Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tash’ shum’ von’
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komente > Tash’ shum’ von’
Komente

Tash’ shum’ von’

Published: March 2, 2023
Shpërndaje

Erion Mollaymeri

 

Mendoja që gjithnjë do të kishte shpresë për artin e për kulturën në vendin tonë, sado grupime elitare me pjesëmarrje të numërueshme me gishtat e dorës kishte, por gaboja. Që kur dëgjohej kënga “Tash shum von” nëpër çdo ambient të kryeqytetit, duhej kuptuar që caku ishte kaluar, ishte shumë vonë për t’u kthyer prapa, për të veshur ato pak vlera të mbetura e për të rinisur nga e para rrugën drejt së ardhmes. Të veshur me vlera! Në të kundërt kjo lloj veshje nuk u zëvendësua nga ndonjë pëlhurë e ngjashme apo edhe e ndryshme, jo, thjesht u zhvesh. U la lakuriq! Arti u qëndis mes rrumbullakësisë së cicave me veshje të brendshme silikoni dhe u degëzua nëpër linja drejt të pasmeve, ose prapanicës, asaj qe rri prapa dhe shërben per t’u ulur, njëlloj siç bëhet squat-i, gjithashtu me veshje te brendshme silikoni.

- Publicitet -

Nuk është një shkrim pornografik për të prekur libidon, jo! Flitet për artin e sotëm, për të prekur ndërgjegjen, e atyre që e kanë akoma një të tillë, sepse homo-sapiensi me ndërgjegje, së shpejti do të jetë figurë muzeale, në harresë. Kush dreqin do të shkojë në muze për ta parë gjithsesi?!

Pra, Capital T, me ‘T’ kapitale si Tallavaja, na e bëri të ditur disa vite më parë që Tirana me ‘T’ të madhe prej kryeqyteti po bëhej një tiranë me ‘t’ të vogël uniformiteti provincial. Tirana ishte qyteti që prodhonte aq shumë kulturë në vitet e para pas diktaturës, saqë të gjithë shqiptarët kërkonin të jetonin këtu. I tërhiqte kultura dhe arti? Apo u dukeshin aq të shëmtuar e të pakuptueshëm, saqë erdhën me eksode të mëdha për t’i ndryshuar me forcë? Duke parë rezultatet, kjo e dyta ka më shumë probabilitet. Rock-u, metal-i, pop-i shqiptar, muzika e lehtë, jazz-i, pop-rock-u, hip-hopi apo rap-i shqiptar u zëvendësuan me zhanrin e madh të tallavasë. E cila, që prej emrit duket sikur tallet me të gjithë zhanret që u përmendën më parë. Disa pretendojnë se bëjnë edhe hip-hop me bite tallavaje dhe se këndojnë rap me tekste që hyjnizojnë lekun, kokainën dhe materializimin e femrës në një produkt.

Dhe aq shumë ka ndikuar kjo filozofi jetese tek të rinjtë, saqë vetë gocat e ndiejnë veten produkte, duke u vetëpostuar nëpër rrjete siç postohen automjetet me specifikat dhe avantazhet që kanë në përdorim. Ndërkohë nga ana tjetër, djemtë, për të blerë një nga këto produktet e postuara në rrjete, synojnë Londrën, sikur të ishte një fabrikë e lumtur si ajo e Charlie-t, vetëm se çokollata zëvendësohet nga droga. Dhe shqiptarët çuditen me sjelljen e britanikëve duke i quajtur diskriminues ndaj nesh. Ndërkohë përpjekja e tyre është riedukuese, gjë që nuk e kanë bërë këta prindërit më parë, te cilët se kanë kuptuar rëndësinë  e artit në formimin e njeriut, në formimin e shoqërisë. Nuk e kanë kuptuar që fazat evolutive të njeriut kanë ardhur prej artit, shkallë-shkallë. Shkallë në të cilat hierarkia kulturore u zëvendësua me atë të forcës dhe aftësisë për të dhunuar. Pikërisht nëpër këngët e sotme dhunimi shprehet si aftësi, nuk e dinë që dhuna ekziston në instinktet e trashëguara nga primatët e ngjashëm me shimpanzenë apo bonobo-në. Sa ishin përpjekur ata artistët e mëparshëm ta evidentonin dhunën si rrezik e ta linin në harresë, erdhën këta të sotmit që u pëlqeu stoicizmi i harresës ndaj dhunës dhe e reklamuan si aftësi, si vlerë burrërore, për t’u mburrur.

