Me mijëra fitues i janë bashkuar edhe gjatë ditës së djeshme lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare.
Mjafton të blini një biletë që kushton vetëm 200 lekëpër të qenë ju fatlumët jo vetëm tënjërës nga 3 “Rrogat Telebingo”, ku për një vit të plotë do tëmund tëçoni në shtëpi çdo muaj shumën e garantuar prej 50,000 lekësh, por edhe të lojës “Super Peta” ku do të mund të fitoni nga 1 deri në 15 milionë lekë të vjetra, “Bingos së madhe të javës” prej dhjetëra miliona lekësh, si dhe shumë çmimeve të tjera surprizë që do të mund të sigurohen nëpërmjet lojës telefonike dhe lojës së “Ruletës së fatit”, apo edhe “lojës së 100 sekonda në supermarket’. Të gjitha këto çmime do tëmbërrijnë tek ju çdo të dielë.
Fituesit e shorteut të djeshëm
Shpallja e fituesve ka nisur me lojën e “Ruletës së fatit”, nëpërmjet të cilës edhe dje janë fituar miliona të tëra. Në këtë lojë kanë luajtur fituesit e përzgjedhur në shorteun e datës 25 shtator. Konkretisht nga kjo lojë, Floresha ka marrë shumën prej 27,000 lekësh, Arbeni 25,000 lekë, Nikolla 40,000 lekë, Klaudia 100,600 lekë, Qeusere 32,000 lekë, Gazmendi 27,000 lekë, Dritani 27,000 lekë, teksa një tjetër fitues ka marrë 104,000 lekë. Gjithashtu janë përzgjedhur edhe 10 fitues të tjerë të çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish në shortin e datës 9 tetor për të fituar dy çmimet e mëdha prej 100,000 lekësh, si dhe shumat e tjera surprizë të ruletës së fatit.
Në shorteun e ditës së djeshme kanë qenëtëshumtëedhe fituesit e lojës telefonike që kanë tentuar të gjurmojnë zarfet me tre “Rrogat Telebingo”, lojën e “Super Peta’, si dhe shumat e tjera të mëdha. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur Emanuelën në Kukës si fituesen e parë të lojës telefonike me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, ku dhe ka siguruarplot 1 milionë lekë (të vjetra). Loja ka vijuar më së miri edhe për fituesen e radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Lirikën, e cila ka siguruar shumën prej 85,000 lekësh.
Lulzimi ishte një tjetër fitues që ka siguruar nga loja me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe plot 70,000 lekë. Destini në Shkodër ka vijuar më tej të luajë me lojën telefonike duke siguruar shumën prej 40,000 lekësh, teksa do të luajë edhe në lojën e “100 sekondave në supermarket”, kohë në të cilën do të mund të marrë të gjitha produktet e tij më të preferuara.
Elvira në Kuçovë, ishte fituesja e radhës qëka luajtur në lojën telefonike duke çuar në shtëpi 25,000 lekë, si dhe çmimin “Rroga Telebingo”, nëpërmjet të cilës për një vit do të marrë çdo muaj shumën prej 50,000 lekësh. Një tjetër fitues ka siguruar nga loja telefonike në vijim 120,000 lekë.
Lista e fituesve është zgjeruar edhe më shumë me hedhjen e shortit të goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, i cili ka mbërritur në shifrën e 1,053,850 lekë. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndarë çmimin e madh ndërmjet dy fituesve në Vlorë dhe Durrës, ku dhe rezultojnë të jenë blerë biletat fituese.
Nga shorti i goglave janë përzgjedhur si fitues të serisë me një linjë13745 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos shumën prej 50 lekësh, ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur 209lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron 1790lekë. Fitues të një bilete janë edhe të gjithë ata lojtarë që kanë numrin 6 të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Mbi 9 milionë lekë të vjetra ështëçeku që ka marrë fituesi i çmimit të madh të dy javëve më parë. Ndërkohë që edhe Rolandi nga Vlora ka luajtur në lojën e “Super Peta”, ku dhe ka siguruar plot 1,2 milionë lekë të vjetra.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/.
ore, kriminele te mirefillte;
zhdukeni kete “aktivitet” nga trute dhe ekranet
e shqiptareve .
vesi me i dyre i rraces njerezrore;
(bixhoz, kumar vjedhje) .
pa le, e thone dhe me “lekun e vjeter” .
vetem per kete, ai qorri qe po e Gezon si askush
kete bote, ku te tjeret po perpeliten per
mbi jetese, do Qire ne bythe Live,
qe te mos guxoi njeri idiot si ai te. sgerhallet
lumturishte ne kete bote, ku jeta e shume
njerezve me vlere, eshte kthyer ne Tragjedi .
O shoqeri pa kulture.Leku Shqiptar ka 58-vjet qe ka ndryshuar,ka ndryshuar edhe sistemi nga diktature ne demokraci dhe ju ligjerisht na thoni “Leku i vjeter,leku i ri”Vlera e monedhes eshte e shkruar mbi monedhe dhe ashtu duhet lexuar.Ky mashtrim nuk po marrka fund kurre.