Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Teki Tartari – shkencëtari i përmasave evropiane
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Teki Tartari – shkencëtari i përmasave evropiane
Kulture

Teki Tartari – shkencëtari i përmasave evropiane

Published: June 21, 2022
Shpërndaje

Kastriot Rexhepi, Londër

 

Krahas profesorëve të nderuar të bujqësisë shqiptare si: Abedin Çiçi, Mentor Përmeti, Hysen Çobani, Xhelo Murraj, Ahmet Osja, Meno Gjoleka etj.; kam pasur fatin që të takohem e bisedoj mjaft herë edhe me akademikun Teki Tartari.

- Publicitet -

Me bashkë-krahinarin tim, akademikun Teki Tartari më ka njohur shkencëtari Xhelo Murraj. Sa herë e kam takuar në Institutin e Lartë Bujqësor, në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, apo tek klubi pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, në afërsi të shtëpisë së tij ndjeja një kënaqësi të veçantë, pasi nëpërmjet bashkëbisedimit, shikoja horizontet dhe vizionet e tij shkencore, si dhe dashurinë e thellë për bujqësinë shqiptare.

Akademik Teki Tartari kishte lindur në fshatin Vranisht të Vlorës, më 16 janar 1933. Në vendlindje kishte qenë ndër “nxënësit e shkëlqyer”, që i kishte marrë dy klasa të shkollës në një vit. Nga shënimet që kam mbajtur në bisedat me të, kam shkruar se ai, kishte ndjekur shkollën e mesme në Teknikumin Bujqësor të Tiranës, ku kishte gjetur një ambient të ngushtë, me mësues që kishin kryer studimet e larta në botën perëndimore.

“Fillimisht, më thoshte, kisha pasion shkencat e natyrës, matematikë e fizikë, por duke dëgjuar mësimet e këtyre pedagogëve mendjendritur m’u fut në mendje zooteknia dhe gjenetika, të cilat i dashurova tërë jetën…”.

Kur e përfundoi Teknikumin Bujqësor të Tiranës, mendjen e kishte të kthehej në vendlindje. Atë verë kishte përgatitur edhe një projekt për riorganizimin e blegtorisë së Vranishtit dhe shfrytëzimin më të mirë të kullotave verore e dimërore. Por, papritur e lajmëruan, se si student “i shkëlqyer”, shteti do ta dërgonte në kurs, në Fakultetin e Zooteknisë, në Akademinë e Shkencave Bujqësore, në Sofje të Bullgarisë.

Duke u gjendur përballë pedagogëve e profesorëve bullgarë eruditë, Teki Tartari dalëngadalë u përfshi në debate e diskutime shkencore, seminare e konferenca, ku tërhoqi vëmendjen e tyre. Në vitet 1950-1955, krahas Fakultetit të Zooteknisë, ai pati guximin të fitojë konkursin edhe në Fakultetin e Filozofisë, duke i ndjekur studimet paralelisht.

Më thoshte: “Shpesh më ndodhte që në drekë të mos kthehesha në konvikt, ndaj ushqimin e merrja me vete dhe e haja në pushimin e leksioneve, apo në kopshtin e Akademisë…”.

Instituti i Lartë Bujqësor i Kamzës sapo ishte çelur ato kohë dhe prof. Teki Tartari, në diplomën universitare “shkëlqyer” u përzgjodh pedagog i këtij Instituti. Midis të tjerëve, siç më ka treguar prof. Andrea Shundi, pedagogu i ri Teki Tartari ra shpejt në sy për erudicionin dhe inteligjencën e tij. Ishte vetëm 24 vjeç kur u emërua dekan i Fakultetit të Zooteknisë.

Krahas lëndës së “Zooteknisë”, një vend të veçantë në studimet e larta ai i dha edhe lëndës së “gjenetikës”, e cila tërhoqi mjaft studentët, por edhe kolegët e tij pedagogë. Analizat, argumentet dhe të dhënat shkencore gjenetike, i tërhoqën studentët në eksperimente e punë praktike, të cilat ndikuan edhe në përgatitjen e temave të tyre shkencore, të cilat u tërhoqën edhe në artikuj, studime e botime të ardhme.

Ishte metoda mësimdhënëse e mësim-nxënëse ajo që futi për herë të parë në vitet 1958-1963, analizat moderne, ku veç laboratorëve në auditorë, laboratori i vërtetë i profesorit dhe studentëve ishte natyra dhe bujqësia shqiptare. Në këtë sfond të veprimtarisë akademike e mësimore të prof. Teki Tartarit, shpërfaqej edhe talenti dhe intuita e tij.

