Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Taksa mjetesh të papaguara nga 2012, nis verifikimi për 250 mijë debitorë me 17 miliardë lekë detyrime
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Taksa mjetesh të papaguara nga 2012, nis verifikimi për 250 mijë debitorë me 17 miliardë lekë detyrime
EkonomiLajmi i fundit

Taksa mjetesh të papaguara nga 2012, nis verifikimi për 250 mijë debitorë me 17 miliardë lekë detyrime

Published: June 12, 2025
Shpërndaje

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në bashkëpunim me institucionet përkatëse kanë shtuar masat në zbatim të planit të përvitshëm operacional për mbledhjen e detyrimeve të papaguara për taksat vjetore të mjeteve rrugore.

Deri në qershor 2025, nga verifikimet në Regjistrin Kombëtar të Mjeteve dhe sistemin e DPSHTRR-së, rezultojnë 249,882 mjete debitorë në shkallë vendi. Shuma totale e borxhit të papaguar për taksën vjetore të mjeteve të përdorura (TVMP) dhe taksën e mjeteve luksoze (TVML) kap vlerën e rreth 17 miliardë lekëve, ose afërsisht 170 milionë USD, me detyrime që datojnë nga viti 2012 deri më Qershor 2025.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor sqaron se ka si qëllim ndjekjen e vazhdueshme të debitorëve dhe uljen e numrit të tyre në zbatim të ligjit nr.9975, datë 28.07.2008 “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar dhe Udhëzimit të Ministrit të Financave nr. 26, datë 04.09.2008 “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar,

- Publicitet -

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit si fillim e debitorit njoftohet me mesazh të personalizuar nëpërmjet e-Albania, ku njoftohet për shumën e papaguar të taksave të makinave (përfshirë principalin, gjobat dhe kamatëvonesat). Njoftimi përmes e-Albania është një risi që ka nisur të zbatohet prej disa muajsh. Me tej pronarit debitor të mjetit nuk i ofrohet asnjë nga shërbimet prej transportit rrugor, përfshirë moskolaudimin e mjetit apo procedurat për ndryshimin e pronësisë.

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor në fillim të vitit, lista e plotë e debitorëve i është dërguar Drejtorive Rajonale të Tatimeve, me qëllim marrjen e masave për mbledhjen e taksave të papaguara për makinat nga bizneset, si dhe Drejtorive Rajonale të Policisë sipas qarqeve. Ku për rastet e evidentuara të qarkullimit të mjetit në mungesë të kolaudimit, drejtuesi penalizohet me gjobë ose sekuestrim mjeti. Të dhënat e debitorëve i janë dërguar edhe Bashkive, të cilët janë arkëtues 25% të taksave vjetore të mjeteve.

Sa pronarë mjetesh përfituan në 2017 nga falja e taksave

Në 2017 qeveria miratoi ligjin nr. 33/2017 “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes /shuarjes së detyrimeve tatimore” ku përfituan pronarët e makinave dhe biznesi që kishte detyrime të papaguara në Dogana e Tatime.

DPSHTRR tha së zbatim të ligjit të mëparshëm kanë përfituar pronarët e 93,522 mjeteve. Për mjetet rrugore ligji parashikonte, çregjistrim të mjetit pa detyrime nëse nuk është kryer asnjë veprim që nga 2011 dhe shuarje e gjobave dhe kamatëvonesave për periudhën 2011–2014, me kusht që të paguhen taksat nga 2011 e në vijim, nëse mjeti do të mbetet në qarkullim.

Ligji parashikonte gjithashtu, se për ata pronarë të makinave që nuk do të paraqiten brenda 6 muajve të çregjistrojnë mjetin, çregjistrimi do të kryhet nga Drejtoria e Transportit dhe targa do t’i kalohet Policisë së Shtetit për të ndaluar qarkullimin.

Për ata pronarë makinash që duan të mbajnë mjetin në qarkullim, u falen taksat para 2011-s, por nga ana tjetër duhet të paguajnë taksat deri në 2014-n, me përfitim vetëm falje gjobe dhe kamatëvonesash.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Jugu says:
    June 12, 2025 at 3:25 pm

    Bjeruni ne koke, mos u lini derman. Zgjedhjet mbaruan.

    Reply
  • Vlonjati says:
    June 12, 2025 at 4:05 pm

    Mirë mo Jugu , e dimë që mbaruan zgjedhjet , po reultatet si janë ? Ku të shkoi gjithë ai vrer që derdhe vite me rradhë ? Sa më shumë shani e shpifni , aq më shumë fiton Rama . Provoni një herë t’a lavdëroni Ramën , ndoshta fiton kuçedra e Viçidollit . Po ti je dhe nga jugu a të qifsha udhët , ç’të lidh me shpellarët ?

    Reply
  • five company says:
    June 15, 2025 at 6:42 pm

    Qe nga viti 2012, mqs ju e permblidhni sektorin e transportit ne ekonomi, duhet te studiojme rritjen e investimeve ne infrastrukture qe ” shpejt e shpejt” pa shkaktuar ” shume ilaritet” me kollaren e zebres se kryeministrit nga 5 shtresa te nvojshme per standart teknologjik u vune 3 shtresa, megjithese pagesa” ne natyre” u be sipas kerkeses se standarteve europiane. Dhe perseri ” pagesa ne natyre” ose me ” meditje” ne sektorin e ekonomise ka lene shume pikepyetje. Pikepyetje, qe po ti analizojme ne lidhje me sektorin bankar te bankave te nivelit te dyte, me kredite ose edhe duke riskuar me blerje borxhesh nuk ja gjetur pergjigje. Dhe nese pyetjet dhe analizat vazhdojne me kete ritem ” shpejt e shpejt” me ” pagesa ne natyre” dhe pa shkaktuar ” ilaritet ne kryeministri” i bie qe do ti rikthehemi serish ceshtjes se kaluar ne heshtje te plote informative, dhe disifomimit me qellim nga politikanet shqiptare brenda perdes se heshtjes informative, ceshtjes se Artan Santos…
    Kush ishte motivi? Cfare deklaroi Artan Santo per “bomben ekonomike” qe po gatuhej ne zyrat e politikes? Perse te gjithe pa perjashtim e mbyllen shpejt ceshtjen e Santos??!
    Ma do mendja qe ilariteti i zebres nuk do shkonte aq larg sa per te ruajtur perseritjen e 1997 mund te kercenonte edhe nje kandidat per president ne USA? If you wanted to put the Wrath on USA president..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on “Si do bënim ne pa ty”, letra e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. L.H on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. demo on Një turist në protestë
  5. Vlora 97 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?