Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Thellohet skandali në Prishtinë, 11-vjeçarja e abuzuar ishte raportuar e zhdukur në qershor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Thellohet skandali në Prishtinë, 11-vjeçarja e abuzuar ishte raportuar e zhdukur në qershor
AktualitetKosovë

Thellohet skandali në Prishtinë, 11-vjeçarja e abuzuar ishte raportuar e zhdukur në qershor

Published: September 1, 2022
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se vajza 11-vjeçare që dyshohet se u dhunua nga pesë persona në muajin gusht në Prishtinë, ishte raportuar si e zhdukur edhe në qershor të këtij viti.

Prokuroria e Kosovës, doli sot me një informacion se “në qershor të këtij viti, e mitura fillimisht është raportuar në stacionin policor në Prishtinë si person i zhdukur dhe për këtë është njoftuar prokurori kujdestar nga Departamenti për të Mitur i kësaj prokurorie”.

Sipas njoftimit zyrtar, prokurori “ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore dhe e vajza është intervistuar në prezencë të punonjëses sociale dhe mbrojtësve të viktimave, si dhe, më pas është dërguar në strehimore”.

- Publicitet -

Prokuroria nuk ka dhënë detaje nëse për rastin e zhdukjes së vajzës në qershor ishte arrestuar ndonjë person.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik lidhur me rastin e dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë, ashtu siç ju kemi mbajtur të informuar, si rezultat i zhvillimit të hetimeve nga Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me institucionet e tjera, se janë dërguar në paraburgim pesë (5) personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast, prej tyre dy janë në moshë madhore dhe tre të tjerë të mitur, të dyshuar për veprën penale “Dhunimi”, sipas KPRK-së dhe për të njëjtët persona, Prokurori i Shtetit ka kërkuar masën e paraburgimit në gjykatë, e gjykata ka aprovuar kërkesën e prokurorisë.

Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me institucionet e tjera ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ofrimin e të gjitha shërbimeve për të dëmtuarën, kurse hetimet për këtë rast janë duke vazhduar, deri në epilogun përfundimtar të kësaj çështjeje penale.

Po ashtu, ju njoftojmë se në qershor të këtij viti, e mitura fillimisht është raportuar në stacionin policor në Prishtinë si person i zhdukur, e është njoftuar prokurori kujdestar nga Departamenti për të Mitur i kësaj prokurorie, i cili ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore.

Në mënyrë urgjente, prokurori kujdestar ka ndërmarrë veprime konkrete hetimore, me qëllim të sqarimit të plotë të rastit në fjalë. Prokurori kujdestar ka dhënë urdhër për ekzaminime dhe vlerësime të ndryshme. Po ashtu, në prezencë të psikologes, Qendrës për Punë Sociale dhe mbrojtësit të viktimave, e mitura është marrë në pyetje nga Prokurori i Shtetit dhe ndaj rastit janë duke vazhduar hetimet.

Të dy çështjet penale ndodhen në procese hetimore të ndara dhe i takojnë Procedurës për të Mitur, andaj, kufizimi i dhënies së informacioneve do të bëhet me qëllim të ruajtjes së integritetit të hetimeve dhe do të shmanget çdo publicitet i tepruar dhe informacione që shpien në identifikimin e të miturve, pasi shkelin rëndë të drejtat e fëmijëve për privatësi dhe janë në kundërshtim me Kushtetutën, Ligjet dhe Konventat Ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve.

Në fund, ju njoftojmë se të gjitha procedurat ku janë të përfshirë të miturit janë procedura konfidenciale dhe fshehtësia e informacionit lidhur me fëmijën viktimë apo dëshmitarë mbrohet me ligj, e po ashtu, secili informacion që priret të bëjë identifikimin e fëmijës si dëshmitar apo viktimë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vuçiç vendos të kandidojë për kryeministër në tetor
  • Veliaj në Gjykatën e Lartë, shqyrtohet sot masa “arrest me burg” pas vendimit të Kushtetueses
  • NATO-ja rrëzon një dron në Lituani teksa Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme
  • Nga Durim Bami, tek Aldo Avdylaj dhe Altin Morina, GJKKO dënon 7 të pandehurit e dosjes ‘Revanshi’
  • Horoskopi 15 Shtator 2026, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. Dyli on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  2. Patriot Redoni on Daja i deputetes Zegjine Çaushi plagos me çekiç ish-vjehrrin
  3. Anonymous on Incident i paprecedentë: Përplasje fizike mes Kryeministrit Rama dhe një emigranti në fluturimin nga Tirana drejt Napolit?
  4. Anonymous on Incident i paprecedentë: Përplasje fizike mes Kryeministrit Rama dhe një emigranti në fluturimin nga Tirana drejt Napolit?
  5. Mafia on Nga përdhunimi i nënës, te vrasjet, trafiku i drogës dhe arratitë: Një nga historitë më komplekse të botës kriminale shqiptare

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?