Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si po e “shpëton” vajin shqiptar të ullirit thatësira në Spanjë dhe në Itali
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Si po e “shpëton” vajin shqiptar të ullirit thatësira në Spanjë dhe në Itali
EkonomiKryesore

Si po e “shpëton” vajin shqiptar të ullirit thatësira në Spanjë dhe në Itali

Published: June 4, 2023
Shpërndaje

Thatësira e stinës së pranverës që preku shtetet kryesore eksportuese të vajit të ullirit, si Spanjën dhe Italinë, shtoi mungesën e produktit në Europë dhe forcoi çmimet e shitjes nga 25 deri në 60% në bursat e huaja.

Për rrjedhojë, mungesa e vajit të ullirit në tregun europian ka krijuar bum kërkese nga industrialistët italianë për vajin e ullirit shqiptar.

Nga ky vakum prodhimi po përfitojnë fermerët shqiptarë të cilët, në vitin 2022, u përballën me superprodhim të vajit të ullirit që e magazinuan në shtëpi.

- Publicitet -

Tashmë, vaji i ullirit të fermerit po rikthehet te pikat e grumbullimit për t’u eksportuar drejt Italisë. Fabrikat e përpunim-grumbullimit pohojnë se çmimi i shitjes është nën kosto.

Zv.ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari, pohoi për “Monitor” se eksportet e 4-mujorit 2023 janë 4-fishuar krahasuar me eksportet vjetore të vitit 2022.

Ai tha se duke marrë në konsideratë efektet e ndryshimeve klimatike që sollën thatësirën në vendet kryesore prodhuese dhe eksportuese të Europës janë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi për nxitjen e eksporteve të ullirit dhe vajit të ullirit në tregun italian dhe europian.

Sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në vitin 2022, prodhimi i vajit të ullirit është 13% më shumë se në vitin 2021. Krahasuar me vitin 2020, prodhimi është shtuar me 42%. Ndërsa në vitin 2021, prodhimi i vajit të ullirit ishte rreth 26% më shumë se viti 2020.

Fermerët po e shesin vajin e ullirit për eksport te pikat e grumbullimit, me çmim 360 deri në 400 lekë për litër. Grumbulluesit e vajit pohojnë se çmimi i shitjes është nën kosto.

“Ka edhe nga ata fermerë që presin të rritet çmimi që ta shesin më shtrenjtë deri në 500 lekë. Çmimi i shitjes është nën kosto, por me çmim më të lartë, fermerët nuk e shesin dot për eksport vajin e ullirit.

Europianët e shesin më shtrenjtë, sepse mbështeten me subvencione nga BE-ja. Greqia subvencionohet nga shteti 1 euro për litër për vajin e ullirit. Kjo do të ishte një gjë pozitive nëse do të ndodhte në Shqipëri.

Në anën tjetër, nëse fermerët do të vijonin ta mbanin stok vajin e ullirit në shtëpi, pas përfundimit të stinës së verës, vlerat e tij ushqyese do të humbisnin”, pohon Ylli Hajdini, nga kompania prodhuese e vajit të ullirit Borsh.

Pavarësisht se eksportet janë rifuxho, ku më pas vaji i ullirit shqiptar përpunohet nga të huajt dhe del si markë e tyre, z. Hajdini vlerëson se është tepër pozitive, pasi po ndihmon në shitjen e vajit te fermerët.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Indiani hyn për të vjedhur një banesë në Kombinat, arrestohet majë çatisë
  • Trump planifikon anulimin e vizave të 200 mijë azilkërkuesve në SHBA
  • Hetimi zgjerohet: Demokratët në SHBA vënë në shënjestër resortin e Jared Kushnerit në Shqipëri
  • Ç’duhet të kuptojnë turistët për protestën e shqiptarëve
  • Paratë e krimit pas bumit turistik

Komentet e Fundit

  1. demo on Hetimi zgjerohet: Demokratët në SHBA vënë në shënjestër resortin e Jared Kushnerit në Shqipëri
  2. Simon Bender on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  3. 1thundrak on Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  4. Një banor I Tiranës on Si po e rigjallëron Trump demokracinë
  5. Kaden Lester on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?