Në këtë zhvillim të ekonomisë dhe bujqësisë shqiptare, prof. Teki Tartari i dha përparësi jetës shkencore në auditorë dhe jashtë saj. Sipas tij shkenca nuk kishte kuptim në qoftë se ajo nuk e gjente veten në rritjen e prodhimit: Ai e studioi dhe e njohu mirë gjendjen e blegtorisë shqiptare, në malësinë e Veriut, në Myzeqe, Devoll dhe Jugun e Shqipërisë. Ishte studimi i tij i vitit 1960, “Veçoritë biologjike dhe ekonomike të lopëve”, që çeli vizione të reja për studentët, pedagogët, zooteknikët, por edhe për drejtuesit e ekonomive bujqësore.

Mes debateve shkencore e administrative më të drejtë, qysh në vitin 1958 ai këmbënguli në kryqëzimin e lopëve të vendit me raca të tjera me tregues më të lartë. Duke studiuar racën e lopëve Xhersei, ai solli një varg argumentesh e veçorish, se pikërisht kjo racë i përshtatej më mirë kushteve klimatike të natyrës së Shqipërisë.

Ishte kjo arsyeja që prof. Teki Tartari u rropat në fermën e Kamzës, Xhafzotaj, Sukth, Fier, Llakatund, Roskovec e Korçë, dhe eksperienca dhe praktika e tij i bindi edhe skeptikët e Ministrisë së Bujqësisë dhe Qeverisë Shqiptare, se pikërisht raca e lopëve Xhersej në kushtet e vendit tonë jepte 10-13 herë më shumë prodhim.

Por prof. Teki Tartari nuk u mjaftua me këtë. Në vitet 1966-1968, së bashku me kolegët e tij prof. Andrea Shundi dhe mjeshtrin Ahmet Çelaj, disa kohë u përqendruan në Dukagjin e Malësinë e Madhe, ku analizuan në praktikë disa nga elementët gjenetikë të racës së lopës vendase (malësore), në përshtatje me relievin malor të zonës.

Siç më tregonte vetë prof. Teki Tartari, pikërisht, duke u mbështetur në këtë përvojë dhe vëzhgimet konkrete, bëri të mundur, që në fermën e Kamzës, të ngrihej kompleksi madhështor me 1000 krerë lopë laramane e zezë, i cili i dha një pamje moderne zhvillimit të bujqësisë shqiptare. Duke u mbështetur në këtë përvojë të gjerë, si dhe rezultatet e komplekseve blegtorale në një varg ekonomish bujqësore, në vitin 1970, prof. Teki Tartari u emërua drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Zooteknisë, ku spikatën edhe më mirë, talenti dhe dhuntia e tij shkencore. Ishte kjo veprimtari e gjerë kërkimore e shkencore, si dhe përparësia që mori zhvillimi blegtoral, të cilat e çuan këtë shkencëtar të kohës, të themelojë dhe të emërohet edhe drejtor i Institutit Kombëtar të Biologjisë, ku iu përkushtua me talentin e tij në vitet 1975-1978.

Prof. Teki Tartari ka botuar mjaft artikuj dhe studime në shtypin e kohës, por me vlera të veçanta në shkencën shqiptare janë botimet e tij: “Gjenetika” 1961, e cila pasohet edhe nga pesë ribotime të tjera, “Hibridizimi për prodhim mishi në gjedhë, dhen e shpendë” 1984, “Gjenetika e tipareve sasiore” 1987, “Transformimi gjenetik i kulturave bujqësore” 2002, “Rritja e gjedhit” 1964, si dhe “Historia e Bujqësisë dhe e Agroindustrisë Shqiptare” 1996 (b. a).

Emri i shkencëtarit të bujqësisë shqiptare Prof. Teki Tartari, tashmë zë një vend të nderuar në panteonin e dijetarëve tanë, krahas Bilal Golemit, Vasfi Samimi, Naim Vreto, Kristaq Vavako, Masar Dervishi, por edhe personaliteteve të spikatura si: Ahmet Osja, Zef Kakariqi, Nazmi Gruda etj., të cilët u shquan për modernizimin e bujqësisë shqiptare. Për kontributin e tij të shquar, Prof. Teki Tartari u nderua me titullin “Punonjës i shquar i shkencës dhe teknikës”, Çmimin e Republikës të Shkallës së Parë, urdhrin “Mjeshtër i Madh”. Në vitin 1985 ai fitoi titullin “Profesor”, ndërsa në vitin 1988 u përzgjodh Akademik në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Prof. Teki Tartari mbeti përherë një figurë e dashur dhe e nderuar e studentëve, pedagogëve, kolegëve, shkencëtarë, mjeshtërve të bujqësisë e blegtorisë, si dhe i mjaft shkencëtarëve në Bullgari, Rumani, Gjermani, Greqi, Itali, Francë, Angli, Holandë, Austri e gjetkë, me të cilat pati letërkëmbime e marrëdhënie për zhvillimin e shkencës bashkëkohore shqiptare.

