Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tragjedia e tramvajit në Lisbonë, shkon në 17 numri i të vdekurve, dëshmitarët: Ra si kuti kartoni, nuk kishte frena
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Tragjedia e tramvajit në Lisbonë, shkon në 17 numri i të vdekurve, dëshmitarët: Ra si kuti kartoni, nuk kishte frena
BoteLajmi i fundit

Tragjedia e tramvajit në Lisbonë, shkon në 17 numri i të vdekurve, dëshmitarët: Ra si kuti kartoni, nuk kishte frena

Published: September 4, 2025
Shpërndaje

“Elevador da Glória” doli nga shinat e u përplas, duke i marrë jetën 17 personave. 20 të tjerë mbetën të plagosur; të paktën 5 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

Policia po bashkëpunon me kompaninë që menaxhon tramvajin për të përcaktuar saktë kush ishte në bord, dhe çfarë e shkaktoi përplasjen. Në mediat lokale, fokusi është vendosur tek te kablloja që mundëson funksionimin e sistemit të kundërpeshës, dhe që e lejon tramvajin të udhëtojë lart e poshtë kodrës shumë të pjerrët në qendër të Lisbonës. Ky sistem është përdorur që nga viti 1914. Fillimisht funksiononte me bazë ujin, pastaj avullin dhe tani është elektrik. Përveç kabllos megjithatë, shtrohet dhe pyetja sesi arriti mjeti të dilte nga shinat dhe përse sistemi i frenimit nuk ka qenë i mjaftueshëm për të bllokuar zbritjen me shpejtësi në këtë shpat shumë të pjerrët. Këtë gjë e vunë re dhe dëshmitarët në vendngjarje.

“Tramvaji po ecte me shpejtësi të plotë në rrugën e pjerrët dhe goditi një ndërtesë. E pamë që u përplas me forcë brutale dhe u shemb si një kuti kartoni, nuk kishte frena”, u shpreh Carla Gomes, dëshmitare.

Sipas SIC Notícias, që iu referua operatorit hekurudhor, dyshimi kryesor për shkakun e ngjarjes së rëndë është pikërisht ngecja e frenave, por kjo po verifikohet. Ekspertët insistojnë edhe te rëndësia e shtimit të kontrolleve.

- Publicitet -

“Duhet të bëjmë më shumë inspektime dhe të kemi më shumë staf. E kalojmë kohën duke folur për sigurinë, por nga ana tjetër kemi gjithnjë e më shumë aksidente. Unë punoj në një kantier ndërtimi dhe gjithmonë kemi më shumë trajnime mbi sigurinë. Duhet hetim i thelluar për të parë se çfarë shkoi keq dhe për ta parandaluar që të ndodhë përsëri”, shprehet  Adriano Santos, elektricist.

Qeveria portugeze e shpalli këtë të sotmen ditë zie kombëtare, në të gjithë vendin. Besohet se mes viktimave të përplasjes së tramvajit të konsideruar një atraksion i mirëfilltë turistik, ka edhe shtetas të huaj. Ai kishte vend normalisht  për rreth 40 pasagjerë, por nuk ishte plotësisht i zënë. Një aksident i tillë me tramvajin elektrik nuk kishte ndodhur kurrë më parë në Lisbonë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • xhaxhi moderatori says:
    September 4, 2025 at 10:47 am

    Ju eshte bere mendja kompjuter,IA,AI dhe harroni se makinat ende levizin me rrota,me frena,me ingranazhe,me kavo celiku,,IA dhe AI as levizin,as hahen,as pihen,por me nje buton mund ju dhitet me mut Inteligjenca dhe psoni si Ursula qe perfundoi ne Bullgari ne vend qe te ulej ne Ukraine.Te kishte perfundyar ne te semes,qe te kini respekt per Mekaniken dhe celikun e pazevensueshem.

    Reply
  • Lala i Lushnjes says:
    September 4, 2025 at 11:19 am

    Për teleferik po flasin bota, jo për tranvaj. O u kripsha trutë:- do të thoshte Sulua. Tramvaji bredh gjithë qytetin, teleferiku bën lart e poshtë në një pjesë me disnivel.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Poetja kanadeze Anne Carson shpallet fituese e çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2026
  • Halli i madh që “mbledhësit e halleve” nuk po e dëgjojnë
  • GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit, nëna me foshnjën 4-muajshe lirohet nga qelia
  • Protesta te Kuvendi, disa qytetarë ndjehen keq, një person i dëmtuar në kokë, merret me ambulancë
  • EMRAT: Dy zyrtarë të tjerë të akuzuar të Ballukut shkojnë në SPAK

Komentet e Fundit

  1. 1 me 5 maksimumi. on Eurodeputetët marrin deri në 18 mijë euro në muaj, të Majtët në Parlamentin Europian kërkojnë përgjysmimin e pagave
  2. demo on “O hajdut!” – I riu godet me vezë makinën e Edi Ramës, policia i vihet pas (VIDEO)
  3. Asd on VIDEO: Banorët i dalin përpara në zyrat e KAYO-s, Rama i pyet nëse kanë ndonjë kërkesë, ky është reagimi që merr
  4. Yrhan dibra on Bashkëpunoi me SPAK, trondit babai i zyrtares së penduar të Ballukut: “Vajzën ma lidhën në karrige, burri shofer i Çuçit, vrau veten…”
  5. Ethem Lalaj on ​”Nuk patën as guxim, as dëshirë!” SPAK pezulloi dosjen Berisha, reagon Haklaj: UDB shkatërroi vendin nëpërmjet tij

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?