ende të ulëta. Po ashtu, në mirëqenie sociale dhe të ardhura për frymë, Shqipëria vijon të mbetet prapa.

Projekti Converge2EU, nga Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare, mat se sa afër janë vendet e Ballkanit Perëndimor me standardet e Bashkimit Europian, jo vetëm në kuptimin formal të integrimit, por në mënyrën se si qytetarët jetojnë dhe përfitojnë nga zhvillimi ekonomik e social.

Projekti analizon tetë fusha kryesore — ekonominë, mirëqenien sociale, arsimin, shëndetësinë, mjedisin, qeverisjen, digjitalizimin dhe infrastrukturën — duke i krahasuar me mesataren e BE-së. Qëllimi është të tregojë se sa vite do t’u duhen këtyre vendeve për të arritur standardet europiane në secilën fushë dhe cilat politika mund të ndihmojnë për të përshpejtuar procesin e konvergjencës./ Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
18 Comments
  • Studime sureale! says:
    October 13, 2025 at 9:03 am

    Monitori gjithmonë studimet i ka propagandë! Ku bazohet kur shkruan se duhen kaq vite?! Vitet nuk janë të njëllojta si të qeverisë Rama apo Berisha. Po të mos kishte shkatëruar Berisha në vitet 1990 vitet e zhvillimit do të ishin më të shkurtra. Pra, këto studime janë jo realiste sepse zhvillimi varet nga shumë faktore, ku disa janë edhe forca madhore si tërmetet, klima, etj.

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    October 13, 2025 at 9:04 am

    U dhie Diella n`kalt.

    Reply
    • BA says:
      October 13, 2025 at 8:15 pm

      Mund te jete e vertete qe Shqiperise i duhen dekada per te arritur standartin europian. Por keta studies duhet te kuptojne qe Shqiperia ka qene e pushtuar per 1500 vjet nga europianet (Roma) dhe Otomanet. Gjithe pasurite tona jane marre per 1500 vjet. Na kane djegur, shkaterruar, vjedhur dhe shkrumbuar. Tani duhet te sigurojne fonde qe Shqiperia te behet ne nje dekade dhe jo ne 100 vjet. Kjo i duhet bere e qarte Europes.

      Reply
  • Shqiptari says:
    October 13, 2025 at 9:34 am

    35 vite i kaluam, na mbeten edhe nja 64 – Tamam, duhen pra afro 100 vite per tu lare nga ajo baltosje 50 vjecare e Diktatures me te eger ne Europe qe tjetersoi dhe e mbylli kete vend ne nje burg gjigand 28 mije km2.

    Reply
  • TRENI says:
    October 13, 2025 at 9:44 am

    Ska gjo, presim ne

    Reply
  • Detari says:
    October 13, 2025 at 10:16 am

    pasojat e islamit + komunizmit sllav.

    Reply
  • Populli says:
    October 13, 2025 at 10:39 am

    Flasin per qeqverisjen se shqiptaret jane integruar per bukuri kudo ne bote.
    Dhe ne keto 64 vite Europa duhet te qendroje “ne vend numuro”.
    Bukur!
    Perndryshe duhet te perdorin nje algoritem progresiv.

    Reply
  • ¿? says:
    October 13, 2025 at 10:39 am

    Ne ia kemi dhjere BE-se me kohe. A ka BE-ja ndonje minister Inteligjent Artificial? Lesh! A ka BE-ja Karminister 2 metra te gjate? Lesh! A ka BE-ja kryetar opozite 85 vjeç non-grata ne SHBA? Lesh! Etj. Etj. I bie qe Europa eshte te pakten 45 vjet prapa Shqiperise, prandaj kur te na arrije Europa neve. po na arriti dot, atehere edhe ne do te pranpjme te behemi antare te BE-se.

    Reply
  • demo says:
    October 13, 2025 at 10:40 am

    Truket me Diella,me Kampusi besimit,me Shteti baba Mondit,me Paketen e Maleve,me Shqipria 1 Euro,Me parajsat turistike,me Kinema 3D,me hajdute 5D nuk shkojne ne Evropen perendimore me tradite qyteterimi qindravjecare.
    Ti o Edi jo per fajin tend,je mesuar qe pa mbaruar shkollen te emerohesh Pedagog.As femijet e Enver Hoxhes nuk e kishin kete privilegj..Je mesuar pa ja pare deren Partise Socialiste,te Emerohesh qeverritar i Partise Socialliste,,As themeluesit nuk e kishin kete Privilegj.Mirepo keta peshkopet e Komisjoneve Evropiane paskan ca Rregullore te rrepta,qe kur te kaloje deveja ne vrime te gjelperes do pranohesh Ti ne Europe. Pas 65 vjetesh i arrin Qeverria jote Standartet Evropiane,.Atehere do jesh 125 vjec.As Zaho nuk e arrin antarsimin ne familjen Evropiane.
    Ne sulmin e Fundit mbi muret e konstandinopojes,sulltan Mehmeti II u premtoi ushtareve:Kush ngjitet i pari mbi muret e Konstandinopojes,do ta shpall Vezir,.I peri u ngjit jeniceri Ballaban Badheri nga Batra Martaneshit,,Sulltani e shpalli pasha dhe Vezir,I dorzoi te komandoje nje ushtri prej 80 mije ushtaresh,qe nuk ja kishte dhene asnje veziri dhe asnje pashai para tij.Keto Shperblime vlenin ne Perandorine Osmane,jo ne Aristokracine Evropiane.
    Prandaj jo ti ulesh ne gjunje Melonit dhe ta presesh me zvarritje Von der Lajen,PAS 65 VJETESH E KE MEQANE,

