Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tërmet 6 ballë në Afganistan, mbi 250 të vdekur dhe qindra të plagosur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tërmet 6 ballë në Afganistan, mbi 250 të vdekur dhe qindra të plagosur
AktualitetBote

Tërmet 6 ballë në Afganistan, mbi 250 të vdekur dhe qindra të plagosur

Published: September 1, 2025
Shpërndaje

Më shumë se 250 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur nga një tërmet me magnitudë 6.0 që goditi rajonin lindor të Afganistanit të dielën, sipas mediave shtetërore.

Ekipet e shpëtimit janë mobilizuar në disa distrikte të zonës malore pranë kufirit me Pakistanin, por ka frikë se numri i viktimave mund të rritet edhe më shumë. Përpjekjet për të arritur tek komunitetet më të izoluara janë vështirësuar nga rrëshqitjet e dheut, raportoi agjencia shtetërore Bakhtar News Agency (BNA) e talebanëve.

Tërmeti ndodhi pak para mesnatës, rreth 27 kilometra në verilindje të qytetit Jalalabad (me rreth 200 mijë banorë) në provincën Nangarhar, në një thellësi të cekët prej vetëm 8 kilometrash, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS). Të hënën, zyrtarët lokalë thanë se të paktën 250 persona ishin vrarë dhe mbi 500 të tjerë ishin plagosur në disa distrikte të provincës verilindore malore Kunar, raportoi BNA.

- Publicitet -

“Numri i viktimave dhe të plagosurve është i lartë, por duke qenë se zona është e vështirë për t’u arritur, ekipet tona janë ende në terren,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sharafat Zaman, në një deklaratë për Reuters.

Sipas USGS, gati gjysmë milioni njerëz e ndjenë lëkundjen si të fortë ose shumë të fortë, gjë që mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme në ndërtesa të ndërtuara dobët.

Ahmad Zameer, 41 vjeç, banor në Kabul, i tha CNN se tërmeti ishte i fortë dhe tronditi lagjen e tij, më shumë se 160 kilometra larg epiqendrës. Ai shtoi se të gjithë banorët e pallateve përreth dolën me nxitim në rrugë nga frika se mos mbeteshin të bllokuar brenda. “Fatkeqësisht, tërmeti i sonte ka shkaktuar viktima dhe dëme materiale në disa nga provincat tona lindore,” shkroi në X zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid.

“Aktualisht, zyrtarët lokalë dhe banorët po bëjnë çdo përpjekje për të shpëtuar personat e prekur. Ekipe mbështetëse nga kryeqyteti dhe provincat fqinje janë gjithashtu në rrugë. Të gjitha burimet e mundshme do të përdoren për shpëtim dhe ndihmë,” shtoi ai.

Lëkundjet u ndjenë edhe në disa qytete të provincave Khyber Pakhtunkhwa dhe Punjab në Pakistanin fqinj, sipas Departamentit Meteorologjik të Pakistanit. Rajoni është goditur nga të paktën pesë pasgoditje, më e forta me magnitudë 5.2, në orët pas tërmetit kryesor, sipas USGS.

Sistemi PAGER i USGS lëshoi një alarm portokalli, i cili parashikon humbje njerëzore dhe ekonomike pas tërmeteve.

“Ka gjasa për viktima të shumta dhe fatkeqësia mund të jetë e përhapur. Ngjarjet e kaluara me këtë nivel alarmi kanë kërkuar përgjigje në shkallë rajonale ose kombëtare,” theksohet në raport.

Afganistani ka një histori të gjatë tërmetesh, shumë prej të cilëve ndodhin në rajonin malor Hindu Kush që kufizohet me Pakistanin. Në tetor 2023, mbi 2 mijë njerëz humbën jetën pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 6.3 që goditi Afganistanin perëndimor – një nga tërmetet më vdekjeprurëse në vitet e fundit në vend.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • “Nuk duam që të rinjtë të përfundojnë si ne” – Shqiptari nga Frankfurti, 30 orë me makinë për të ardhur në protestë
  • Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  • “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish

Komentet e Fundit

  1. K R on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  2. Right Side on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Hamza 🤮🤮 Rama 🤮🤮 PISI on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. Reshit Lala on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. Anonymous on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?