Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Washington Post”: SHBA privatisht i kërkoi Ukrainës të jetë e hapur për të negociuar me Rusinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Washington Post”: SHBA privatisht i kërkoi Ukrainës të jetë e hapur për të negociuar me Rusinë
BoteKryesore

“Washington Post”: SHBA privatisht i kërkoi Ukrainës të jetë e hapur për të negociuar me Rusinë

Published: November 6, 2022
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara privatisht kanë inkurajuar Ukrainën që të sinjalizojë që të jenë të hapur për bisedime me Rusinë, raporton Washington Post.

Në anën tjetër nga Departamenti amerikan i Shtetit, publikisht kanë pranuar se Moska është duke eskaluar në luftën në Ukrainën, dhe se nuk dëshiron seriozisht të përfshihet në bisedime për paqe, transmeton Telegrafi.

Kjo e përditshme amerikane citon burime të paemëruara, që kanë thënë se kërkesat e zyrtarëve amerikanë nuk ka pasur për qëllim që ta shtyjnë Ukrainën të ulet në tavolinë për të biseduar, por se duhet bërë mirë llogaritë dhe të sigurohet që Kievi të ketë mbështetjen e vendeve tjera.

- Publicitet -

Zyrtarët amerikanë dhe ata ukrainas kanë pranuar se ndalesa për bisedimet e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky me presidentin rus Vladimir Putin, ka nxitur një lloj brenge në disa pjesë të Evropës, Afrikës dhe Amerikës Latine, ku pasojat e luftës janë vërejtur më shumë në ushqim dhe derivate.

“Lodhja nga Ukraina është një realitet për disa nga partnerët tanë”, citohet një zyrtar i paemëruar amerikan.

Zelensky gjatë 4 tetorit nënshkroi dekretin me të cilin zyrtarisht shpall të pamundur çfarëdo lloj bisedime mes Ukrainës dhe Putinit, por dera mbetet e hapur për bisedime me Rusinë.

Këshilli për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, nuk ka komentuar menjëherë rreth kësaj çështje që u raportua në masë të madhe

“Kemi thënë më herët dhe po i ripërsërim: Nëse Rusia është e gatshme për bisedime, duhet të ndalë menjëherë bombat dhe raketat e saj si dhe të tërheq trupat nga Ukraina”, thanë nga Departamenti amerikan i Shtetit.

“Kremlini po vazhdon ta eskalojë këtë luftë. Ata kanë treguar mosgatishmërinë për t’u përfshirë seriozisht në bisedime para se të fillonte pushtimin e Ukrainës”, thuhej ndër tjera në kumtesë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • intelektuali says:
    November 6, 2022 at 12:05 pm

    Nje deklarate:

    AS MISH AS PESHK

    qe:

    Karakterizon administraten e dallkaukut Joe Biden dhe DASH -in me brire sorosian pas tij, njashtu si DASH – i i Bush Junjorit qe groposi ne Gerdec 26 femije dhe prinder te pafajshem duke financuar me Pentagonin servil me 300 ilione dollaro firmen private Saliu&Son per nje afere mafioze antiligjore dhe qe kurre nuk kerkoi falje per krimin e vet.

    Reply
  • doje BE dhe NATO,vazhdoni vrituni says:
    November 6, 2022 at 12:41 pm

    ah!more komedian u fute ne lufte e mbajte shprese te BE dhe Usa e ata ta bene gavnon ne koke e te lane ne mes te rruges.
    edhe BE beri vetvrasje qe po e paguan populli me rritjen e cmimeve dhe do ngordhin nga te ftohtit.
    ata qe e fillojne luften rrine e bejne qef,e populli vritet

    Reply
  • Erdogan says:
    November 6, 2022 at 12:57 pm

    Ky nuk vete as ne Banjo pa marr leje nga “Natua e Paqes”.
    Borxhi eshte Borxh.
    Perse nuk ja dha Ukrahina Krimene pasi u shperbe Bashkimi Sovjetike?
    Ketu Arnautet e vetequajture “Skiptare” flasin per “Bashkim te Shqiptareve”.
    U lodhen per Camurjane turke,per zonat turke te pushtuara nga Serbet,per zonat turke te Mlit te Zi,te Maqedhonise “Sllave” etj.
    Po kur thone qe Greku u ndryshoi Kombesine Turkoallvanosave!
    Po te ashtuquajtureve Cameve te Thesprotise si Epirote Greke qe ishin perpara pushtimit Osmane kush ua Ndryshoi Identitetin dhe Kombesine e te Pareve te tyre?
    Monarkofashistet e Greqise se Heronjve Arvanitas?