    Reply
  • Toni says:
    October 13, 2025 at 10:54 am

    Kur flasin per standarde keta e kan fjalen qe koha qe i duhet shqiperiae deri sa te kete nje kryeminister LGBTQ I j A ropt

    Reply
    • ¿? says:
      October 13, 2025 at 12:59 pm

      O TOni, po qe keshtu si thua ti ne duhet te kishim hyre ne BE qysh ne 1913. Ky Kryeministri jone eshte qire ne bythe sa eshte shqepur, s’kemi per te pasur Kryeminister me shume LGBTQ se ky.

      Reply
  • Golemi Kavajes says:
    October 13, 2025 at 11:32 am

    Ky studim ka prapavije politike! Eshte i financuar per te demotivuar rajonin dret BE! Te gjitha keto studime me “Diella” shprehin deshtimin e teorise europiane per Ballkanin Perndimor dhe Ballkanin e Hapur, ndryshe per formimin e “Jugosllavise se katert” Ajo qe terheq vemendjen eshte “fshehja” e vete problemeve brenda BE e shkaktuar ngs konflikti ne Ukraine. Nuk ka BE pa kete rajon!

    Reply
  • ¿? says:
    October 13, 2025 at 1:00 pm

    Ore di gje njeri a eshte gjalle Lali Eri, apo ia kenduan aksidentalisht?

    Reply
  • Petrone says:
    October 13, 2025 at 1:07 pm

    Mos e kerkoni fajin as te komunizmi as te “Turqia qe na la prapa”. Ne 1912 Turqia dhe ne ishim ne nje nivel.
    Pa shih sot: Turqia nderton aeroplane , raketa, shet dronet e saj neper bote nderton nendetse, hedh satelitet e saj.
    Ne: edhe ate industri qe kishim, edhe ate armatime e rreth 200 aeroplane qe kishim edhe 40 helikoptere qe kishim i shkaterruam e i shitem per hekurishte. Sot jemi pa industri e pa bujqesi.
    Ku ta kerkojme fajin vec te vetja jone?

    Reply
  • Detari says:
    October 13, 2025 at 1:14 pm

    O Petrone, albanistani ishte nje fshat turk dhe kur fqinjet e pastryan vendin e tyre nga turqit na shkeputen dhe ne, kemi ngelur tani po ai fshat islamik plot me turq por pa fuqi.

    Reply
  • Dua lajme, jo shkarravina says:
    October 13, 2025 at 1:45 pm

    Studim leshi! Shqipëria i ka të gjithë standardet, për të qënë pjesë integrale e BE. Kjo varet nga dashamirësia, nga prirja, nga objektivat politikë te BE për zgjerim apo për stopim! Shqipëria është sa një qytet i madh apo mesatar si Budapesti i Hungarisë apo ndonjë tjetër, ku banojnë mbi 2 milionë njerëz. Nuk qënka në gjëndje një fuqi kaq e madhe si BE, për ta bërë këtë vend strategjik të zhvilluar në nivelet e saj?! Ky palostudim është propagandë portalesh në fb! Autorë të tij janë anonimë dhe shpirtzinj. PIKË

    Reply
  • Deni says:
    October 13, 2025 at 7:41 pm

    Kujt inplas trapi ca thone keto…ne nuk duam qeverisje si te BE,ne duam te qeverisemi mire dhe ne interes te popullit ,tjerat vari lesht…masanej perisni mer prisni se na e bete BE pjedestalin e qeverisjeve…Rumania,Bullgaria,Kroacia,Hungaria ä,greqia,italia…te thuash se keto jana maj e politikes apo diplomaciae?????shkonknmer pirdhuni e mos na hidhni hi syve se nuk i ha njeri keto brrockulla..

    Reply
  • Besniku says:
    October 14, 2025 at 2:24 pm

    Perralla me bisht. Dubai para 25 viteve ishte shkretetire e diverse te egra. Tani ne 2025 ka lene evropen 150 vite mbas. Per kete nuk me duhej ekspertiza e universitetit te Vienes, mjaftuan syt na ball. Hast se skan pun tjeter kta. Mjafton te keni vullnet positiv e te punoni fort e gjenerata tjeter i mer frutat ne dur.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  • VIDEO: Mijëra protestues përpara Kryeministrisë, flamuri shqiptar hapet te Piramida
  • LIVE: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në ditën 21 të protestës
  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria

Komentet e Fundit

  1. KTH S on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  2. Kiri on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Dajti on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. K O R C A on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  5. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?