Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Thellohen tensionet Moldavi-Rusi, Moska ndalon hyrjen e zyrtarëve ‘armiq’
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Thellohen tensionet Moldavi-Rusi, Moska ndalon hyrjen e zyrtarëve ‘armiq’
AktualitetBote

Thellohen tensionet Moldavi-Rusi, Moska ndalon hyrjen e zyrtarëve ‘armiq’

Published: August 18, 2023
Shpërndaje

Njëzet zyrtarëve moldavë u është ndaluar hyrja në Rusi, pas vendimit “jomiqësor” të Moldavisë për të përjashtuar 45 diplomatë rusë dhe punëtorë të Ambasadës ruse.

Ministria e Jashtme ruse njoftoi për këtë vendim më 18 gusht. Por, në komunikatë nuk u identifikuan zyrtarët moldavë të prekur nga ky vendim.

Shërbimi Moldav i Radios Evropa e Lirë raportoi se ndalesa do të aplikohet ndaj 20 zyrtarëve, përfshirë 18 ligjvënës nga Partia për Veprim dhe Solidaritet (PAS) e presidentes, Maia Sandu.

- Publicitet -

Dy zyrtarët e tjerë, sipas REL-it, janë zëvendësdrejtori i policisë kufitare, Oleg Bucataru, dhe drejtori i Asociacionit të Shtypit të Pavarur, Petru Macovei.

Ambasadori moldav në Rusi u thirr më 18 gusht në Ministrinë e Jashtme, ku iu dorëzua një notë proteste lidhur me atë që Moska e quan “vendim të pajustifikuar të Kishinievit që në mënyrë dramatike të ulë numrin e punëtorëve” në Ambasadën ruse.

Në njoftimin e MPJ-së ruse u tha se kufizimi i numrit të diplomatëve rusë në Moldavi është “hap jomiqësor” që çon në shkatërrimin e mëtejmë të raporteve mes Rusisë dhe Moldavisë “të cilat veçse janë në krizë të thellë”.

Ministri i Jashtëm i Moldavisë, Nicu Popescu, më 26 korrik urdhëroi që Ambasada ruse të reduktonte stafin në 25 nga 70 punëtorë deri më 15 gushtë. Të 45 rusët dhe familjet e tyre u larguan nga Moldavia më herët gjatë kësaj jave, para afatit të përcaktuar nga autoritetet moldave.

Popescu tha se vendimi do të rezultojë në më “pak individë që destabilizojnë shtetin tonë”.

Presidentja Sandu e ka drejtuar shtetin e saj drejt Perëndimit dhe vitin e kaluar Moldavia mori ftesë për të nisur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ajo po ashtu ka akuzuar Moskën se po tenton të destabilizojë Moldavinë dhe ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shpërthim në një pikë karburanti në Sarandë, dy të plagosur
  • FOTO: Tryeza e boshatisur që klith më shumë se çdo protestë
  • Thesari i madh në Gjermani me pikëpyetje dhe mister, gjenden 934 monedha argjendi
  • Zgjedhja e Endri Shabanit dhe dënimi i Ervin Salianjit, sot në Gjykatën Kushtetuese
  • Nga “Rama më kërkoi 20 përqind”, te leja për 4.5 hektarë beton: Pasioni i përbashkët për kullat që fshiu akuzat 19-vjeçare

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on SPAK refuzon kërkesën për pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak
  2. xxx on Nga “Rama më kërkoi 20 përqind”, te leja për 4.5 hektarë beton: Pasioni i përbashkët për kullat që fshiu akuzat 19-vjeçare
  3. = on Këshilli i Sigurisë përforcon alibinë e Ramës për Vlora Hysenin
  4. = on Këshilli i Sigurisë përforcon alibinë e Ramës për Vlora Hysenin
  5. Ethem Lalaj on Nga “Rama më kërkoi 20 përqind”, te leja për 4.5 hektarë beton: Pasioni i përbashkët për kullat që fshiu akuzat 19-vjeçare

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?