Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tirana vend kandidat për organizimin e botërorit të peshëngritjes në 2024, Veliaj pret Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tirana vend kandidat për organizimin e botërorit të peshëngritjes në 2024, Veliaj pret Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës
Aktualitet

Tirana vend kandidat për organizimin e botërorit të peshëngritjes në 2024, Veliaj pret Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës

Published: 17 Janar, 2023
Shpërndaje

Tirana është kandidate për të qenë vendi organizator i Kampionatit Botëror të Peshëngritjes në vitin 2024. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti ditën e sotme Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Botërore të Peshëngritjes, Antonio Urso, i cili dha edhe lajmin e mirë për vendin tonë.

Kryebashkiaku vlerësoi angazhimin e Federatës Botërore të Peshëngritjes, e cila fill pas kampionatit të të rinjve, që do të zhvillohet në mars të këtij viti në Durrës, po shqyrton edhe mundësinë e zhvillimit të kampionatit të të rriturve vitin e ardhshëm në Tiranë.

“Një kandidaturë e Shqipërisë për të qenë mikpritëse e Kampionatit Botëror të Peshëngritjes në vitin 2024, do të ishte diçka që do të mbështetet padyshim nga unë, por jam i sigurt Kryeministri, Komiteti Olimpik, Ministria e Arsimit dhe gjithë komuniteti. Unë besoj fort se shansi na është dhënë në të gjitha sportet, por kemi treguar se jemi më të mirë në disa sporte, siç ka qenë peshëngritja dhe atletika. Prandaj, dua të stimulojmë edhe aktivitetet ndërkombëtare rreth atyre sporteve, ku ne kemi treguar edhe me medalje, edhe me rezultat, se kemi më shumë prirje. Për ne do ishte privilegj i madh dhe mundësi e jashtëzakonshme që ta mirëprisnim kampionatin, siç po bëjmë edhe me të rinjtë, ashtu të bëjmë edhe me të rriturit në vitin 2024. E vlerësoj angazhimin tuaj,” u shpreh Veliaj.

- Publicitet -

Ai e vuri theksin edhe në faktin se në gjithë këto vite, por sidomos gjatë 2023-shit, ku Tirana është dhe Qyteti Europian i Sportit, fokusi te sporti është maksimal, me synimin kryesor te angazhimi i sa më shumë të rinjve në një jetë të shëndetshme dhe aktivitet fizik.

“Jemi në një situatë kur të gjithë palestrat e Tiranës janë të hapura për komunitetin. Nuk ka rëndësi sa para ke, i kujt je, apo nëse vjen nga një familje sportive, shansi i jepet të gjithëve në basketboll, volejboll, xhudo, ping-pong, të përfshihen në aktivitete fizike. Kjo është një thirrje për prindërit, të mendojnë që fëmijët e tyre fillimisht nga ana fizike duhet të jenë mirë. Ne kemi qenë gjenerata e atyre që u rritën me tollona. Nuk mund të jemi sot gjenerata e atyre që obezitetin e kanë problemin numër një dhe janë pacientet e ardhshëm të spitaleve me sëmundjet kardiake dhe sëmundjet e frymëmarrjes. Duam të jemi shoqëri e shëndetshme nga ana fizike dhe një shoqëri e shëndetshme nga ana e karakterit,” nënvizoi Veliaj.

Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Botërore të Peshëngritjes, Antonio Urso, vlerësoi pritjen e kryebashkiakut Veliaj, teksa tha se Shqipëria po shihet gjithnjë e më shumë si një vend potencial për aktivitete të mëdha sportive. “Faleminderit për ftesën, faleminderit për mundësinë që më dhatë për të vlerësuar Tiranën, ndryshimet që kanë ndodhur këtu dhe do të doja t’ju përgëzoja për këtë hov të ri. Është një qytet i jashtëzakonshëm. E vlerësojmë shumë atë që bëni, jo vetëm për Qytetin, por edhe për sportin, për mënyrën se si peshëngritja në Shqipëri po rritet në nivel evropian dhe ndërkombëtar. Erdhëm këtu për të bërë një vizitë teknike për kampionatin e ardhshëm të të rinjve, i cili do të zhvillohet në muajin mars në Durrës. Përgjatë diskutimeve që kemi pasur këto ditë, i drejtuam një ftesë kreut të Federatës Shqiptare, që të kandidojë Shqipërinë në 2024, për kampionatet e ardhshme botërore për të rritur që do jetë një ngjarje e jashtëzakonshme, menjëherë pas Lojërave Olimpike të Parisit, ndaj shpresojmë të jemi sërish këtu në 2024,” deklaroi Urso.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Komente
  • demo thotë:
    17 Janar, 2023 te 2:59 pm

    Zoti Veliaj!A pregatit dot per nje vit shtangiste medaliste,si ata qe patem dhe ishkaterroi dopingu?
    Nuk ja morem dot rezultatet talentit Ilir Suli prej dopingut,U vetshkaterruan kafarani dhe Godelli prej dopingut.Humben 8 vjet ne kulmin e moshes,prej dopingut Erkand Qerimaj,Briken Calja.Ra ne humnerin e dopingut Evangjeli Veli dhe ajo tjetra qe bente vertikalen.
    Tani,me cilet shtangiste do ta besh boterorin ne Shqiperi?

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    17 Janar, 2023 te 3:44 pm

    Dopingu ne shtangen shqiptare ka vetem nje emer:Grek.Greqi.Federata greke.Kallauzi Pirro Dhima.
    Shqiptaret nuk ja dinin eren dopingut para 90.
    Ketyre I BERI NDER pirro DHIMA DHE GREKERIA,i mori ti stervise ne Greqi.
    Nder i grekut.
    Dhurata grekut.
    O edvin rama!Une e di fundin e historise me kufijte detare ne Hage,sipas udhezimit grek.
    O zot pesofsh ukubetin e zi para se ta psojne kufijte e Shqiprise.

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    17 Janar, 2023 te 3:46 pm

    Dopingu ne shtangen shqiptare ka vetem nje emer:Grek.Greqi.Federata greke.Kallauzi Pirro Dhima.
    Shqiptaret nuk ja dinin eren dopingut para 90.
    Ketyre I BERI NDER pirro DHIMA DHE GREKERIA,i mori ti stervise ne Greqi.
    Nder i grekut.
    Dhurata grekut.
    O edvin rama!Une e di fundin e historise me kufijte detare ne Hage,sipas udhezimit grek.
    O zot pesofsh ukubetin e zi para se ta psojne kufijte e Shqiprise.
    Dalte ndonje lezhjan tjeter me armatim pa u spiunuar nga shoket.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Cili është skenari më i keq për Shqipërinë në rast të zgjerimit të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit?
  • LUTJA… In memoriam Alban Shehu
  • Karriera e gjykatëses shkodrane që do vendosë nëse kryebashkiaku i Tiranës do ta presë në qeli apo në zyrë fundin e hetimeve dhe gjykimin
  • Konflikti Iran-Izrael dhe ndikimi në luftën Rusi-Ukrainë
  • Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Komentet e Fundit

  1. intelektuali në Dasma e Alex Soros bën bashkë demokratët e SHBA, Rama dhe Hillary Clinton, fjalime për çiftin
  2. TRENI në Shqipëria drejt zhvillimit të teknologjisë e industrisë, BERZH do financojë 900 mln euro
  3. TRENI në Kush janë dy deputetët e PD-së që do të arrestohen nga SPAK?
  4. TRENI në Arbëreshi Albanese drejt mandatit të dytë si kryeministër i Australisë, humb zgjedhjet “klienti” i La Civita
  5. demo në Dasma e Alex Soros bën bashkë demokratët e SHBA, Rama dhe Hillary Clinton, fjalime për çiftin
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?