Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sulme me dronë dhe mjete shpërthyese ndaj forcave amerikane në Irak
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sulme me dronë dhe mjete shpërthyese ndaj forcave amerikane në Irak
AktualitetBote

Sulme me dronë dhe mjete shpërthyese ndaj forcave amerikane në Irak

Published: November 9, 2023
Shpërndaje

Forcat amerikane në Irak ishin objektiv i tre sulmeve të enjten, por pa pësuar dëmtime, sipas disa burimeve të sigurisë. Sulmet e sotme kundër interesave amerikane janë ndër më të përhapurat gjeografikisht në një ditë të vetme që nga fillimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit. Ambasada amerikane në Bagdat dhe forcat e koalicionit në Irak nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Një patrullë e përbashkët, e forcave amerikane dhe shërbimit irakian kundër terrorizmit, u vu në shënjestër nga një mjet shpërthyes pranë qytetit verior të Mosulit të enjten, duke shkaktuar dëme në një automjet, por jo viktima, thanë dy burime të sigurisë. Dronë të armatosur vunë në shënjestër bazën ajrore al-Harir në Erbil dhe bazën ajrore Ain al-Asad në perëndim të Bagdadit, ku strehohen forcat amerikane dhe ndërkombëtare. Dronët u eliminuan nga mbrojtja ajrore dhe nuk pati viktima, thanë burimet e sigurisë.

Një deklaratë nga shërbimi kundër terrorizmit i Kurdistanit të Irakut tha se sulmet me dronë ndaj bazës ajrore al-Harir shkaktuan një zjarr në një nga depot e karburantit, duke shtuar se forcat e koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara ishin evakuuar nga baza më 20 tetor.

Trupat amerikane dhe të koalicionit në Irak dhe Siri janë sulmuar të paktën 40 herë që nga fillimi i tetorit, pas rrethimit të Gazës nga Izraeli si hakmarrje për sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor. Dyzet e pesë ushtarë amerikanë kanë pësuar lëndime. Shtetet e Bashkuara fajësojnë për sulmet grupet e mbështetura nga Irani duke thënë se përfundimisht Teherani është përgjegjës, pretendim që Teherani e mohon, duke thënë se grupet e përfshira në sulme po vepronin me vullnetin e tyre.

Grupe të armatosura në Irak që mbështeten nga Irani kanë deklaruar publikisht se interesat amerikane do të vazhdojnë të jenë në shënjestër për sa kohë që Uashingtoni mbështet Izraelin në luftën në Gazë.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • E BUJSHME: “Po flisja me nënën…” E kërkonin në tokë për aferën AKSHI, Franca arreston në ajër ‘për spiunazh’ Ermal Beqirin
  • Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  • Tragjike: Emigranti dibran humb jetën në det në ishullin grek
  • Zyrtarët e Bashkisë së Divjakës shpallen fajtorë për shkeljet në tendera
  • Avokatët e huaj takojnë Veliajn në Durrës, Ndreca: Në shtator, ankim në Strasburg

Komentet e Fundit

  1. Dinshunk on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  2. K R on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  3. Vesho on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  4. Iku dekada on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  5. dashamires on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?