Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tarifat doganore si mjet presioni politik? Si po përgatitet BE për një konflikt tregtar me SHBA
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Tarifat doganore si mjet presioni politik? Si po përgatitet BE për një konflikt tregtar me SHBA
BoteLajmi i fundit

Tarifat doganore si mjet presioni politik? Si po përgatitet BE për një konflikt tregtar me SHBA

Published: February 6, 2025
Shpërndaje

Nuk është ende e qartë se kur presidenti amerikan Trump do t’i drejtohet BE me politikën e tij doganore. Por Evropa tashmë po përgatitet dhe po reagon me kundërkërcënime – dhe oferta.

Donald Trumpi ende nuk e ka jetësuar kërcënimin për të vendosur tarifa të reja doganore ndaj BE. Presidenti amerikan fillimisht sulmoi fqinjët e tij.

Para disa ditësh, ai njoftoi tarifat e importit prej 25 për qind për mallrat nga Kanadaja dhe Meksika dhe fillimisht vonoi zbatimin e tyre. Por nëse ato hyjnë në fuqi, edhe industria evropiane do të ndjejë pasojat, thotë Bernd Lange, kryetar i komitetit të tregtisë në Parlamentin Evropian.

- Publicitet -

Në fakt, prodhuesit dhe nënkontraktorët gjermanë të automjeteve prodhojnë në Meksikë dhe Kanada për tregun amerikan. Kjo është arsyeja pse investimi i VW në një fabrikë baterish në Ontario, Kanada, nuk do të ishte më fitimprurës, nëse tarifat e SHBAdo të rriteshin me 25 për qind, shpjegon Lange.

Gjermania është veçanërisht e ndjeshme

SHBA është partneri më i rëndësishëm tregtar për industrinë gjermane të automobilave. Prodhuesit dhe furnizuesit gjermanë krijojnë 140.000 vende pune në SHBA. Prodhimi atje po shkon në një nivel rekord – tani për tani. Sepse Trumpi i ka vënë kompanitë  gjermane veçanërisht në shënjestër. Në mandatin e tij të parë ai kërcënoi se do të vendoste tarifa doganore për automjetet, por nuk i vuri.

Presidenti amerikan është i indinjuar nga deficiti i madh tregtar me Evropën: BE importon mallra nga SHBA me vlerë rreth 160 miliardë euro më shumë se sa merr prej saj. Trump e quan këtë një “turp”.

“Përgjigje ndaj politikave doganore me politika doganore.”

Sipas Institutit të Kielit për Ekonominë Botërore, një konflikt tregtar transatlantik do ta godiste BE shumë më rëndë se SHBA. Kjo është arsyeja pse BE po reziston me oferta dhe kërcënime.

BE përsëriti ofertën e tij për të qëmtuar fushat e bashkëpunimit me qeverinë e SHBA. Kjo mund të përfshijë blerjen e më shumë gazi natyror të lëngshëm (LNG) ose uljen e tarifave për importet e automjeteve nga SHBA. BE aktualisht zbaton një tarifë prej 10 për qind, ndërsa tarifa për automjetet e importuara në SHBA është vetëm 2.5 për qind.

Veç kësaj, BE ripohon unitetin e supozuar ndaj Uashingtonit. BE tha se në rast konflikti, Komisioni Evropian, i cili është përgjegjës për çështjet e tregtisë së jashtme, mund të përgjigjet shpejt dhe në mënyrë të shënjestruar. Këtë e theksuan edhe disa krerë shtetesh dhe qeverish në samitin jozyrtar të së hënës në Bruksel. Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se BE, si një zonë e fortë ekonomike, mund t’i përgjigjet politikave doganore edhe me politika doganore. Kjo është ajo që duhet të bëjmë dhe këtë do të bëjmë.

Tarifat doganore si mjet presioni politik

Trumpi i justifikoi tarifat doganore të shpallura kundër Meksikës, Kanadasë dhe Kinës me faktin se shtetet në fjalë nuk po bëjnë sa duhet për të luftuar migrimin e paligjshëm dhe trafikun e drogës. Në një memorandum të 20 janarit drejtuar departamenteve përkatëse të SHBA, Trumpi tha se politika tregtare ishte një element i rëndësishëm i sigurisë kombëtare.

BE është përgatitur që presidenti amerikan mund të përdorë masat ekonomike si levë për të arritur qëllimet politike. Por Brukseli e konsideron veten këtë herë më të pajisur se sa gjatë mandatit të parë të Trumpit, për t’u përballur me një konflikt të mundshëm tregtar me Uashingtonin.

Eksperti i tregtisë Lange i referohet një Task Force të Komisionit Evropian dhe një ligji të ri kundër masave shtrënguese ekonomike. Kjo rregullore i lejon BE të vendosë shpejt kundër-taksa, të pezullojë patenta dhe të përjashtojë vendet e treta nga prokurimet publike.

Ora po troket

Është e paqartë se kur Trumpi do të vendosë me të vërtetë tarifa doganore ndaj Evropës. Por kjo mund të ndodhë shpejt. Tarifat ndëshkuese që ai vendosi shtatë vjet më parë për importet e çelikut dhe aluminit, midis të tjerash nga BE, nuk janë hequr.

Paraardhësi i Trumpit, Joe Biden, i pezulloi ato deri në fund të vitit. Aktualisht, disa kuota të çelikut dhe aluminit janë të përjashtuara nga taksat shtesë doganore. Trumpi aktualisht po shqyrton pezullimin e tyre më së voni deri në fillim të prillit.

Në mënyrë të ngjashme, detyrimet doganore reciproke të vendosura në vitin 2018 nga BE për motoçikletat Harley-Davidson, uiskin Bourbon dhe xhinset vetëm janë pezulluar. Megjithatë, detyrimi për paqe skadon në fund të marsit. Pra, ora po troket.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Arben Tashko says:
    February 6, 2025 at 5:36 pm

    Me krijohet pershtypja se Gjermania, Franca, …. , duan
    te behen nje superfuqi ekonomike-ushtarake e pavarur
    ne arenen nderkombetare.

    Problemi eshte se popullsia e civilizimit perendimor
    eshte 12% e popullsise se botes.

    Besoj qe Shtetet e ketij Civilizimi duhet te jene ne unitet
    dhe te koordinojne veprimet e tyre per te miren e popujve
    te tyre.

    Duke stimular integrimin atje ku eshte i mundshem
    dhe duke ndare detyrat ne fusha te ndryshme te
    ekonomise, ATO do marin produkte superiore ne
    krahasim me konkurentet e tyre qe duket se
    “Nuk po Durojne” te jene fuqi dominuse ne bote.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Mazniku nga Korça: Reforma që po bëjmë sot impakton dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive
  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  2. K R on Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  3. Phoenix on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  5. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?