    Reply
  • Andis says:
    November 6, 2022 at 3:41 pm

    Lufta eshte bere me marreveshje nga du superfuqite USA-Rusia. Nuk ka se si te mos ndodhte ndryshe

    Reply
  • Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga VICIDOLI says:
    November 6, 2022 at 5:35 pm

    Komentuesi @Erdogan , nje cope injorant me formim e mentalitet mesjetar eshte me armiqesori ndaj kombit shqiptar nuk meriton te publikohet por te injorohet , te urrehet e luftohet me te gjithe fuqine e shpirtit ! Nuk ka asnje dyshim se ky plehre vegjeton ne oborrin e famekeqit kolonel Janullaqit ! A do i jepnin hapesire publikimi nje shqiptari me mendesi te tille antigreke , mediat e terbuara greke ? Perse ne tregohemi ” me katolike ” se papa ? !

    Reply
  • I tille je , sa here qe hap gojen says:
    November 6, 2022 at 5:42 pm

    O gomari Erdogan , si nuk paske mesuar gjene me te tjhjeshte qe e di gjithe bota , qe Revolucionin grek per pavaresi e ndezen , udhehoqen dhe perfunduan me sukses vetem arvanitasit , se per ndryshe ju jevgjit afroveriore edhe sot e kesaj dite do te ishit raja te osmanllinjve ? ! Ju , duhet te jini mirenjohes per jete kombit shqiptar qe iu shpetoi nga thonjte e perbindeshave turq .

    Reply
  • Gzim Kulufi says:
    November 6, 2022 at 6:58 pm

    @intelektualismo. Po-po, Xhoi e ka fajin! Se politika amerikane ecen si kjo shqiptare!
    A nuk ishte po ky intelektual qe dikur ka shkruar, se politika amerikane nuk ndryshon ne varesi te presidenteve!?
    Lerini keto kalamanllwqe dhe pranoni filmat qe jane bere prapa skene! Apo nuk ju vjen mire te njihni fytyren e vertete perwndimore!? Ajd, beni gjumin e embel, se te pakten gjumin e beni mire!

    Reply
  • RADIKA says:
    November 7, 2022 at 1:30 am

    Ndihma eshte me risk
    Ka goxha fajde
    Kur e lyp e embel
    Finishi hale

    Reply
  • xy says:
    November 7, 2022 at 7:26 am

    amerika ësht shtet imperialist.
    ndaj qëllim kryesor ka përfitimin në kurriz të shteteve të tjera.
    dmth amerika ka interesa nga lufta.
    sa më të zgjatet lufta q më shum armë shesin imperialistët.
    sa më shumë vazhdon lufta aq më e thellë bëhet kriza ndaj amerika eksporton mallra drejt europës dhe del me fitim.
    këtë e ka thënë dhe engelsi që marrëdhëniet ekonomike të shteteve shfaqen në rradhë të parë si interesa pra ameeika nuj kainteres të shuajë luftën por ta zgjatë atë.
    kjo është çështja.

    komentuesi andis e ka thën sakt që nuk ka luftë por ësht trillim i imperualizmit botëror që të dalë me fitime marramendëse

    Reply
  • intelektuali says:
    November 7, 2022 at 9:23 am

    Kullufo:

    SHBA NUK ESHTE JEZU KRISHTI I SHEN MARISE, POR VENDI I KRIJUAR NGA PILGRIMET EVROPIANE QE KUR MBERRITEN NE KETE KONTINENT PAS KRISTOFOR KOLOMBIT PUNA E PARE QE BENE ISHTE TE VRISNIN DHE MASAKRONIN MIKPRITESIT VENDAS HINDIANE.

    prandaj:

    E ke kuptuar gabim intelektualin dhe SHBA me te vertet nuk e ndryshon politiken e jashtme me kthesa enveriste shqyptare sepse eshte nje Shtet i krijuar per te mbrojtur interesat e amerikaneve dhe te askujt tjeter ne Bote dhe jo te shqyptareve dru me pre si nje fis gabelesh qe nuk dine te bejne Shtet qe kur Enveri mbolli Murtajen e Kuqe bolshevike ne trojet tona, megjithate Shqypnia eshte sa nje fshat i hunbur ne SHBA dhe ben mire te fshihet pas gaxhoit se nuk humbet gje, Joe Plaku eshte mjaft larg shqyptareve ne dallim nga Bush Junjori i Saliut, sot shqyptaret mjafton te perzejne me dajak George Sorosin nga Shqypnia si te gjithe te tjeret qe te shikosh si DASH ta ktheje mesallen menjehere ne anen tjeter dhe zonja Kim te hapi raportin zyrtar te OSBE te 2015 per 200 milione eurot e Edi Rames ne bankat e huaja dhe t’ja mballosi nje non-grata te re kryeministrit hajdut ne balle qe me ne fund te largohet e Liga nga vendi yne.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  • Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës
  • Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi sanksionet
  • Kthimi i vendimeve të KPA nga Strasburgu, kush do ta paguajë faturën e paaftësisë?

Komentet e Fundit

  1. Orgen Peci on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. Ziu on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  3. K R on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. xxx on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  5. n on Kthimi i vendimeve të KPA nga Strasburgu, kush do ta paguajë faturën e paaftësisë?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?