Krahas tyre, ai tërë jetën e tij mbajti lidhje e bashkëpunoi me vendlindjen e vet, Vranishtin, Vlorën e Labërinë, me merakun e madh, për zhvillimin e ekonomisë në kushtet e proceseve të reja demografike, duke mos e braktisur kurrë fshatin. Ai shpesh më thoshte: “Ne, i kemi të gjitha mundësitë dhe potencialet natyrore që Evropën ta ndërtojmë në vendin tonë…”.

Akademik Teki Tartari ishte dhe mbeti modeli i njeriut, intelektualit dhe shkencëtarit të kohëve tona moderne, derisa ndërroi jetë në vitin 2007.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Illo says:
    June 22, 2022 at 10:24 pm

    Eshte petagogu im , i pa harruar . Ka pasur kulture universale sa profesionale , aq letrare dhe filozofike. Ishte i lindur , per te qene i ditur , ne se kete mund ta quajme talent te nje shkencetari . Kam mbajtur mardhenie edhe pasi kam punuar gjate ne prodhim . Ai i dinte te tera sekretet e prodhimit bujqesor dhe atij blegtoral . Kur e cuan drejtor te institutit te zooteknise , e transformoje komlet kete institucion, qe dhe perpara tij ishte drejtuar nga nje tjeter shkencetar pedant . Krijoi 8 ferma , reale prodhimi , ne zona te ndryshme perfaqesuse te nenzonave klimatike . Keto ferma i emertoi stacione kerkimore dhe te tilla ishin realisht. Prodhonin dhe eksperimentonin . Per tre vjet keto ferma vec programit shkencor , u kthyen ne ndermarrie rentabile , me bilanc pozitiv . Ka rendesi fakti , qe ne territorin e Shqiperise , nuk gjen kafshe prodhuse te pa permiresuara . Te tera llojet kane gjak me cilesi ndryshe , nga primitiviteti i tyre gjenetik . Nuk ishte shkencetar i profilizuar ngushte . Njifte te tera shkencat , ku mbeshtet biollopgjia . Me pat thene Aleko Xoxa : Tekiu i njef ne detaje te 7 llojet e kimive , qe mbeshtesin biollogjine . Dinte ta maste mire kohen dhe studjonte te tere informacionin shkencor te kohes dhe letersine , si dhe filozofine . Zoteronte ne menyre perfekte 4 gjuhe . Kur vajti ne Bullgari , e zoteronte anglishten si gjuhen e memes . Kam patur fatin , te punoj me Akademikun Mentor Permeti . Jane te ngjshem ne te tera pikpamjet , per vec faktit , qe Tekiu zoteronte ne themel informacionin gjenetik kohor dhe ate te pritshem . Veshtire e kam te besoj teresisht frazen e fundit . Ne , si Shqiperi , jemi vend i vogel , por me resurse te medha klimatiko-tokesore . Na mjaftojne mesimet e ketyre dy kolloseve te shkences , per ta transformuar bujqesine e vendit dhe ta bejme Shqiperine , nje Zvicer me vije bregdetare . Mundesite , per te vene ne jete mesimet e tyre , na i jep rendi kapitalist , qe mundeson sipermarrje te medha dhe shumedegeshe, mbeshtetur ne interesin privat . Kete mundesi nuk e kishin shkencetarert e pa vdekshem te bujqesise shqiptare . E kane fituar me pune pavdekesine .
    Illo Foto, ne NY

    Reply
  • Illo says:
    June 22, 2022 at 10:53 pm

    Nuk e kuptoj , pse nuk cfaqet opinioni tim , qe shkrova ne kete spacio. Illo Foto

    Reply
  • zgalem says:
    June 22, 2022 at 10:54 pm

    Ju falnderoj , per sqarimin . Sinqersisht : Illo

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa
  • Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj
  • Me flamuj kuqezi dhe pankarta, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

Komentet e Fundit

  1. Clark on Revolucion në Japoni, shkencëtarët krijojnë plastikën që shpërbëhet në ujërat e detit brenda disa orësh
  2. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  4. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  5. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?