Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ti që paske lexuar 50 mijë faqe të dosjes time, hajde më tako te burgu”, shtyhet seanca në GJKKO për Beqajn
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Ti që paske lexuar 50 mijë faqe të dosjes time, hajde më tako te burgu”, shtyhet seanca në GJKKO për Beqajn
KronikeLajmi i fundit

“Ti që paske lexuar 50 mijë faqe të dosjes time, hajde më tako te burgu”, shtyhet seanca në GJKKO për Beqajn

Published: May 7, 2025
Shpërndaje

Seanca e sotme në GJKKO për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj në lidhje me dosjen e sterilizimit është shtyrë për një moment të dytë. Seanca mësohet se është shtyrë përshkak të mungesës së avokatëve të ish-ministrit.

Përveç avokatit Ermal Yzeiri, ai do të përfaqësohet edhe nga avokati Florian Bonjaku. Në seancën e kaluar, Beqaj paraqiti një deklaratë në gjyq ku nuk mund të merrte pjese për shkak të gjendjes shëndetësore shoqëruar me një recetë të mjekimeve që po merr në qeli.

Beqaj ishte vetë i pranishëm në seancë, teksa gjykata i ka caktuar më herët avokat kryesisht. Beqaj ndërkohë iu drejtua avokatit të caktuar nga GJKKO: Ti që paske lexuar 50 mijë faqe të dosjes time, hajde më tako te burgu.

- Publicitet -

Gjykata shtyu seancën me dy javë për t’i dhënë kohë Florian Bonjakut të njihet me aktet, ndërsa pezulloi afatet e paraburgimit gjatë kësaj kohe për të gjithë të pandehurit.

Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte ministrinë e Bujqësisë.

Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Golemi Kavajes says:
    May 7, 2025 at 1:06 pm

    Kujdes Gazeta “Dita”! Ka qene minister bujqesie Beqja?

    Reply
  • Precizim says:
    May 7, 2025 at 1:17 pm

    Po sikurse i marrin copy paste…

    Reply
  • KLOSI says:
    May 7, 2025 at 2:26 pm

    PER TAREN OSE TOSIN E TAR-IFES

    ,ME VJEN KEQ PER TY
    O TARE MAVRIA
    TURPI TE MBULOFTE
    MJERE SHQIPERIA

    YT ATE NA GROGOI
    PER PESEDHJET VJET
    ME PALO LEKSIONE
    QE SHKUAN KEMBEPERPJETE

    EDHE TI SI PLAKU
    MBETE HYZMEQAR
    I SALEP DOVLETIT
    QE THOSH HANI BAR

    MBYLLE O TU MBYLLTE
    U PA PUNA JOTE
    JE EDHE ME GRAME
    SIC THUA ZOTROTE

    Reply
  • Zgalem says:
    May 7, 2025 at 4:43 pm

    Drejtesia i di vete punet e veta Kam bindjen se ky njeri nuk ka vjedhur. Nuk bazohem nga familia nga ku rrjedh , si djali i denje i Hamit Beqaj . Mjekesia pati nje zhvillim , qe nuk njihej ne asnje kohe . Mjekesi modedrne me aparate te sterilizuara . Keto nuk u bene me urdher te peshkut . Kam besimin e verber se Iliri eshte i pa fajshem . Eshte intelektual i mirfillte . Liroeni Ju , qe te mos e liroi gjykata supreme sic ndodhi me Thoma Gellcin . Iliri eshte inteligjent dhe punetor . Zgalem

    Reply
  • Asd says:
    May 7, 2025 at 5:03 pm

    Fajesia nuk percaktohet nga bindjet individuale, as nga “sukseset” imagjinare por nga faktet. Keta kane shire leme me parate publike, kane drejtuar fondet tek miqte ne shkelje te ligjit dhe jane pasuruar sikur te kishin trasheguar fabrikat dhe pronat e babait milioner. Beqja po denohet per nje pjese te vogel te fajit; vetem per ato ku eshte ngritur akuze dhe per te cilat ka prova evidente.

    Reply
  • NATO says:
    May 7, 2025 at 5:10 pm

    Edhe vetem per koncesionin e shurres se Vilma Nusit100 miljon euro,Koncesioni Cicikovit, do te bente me turp edhe Noriegen per paaftesi ne vjedhjen e shtetit.Burgun e ka hak dhe ti sekuestrohen lokalet dhe apartamentet e shumta,

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës
  • Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  2. PANO HALLKO on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  3. Anonymous on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  4. K R on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Dritani i Shkabajve on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?