Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sulmi mbi Iran, Trump: Nuk duam ndryshim të regjimit, ja çfarë i thashë Putinit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Sulmi mbi Iran, Trump: Nuk duam ndryshim të regjimit, ja çfarë i thashë Putinit
BoteLajmi i fundit

Sulmi mbi Iran, Trump: Nuk duam ndryshim të regjimit, ja çfarë i thashë Putinit

Published: June 25, 2025
Shpërndaje

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish ndaj raportimeve që vënë në dyshim efektivitetin e sulmeve ajrore amerikane mbi objektet bërthamore iraniane, duke i quajtur ato “një nga sulmet më të suksesshme në histori”.

Duke folur për gazetarët gjatë një udhëtimi me avionin presidencial, Trump deklaroi se të tre centralet bërthamore të Iranit u goditën në mënyrë perfekte dhe u shkatërruan plotësisht, duke hedhur poshtë raportet që sugjeronin të kundërtën.

Ai kritikoi ashpër edhe median amerikane, duke e quajtur mbulimin e saj “shumë të pahijshëm” ndaj atyre që realizuan sulmet. Në rrjetet sociale, Trump akuzoi disa media se po përpiqen të “poshtërojnë një nga operacionet ushtarake më të suksesshme ndonjëherë”.

- Publicitet -

Megjithëse retorika e tij ndaj Iranit ishte e ashpër, Trump u shpreh se nuk mbështet një ndryshim regjimi në vendin islamik.

“Do të doja që gjithçka të qetësohej sa më shpejt të ishte e mundur. Ndryshimi i regjimit sjell kaos – dhe ne nuk duam aq shumë kaos”, tha ai.

Trump zbuloi gjithashtu se presidenti rus Vladimir Putin e kishte kontaktuar për të ofruar ndihmë në menaxhimin e krizës me Iranin. “I thashë: ‘Jo, nuk kam nevojë për ndihmë me Iranin. Kam nevojë për ndihmë me ty'”, tha Trump, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi bisedën.

Deklaratat e ish-presidentit vijnë në një moment delikat për stabilitetin rajonal, pas tensioneve të përshkallëzuara mes SHBA-së dhe Iranit, dhe pas përplasjeve mediatike mbi pasojat e goditjeve ajrore të fundit.

Trump ka postuar në profilin e tij në rrjetin social “Truth” një video ku shihen avionë luftarakë B-2 Bombardues duke fluturuar në qiell duke hedhur bomba. Në këtë postim, vëmendjen e ka marrë kolona zanore që përsërit fjalët “bombardoni Iranin”.

Në fakt kolona zanore është një version i parodizuar i hitit të Beach Boys, Barbara Ann – është modifikuar për ta zëvendësuar “Barbara Ann” me “bomb Iran”. SHBA goditi tre objekte bërthamore në Iran, Fordo, Natanz dhe Isfahan, me bomba shkatërruese të afta të depërtonin 18 metra beton ose 61 metra tokë përpara se të shpërthenin.

 

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?