Me mijëra fitues i janë bashkuar edhe gjatë ditës së djeshme lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare. Mjafton të blini një biletë që kushton vetëm 200 lekëpër të qenë ju fatlumët jo vetëm tënjërës prej 3 “Rrogave Telebingo”, ku për 12 muaj me radhë do të mund tëçoni në shtëpi shumën e garantuar prej 50,000 lekësh, çmimit të madh të javës prej dhjetëra miliona lekësh, lojës së “Super Peta” në të cilën do të mund të fitoni nga 1 milionë deri në 15 milionë lekë të vjetra, “100 sekonda në supermarket”, çmimet e lojës së Ruletës së fatit, si dhe shumë surpriza të tjera qëdo tëmbërrijnë tek ju çdo të dielë.
Në shorteun e ditës së djeshme kanë qenëtëshumtë fituesit e lojës telefonike që kanë tentuar të gjurmojnë zarfet me çmimet e preferuara, që janë:3 “Rroga Telebingo”,apo çmimin e “Super Peta”, të cilat edhe janë fituar. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur Isabelën në kryeqytet si fituesen e parë të lojës telefonike me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, ku dhe ka siguruar50,000 lekë. Bora në Elbasan ishte fituesja e radhës që ka siguruar shumën prej 55,000 lekësh. Loja është zhvendosur më pas në qytetin e Lezhës duke shpallur Markon si fitues të 65,000 lekëve. Më së miri loja ka ecur edhe për fituesen e radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Fatmirën, e cila ka siguruar jo vetëm shumën prej 100,000 lekësh, teksa do të luajë edhe në lojën e “Super Peta”, ku duke shfrytëzuar tre petat e saj të arta do të mund të fitojë 1 deri në 15 milionë lekë të vjetra.
Rizai në Korçë ishte fituesi i radhës qëka luajtur në lojën telefonike duke çuar në shtëpi çmimin e preferuar “Rrogën Telebingo”, së bashku me 25,000 lekë. Asqeriu ishte fituesi i fundit i lojës telefonike që ka fituar “100 sekonda në supermarket”, si dhe shumën prej 30,000 lekë.
Fitues të tjerë i janë bashkuar Telebingos dhe në vijim me lojën e “Ruletës së fatit”, ku dje janëfituar mbi 4.4 milionë lekëtë vjetra. Në këtë lojë kanë luajtur 10 fituesit e shorteut të datës 23 tetor. Konkretisht nga kjo lojë, Skënderi ka marrë shumën prej 26,000 lekësh, Adriana 25,000 lekë, Gregori 27,000 lekë, Mrika 27,000 lekë, Hekurani 103,000 lekë, Firdes 32,000 lekë, Mirela 34,000 lekë, Ervini 32,000 lekë,Ergini 30,000 lekë, si dhe Kristina 108,000 lekë. Gjithashtu, janë përzgjedhur edhe 10 fitues të tjerë tëçmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish në shortin e datës 6 nëntor për të fituar dy çmimet e mëdha prej 100,000 lekësh, si dhe shumat e tjera surprizëtë ruletës së fatit.
Lista e fituesve është zgjeruar edhe më shumë me hedhjen e shortit të goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, i cili ka mbërritur në shifrën e 1,142,445 lekë. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndarëçmimin e madh ndërmjet tre fituesve dy në Tiranë dhe një tjetër në Patos. Secili prej këtyre fituesve do të marrë shumën prej 380,815 lekësh. Nga shorti i goglave janë përzgjedhur si fitues të serisë me një linjë22691 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos shumën prej 50 lekësh, ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur 588 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron 645lekë. Fitues të një bilete janë edhe të gjithë ata lojtarë që kanë numrin 6 të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Afro 10 milionë lekë të vjetra ështëçeku që ka marrë fituesja eçmimit të madh të dy javëve më parë. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/.