Nga Johana Lubonja
Kjo botë kërkon produktivitet të vazhdueshëm dhe shfaqje të panderprerë të forcës. Shkrimtari i njohur brazilian Paulo Coelho sjell një reflektim të thellë mbi përballjen me rrëzimet, pikëllimin dhe humbjen.
Përmes letërsisë së tij filozofike – veçanërisht figura-metaforë të “Luftëtarit të Dritës” – Coelho na kujton se momentet tona më të errëta nuk e përcaktojnë atë që jemi në të vërtetë.
Trishtimi si provë se shpirti është ende gjallë
Kur përballemi me një dështim, një humbje apo një zgjedhje të gabuar, ekziston rreziku të identifikohemi plotësisht me dhimbjen. Në vend që ta shohim veten si “ndërmjetës”, pra që thjesht po kalojnë një periudhë të vështirë, priremi të besojmë se jemi shndërruar në vetë atë dështim.
Edhe në këto çaste depresioni apo humbje shprese, Coelho na drejtohet me fjalë që mbeten një udhërrëfyes universal: “Ti nuk je ai që dukesh në momentet e trishtimit. Je shumë më tepër. Ndërsa shumë të tjerë kanë hequr dorë, ti je ende këtu. Faktet tregojnë se shpirti yt është ende gjallë.”
Sipas autorit, trishtimi nuk është domosdoshmërisht provë e dorëzimit. Përkundrazi, ai tregon se brenda nesh diçka vazhdon të ketë vlerë. Ne vuajmë për një ëndërr të thyer prá sepse patëm guximin ta dëshironim, dhe qajmë për atë që humbëm sepse kishte rëndësi për ne.
Arti i të pushuarit pa humbur rrugën
Coelho mëson se asnjeri nuk duhet të ndihet i detyruar të tregohet menjëherë i fortë. Ashtu si luftëtari që pranon goditjet gjatë betejës, edhe ne kemi nevojë të ndalojmë, të qajmë për goditjet e marra dhe të rifitojmë energjitë e humbura.
Megjithatë, rreziku i vërtetë qëndron te vonesa për t’u ngritur. Autori përdor simbolikën e kalorësit: ”Kur një kalorës bie nga kali dhe nuk hipën sërish në shalë brenda pak minutash, rrezikon të mos ketë më kurrë guximin për ta bërë këtë.”
Ky “rregull i minutave” nuk duhet marrë në mënyrë literale. Plagët kanë nevojë për kohën e tyre të shërimit. Por thelbi i mesazhit është se nuk duhet t’ia lëmë frikës fjalën e fundit. Luftëtari nuk është i fortë sepse nuk bie kurrë, por sepse refuzon që rrëzimi të tregojë përgjithmonë se kush është ai.
Pas çdo zhgënjimi apo rrëzimi, ajo që çdonjëri prej nesh ka nevojë t’i kujtojë vetes është e thjeshtë: pikëllimi është vetëm një kapitull, jo e gjithë historia.
DITA

“Thank you, president Bush”. Është letra e Coelho në 2003 kur Bush me grupin e kolonizatoreve të naftës po bënte gati pushtimin e Irakut. Ia vlen më, shumë botimi i kësaj letre. Falënderimi për Bush, që i dha mundësinë botës të kuptojë se në krye të shteteve mund të vijnë shefa që duan të bëjnë para dhe fame dhe e përdorin shtetin si mjet për të, arritur qëllime personale. Flm Rame, qe jep lejë për resorte sikur truallin e ke mall të babait. Flm Rame we nuk dhe doreheqjen pas 70 ditë protestash të vogla, te mesme a te medha. Ti je ai lloj shtetari që fajin ia vë gjithkujt, madje edhe algoritmave të fejsbukut, veç vetes tendë jo. Ti je i pagabueshëm. Je arkitekti I skemave ku bëjnë para të gjithe. Ata we shesin, ata që blejnë. Ata që projektojnë dhe ata që transformojnë repartet ushtarake në token e, askujt për të përfunduar pa kokërr leku në xhepin e dikujt. Përfshirë bizneset e dhendurreve dhe kalamaut të Doktorrit. Flm Rame që po vjedh me lezet dhe nuk ta mban të ikësh se të ka zënë magazina kokën me derë.
Lexoni libra,por mos na i tregoni ne. Mund ti kemi lexuar kur Ju lexonit Historine e Partise.Psh nje malesor nga Lugu i Zi i Tropojes,zbritur kollovar ne kryeqytet,i paska recituar Edison bej Ypit, Kafken(kur kishin te shkuar).Ky e reklamonte kete malokun si njeri shume te ditur,sepse i paska recituar Kafken.ESHTE E KUNDERTA.Maloku e ka trurin si derrase plepi rrafsh,ku cdo gje e shkruar,mbetet.Ka nje kujtese fenomenale,por riprodhimi permendesh nuk eshte inteligjence.
Gjyshi im solli nga studimet ne Austri,Kafken,Shopenhauerin,Frojdin,Jungun,Nicen,Cvajgun,,etj,,disa prej te cileve i perktheu para 44.Sot kur ky maloku,i biri Rames,me proletkult me tregon Kafken dhe Shopenhauerin,,MUA ME VJEN PER TE VJELLE.
Thenk you o lló (sinonim i fjalës dudum). Që ta dish ti o lló, gjë tjetër është të vjedhësh me lezet, ku llokmat e shqyera nga trojet dhe tufat e buxhetit të fshehura në arka vere fluturojnë në qiell e shpërbëhen vetvetiu pa e marrë vesh njeri se në ç’drejtim e kanë destinacionin, e në ç’duar të errëta përfundojnë, dhe tjetër gjë është të vjedhësh fare-fare haptazi, ku llokmat e shqyera tjetërdohen, deformohen, bösartigen me make up, e shfaqen sërisht para syve të gjithkujt me tabela ndriçimi të tipit Fa. MM (mut-muti).