Prapë njerëzit çuditen! Përse u rritën dhunuesit?! 6500 raste denoncimi dhune për një vit, duke mos përmendur ato të padenoncuarat prej frikës. Gjithashtu, kryefjala e muzikës artistike shqiptare të sotme është edhe kokaina, si sponsor gjeneral edhe i realizimit të regjistrimit dhe videoklip-it. Dhe si zinxhir me logjikën më të thjeshtë, kokaina është bërë pjesë mëse normale e rinisë në përdorim, duke patur kërkesa të mëdha në treg. Si pasojë, duke qënë se tregtimi i saj është ende i paligjshëm, do krijoheshin automatikisht mini-kartele(shembujt ishin) dhe banda të vogla me shitësa ambulantë që do të krijonin rivalitet dhe do të prodhonin vrasjen e ditës, duke mos e lënë asnjëherë bosh kronikën e zezë. Gjithashtu duke qenë se tregtimi i tyre do të sillte para të pista për drejtësinë, duke parë infrastrukturën elementare të evazionit, bosët i pastruan me pallate ato para, dhe i ndenë nëpër ballkone, t’i shihnin të gjithë që ishin para të pastra.

Shqiptarët akoma çuditen, jo po një ton kokainë përditë në port, jo po çne, jo po pse vriten kaq shumë, jo po se ne jemi patriotë, jemi dhe të besës, pastaj kur vjen puna pyesin njeri-tjetrin, “pse ti nuk do vidhje të ishe në vendin e këtij?” edhe tjetri hap sytë për t’i treguar se ç’është kjo pyetje “normal që do vidhja” dhe të dy bashkë shesin patriotizmin në stadium.

Bëjnë shqiponjën dy krenare me duar dhe një krenë sheh nga lindja e tjetra nga perëndimi. Ka dy krena kjo shqipe por s’ndihet aspak krenare me kë i ka rënë për pjesë. Krena e drejtuar nga perëndimi nuk dëgjon për patriotizëm, por e sheh atë; ndërsa ajo nga lindja sheh popull e kërcen popullorçe.

Pikërisht edhe në festival u zgjodhën dy fitues, për të kënaqur të dy krenat e shqipes sonë, një për perëndimin, e një për lindjen. Vetëm se gabuam drejtimet, u bëmë pak lëmsh. Eurovizioni është pak si shumë perëndimor në kulturë dhe ne çuam atë të lindjes. Midis vendeve arabike do të dilnim pa asnjë dyshim fitues. Dhe kjo nuk është ironi! Ёshtë patriotizëm! Sepse nuk duhen nënvlerësuar edhe këngët e vendeve të tjera.

Ёshtë harruar që arti, në të gjitha format e veta(dhe këtu u fol për muzikën, pasi format e tjera disa kanë vdekur, disa janë në burg, disa nuk e dimë që kanë ekzistuar), ndikon në zhvillimin individual dhe shoqëror. Nuk janë biznesmenët ata që zhvillojnë shoqërinë, janë njerëzit e urtë, që, nëpërmjet formave të ndryshme artistike mundohen ta transmetojnë tek të gjithë duke kërkuar në kthim, si benefit të vetëm, emancipimin shoqëror. Emancipimi është një shkallë sofistikimi, duke krijuar gjithnjë diçka më të mirë se ajo më parë, po më mirë se ajo shkalla më parë, jo se dhjetë shkallë më parë. Dhe emancipimi në çdo shoqëri vjen prej elitave intelektuale. Elitat në trupin e një shteti kanë të njëjtin funksion të trurit në trupin njerëzor. Nëse trupi ynë do të funksiononte pa udhëzimet e trurit, atëherë jeta jonë do të ishte  e shkurtër, njëlloj si e primatëve tanë.

