Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tensionohen marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Pekinit, pas rrëzimit të balonës kineze
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Tensionohen marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Pekinit, pas rrëzimit të balonës kineze
Bote

Tensionohen marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Pekinit, pas rrëzimit të balonës kineze

Published: February 6, 2023
Shpërndaje

Kina akuzoi të hënën Shtetet e Bashkuara se kishin përdorur forcë pa kriter për rrëzimin e balonës kineze që dyshohej se po mblidhte të dhëna sekrete.

Pekini thotë se veprimi amerikan ka dëmtuar seriozisht përpjekjet dypalëshe për stabilizimin e marrëdhënieve të tensionuara mes dy vendeve. Shtetet e Bashkuara rrëzuan të shtunën balonën kineze në brigjet e Karolinës pasi ajo kaloi mbi disa baza të rëndësishme amerikane në të gjithë vendin.

Kina këmbëngul se balona kishte humbur drejtimin. Ndërkohë, ekipe speciale po përpiqen të gjejnë pjesë të balonës së rrëzuar në përpjekje për të zbuluar qëllimin e saj.

- Publicitet -

Kina protestoi kundër shkatërrimit të balonës duke theksuar pretendimet e saj se po mblidhte vetëm të dhëna meteorologjike.

Zëvendësministri i Jashtëm kinez, Xie Feng, tha se kishte dorëzuar në ambasadën amerikane një notë proteste të dielën lidhur me përdorimin e forcës ushtarake amerikane kundër një mjeti ajror kinez pa pilot.

Prania e balonës kineze në hapësirën ajrore amerikane dëmtoi edhe më rëndë marrëdhëniet e tensionuara mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Por elementë brenda ushtrisë kineze mund ta kenë përdorur qëllimisht balonën për të dëmtuar vizitën e planifikuar të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Pekin, tha admirali i marinës amerikane në pension, Mike Mullen për rrjetin ABC.

“Kjo dëmton marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës në planin strategjik. Lind pyetja, nëse ‘dora e djathtë e dinte se çfarë po bënte dora e majtë’ brenda Kinës”.

Ndërkohë po shtohet trysnia ndaj administratës së Presidentit Biden për rikuperimin e mbetjeve dhe sqarimin e pikëpyetjeve në lidhje me aftësitë dhe qëllimin e balonës.

Në emisionin “Meet the Press” të rrjetit NBC, ligjvënësi republikan Mike Turner u bëri jehonë kritikave se administrata e Presidentit Biden duhet ta kishte rrëzuar më herët balonën.

“Kina është një kundërshtar i vetë-deklaruar. Duket qartë se ata po zgjerojnë aftësitë e tyre ushtarake, po trefishojnë aftësitë e armëve bërthamore, po prodhojnë armë hipersonike, dhe zgjerojnë kapacitet hapësinore”.

Në emisionin “This Week” të rrjetit ABC, Senatori Marco Rubio shprehu shqetësimin për mbledhjen e të dhënave nga balona, pavarësisht se Pentagoni është shprehur se ka kundërmasa. “(Balona) .. kaloi mbi bazat ushtarake të raketave ndërkontinentale dhe pastaj doli në brigjet juglindore të Shteteve të Bashkuara drejt oqeanit.

Pra ka shumë pikëpyetje që kërkojnë përgjigje”.

Zyrtarët e mbrojtjes thonë se operacioni për gjetjen e mbetjeve nuk do të jetë i vështirë, ndërsa nuk është shprehur se sa do të zgjasë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  • Katër nxënës shqiptarë ndalohen në Mal të Zi pasi bënë simbolin e shqiponjës me duar
  • Nga vjen ankthi sipas Budizmit
  • Rama emëron “këshilltare për mediat” një stratege që merr pjesë në emisionin me konspiracione
  • Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt, për qëllime politike

Komentet e Fundit

  1. Burrë shteti on VIDEO: “Shqipërinë e duam në çdo rrethanë”, Kurti analizon protestat, përmend “trysninë e kapitalizmit dhe përkuljen ndaj oligarkisë”
  2. nje qytetar shqiptar on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. Emigranti on FOTO: Një arkë e mbushur me euro në vilën e Ballukut, SPAK e gjeti foton në telefonin e bashkëshortit të pastrueses në Dhërmi
  4. ANA on VIDEO: “Shqipërinë e duam në çdo rrethanë”, Kurti analizon protestat, përmend “trysninë e kapitalizmit dhe përkuljen ndaj oligarkisë”
  5. Antishqiptari on Trazira në rrugë, akuza për grusht shteti: Polonia në kaos, përplasje e ashpër mes qeverisë Tusk dhe Gjykatës Kushtetuese

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?