Ishte një moment që do të shkruhet në librat e historisë dhe do të mbahet mend për brezat që do të vijnë. Misioni Artemis II i NASA -s përfundoi fluturimin e tij të shumëpritur hënor të martën, duke iu afruar Hënës brenda një distance prej 6,545 kilometrash.
Ndërsa fluturonte me anijen kozmike Orion përtej anës së largët të Hënës, ekuipazhi arriti gjithashtu një distancë të vlerësuar prej 407,000 kilometrash nga Toka , duke thyer rekordin e Apollo 13 për udhëtimin më të largët hapësinor të drejtuar nga njerëz.
Fluturimi zgjati shtatë orë, gjatë të cilave astronautët patën mundësi të shijonin pamje të sipërfaqes së Hënës që më parë nuk ishin të dukshme për sytë e njeriut, me rreth 21% të anës së saj misterioze të ndriçuar nga dielli.
Misioni Artemis II ishte misioni më i pritur, duke shënuar kthimin e njerëzve në afërsi të Hënës. Me suksesin e Artemis III, është shtruar rruga që njerëzit të shkelin përsëri në tokën hënore (në Polin Jugor të Hënës) në të ardhmen.

Një nga imazhet tregon Tokën duke u zhdukur pas horizontit të Hënës, siç është kapur nga Orioni nga ana tjetër e satelitit natyror. Është imazhi i parë i planetit tonë nga ky kënd i veçantë, duke ofruar një pamje të ndryshme të vendit të njerëzimit në Univers.
Një tjetër foto kap momentin e një eklipsi total, siç është vërejtur nga orbita hënore më 6 prill. Në imazh, Hëna mbulon plotësisht Diellin, duke krijuar një spektakël që pak njerëz në histori kanë pasur mundësinë ta dëshmojnë nga një distancë kaq e madhe.
Astronautët e Artemis II fotografuan edhe galaktikën tonë. Është një foto mbresëlënëse.
Sky full of stars.
Following a successful lunar flyby, the Artemis II astronauts captured this breathtaking photo of our galaxy, the Milky Way, on April 7, 2026. pic.twitter.com/pzqcLZNB71
— NASA (@NASA) April 8, 2026
j.l./ dita