Por elitat nuk bëhen më bashkë. Në çdo vend të botës intelektualët bashkohen për të përmbajtur shfrenimin e trupit që shkon drejt vetë-shkatërrimit. Këtu tek ne jo, sepse pavarësisht se intelektualët i bashkon i njëjti mendim dhe qëllim, i ndan emocioni më banal i mundshëm i xhelozisë. Emocion që është luftuar edhe nga feja që në gjenezën e saj, mijëvjeçarë më parë. Të ekzistojë ky emocion ende tek intelektualët tanë? Dikush do ta shprehë mendimin e njëjtë, por në gegnisht, dikush në toskërisht. Dikush duke cituar një filozof francez, dikush një italian edhe pse të të njëjtit grupim filozofik. Pra mes këtyre intelektualëve ekziston ende kjo re e zezë e xhelozisë që ua thith gjithë frymën e bashkëpunimit që ngrihet si pritshmëri përmbi ta. Le të themi që s’paskemi intelektualë!

Dhe siç largohen shqipet intelektuale nga njëra-tjetra, largohet çdo shqiptar nga Shqipëria. Nuk largohen për faj të një partie apo një tjetre, largohen prej të gjithëve. Sa më larg shqiptarëve, sa më larg sistemit fals të krijuar, me rroba fallco, ushqime fallco, medikamente fallco, shoqëri fallco, buzëqeshje fallco, martesa fallco dhe art fallco. Vjen një pikë, që gjithë ai shpenzim për një rol fallco, të vjen sipër në formë refluksi dhe të rrit dëshirën për t’u larguar. Të gjithë emigrojnë! Të gjithë duan të emigrojnë! Dhe europianët këtë e dinë, prandaj na kërkojnë të ndryshojmë, që të na pëlqejë vetja e të mos idhullizojmë më qytetet e tyre. Mbase duke parë seç kemi bërë me Tiranën kanë frikë mos bëjmë të njëjtën gjë me Parisin, Berlinin, Romën, Firenzen, Madridin, Barcelonën, etj. Pothuaj gjithë qytetet që vajzat tona të bukura e kanë nga një postim në instagram.

Duke parë titullin ky artikull nuk ka si të ketë një mbyllje shpresëdhënëse, por, por… ekziston ende një grup i vogël të rinjsh që kanë gjetur një formë tjetër mbijetese në vend. Emigrimi shpirtëror! Një formë shumë e avancuar udhëtimi, më e sofistikuar se metodat meditative të murgjve budistë. Të rinj shqiptarë emigrojnë në dimensione paralele duke u gjendur me trup në Shqipëri dhe shpirt në New York apo Los Angeles, nganjëherë edhe Detroit. Nga jashtë duken komikë kur flasin anglisht midis tyre dhe rindërtojnë skena filmash apo serialesh amerikane, edhe pse rrjedhin nga familje bakllava dok, por në brendësi provojnë një lloj nirvane dhe nga sytë përçojnë shumë shpresë. Le të shpresojmë!

Ky artikull nuk quhet i gjatë në spektrin e gjërë të gjërave që janë për t’u thënë dhe, nëse gërmat ju lodhin, sepse ndonjëherë përplasen apo krijojnë fjali të gjata apo ju hapet goja për gjumë, është vërtetimi i titullit të këtij artikulli. Tash shum von!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Guacka e Zvërnecit
  2. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  3. Anonymous on Tymnaja e “patriotëve”
  4. Luzati on Me dorën te barku, protestuesja: Jam këtu për vajzën që do vij në jetë
  5. K R on Me dorën te barku, protestuesja: Jam këtu për vajzën që do vij në jetë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?