Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Të mbijetuarit në Kalabri: Trafikantët u frikësuan kur panë drita dhe hodhën emigrantët në ujë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Të mbijetuarit në Kalabri: Trafikantët u frikësuan kur panë drita dhe hodhën emigrantët në ujë
BoteKryesore

Të mbijetuarit në Kalabri: Trafikantët u frikësuan kur panë drita dhe hodhën emigrantët në ujë

Published: February 27, 2023
Shpërndaje

Të mbijetuarit e tragjedisë së emigrantëve në Kalabri tregojnë se trafikantët që kishin varkën janë trembur kur kanë parë drita në breg dhe kanë menduar se po i priste policia.

Në një rrëfim për La Reppublica, ata shprehen se në çastin që panë dritat, kanë filluar të hedhin emigrantët në ujë, në mënyrë që të largoheshin sa më shpejt që aty. Sipas të mbijetuarve, fillimisht kanë hedhur 20 emigrantë, mes tyre fëmijë e të porsalindur. Ndërsa më pas, kanë nisur të hedhin dhe të tjerët.

“Ishte errësirë. Papritur kontrabandistët, gjithsej katër, ndërsa ishim 500 metra larg bregut, panë drita, rreze që ndriçonin errësirën lart. Ata u trembën, menduan se po i priste policia. Kështu ata ndryshuan rrugë për të zbritur diku tjetër. Por ne duhej të lëviznim shpejt, të rrisnim shpejtësinë. E vetmja mënyrë ishte të lehtësonim peshën në bord. Kështu ata hodhën njerëzit në det në dallgë. Hodhën të paktën 20 persona,” thanë dëshmitarët.

- Publicitet -

Në këtë tragjedi kanë humbur jetën të paktën 59 persona që ishin në një varkë emigrantësh në bregdetin italian në Cutro, një qytet 20 kilometra larg Crotone.

Anija e mbushur me emigrantë nga Irani, Pakistani e Afganistani ishte nisur katër ditë më parë nga Izmiri i Turqisë, me destinacion Kalabrinë. Por, dallgët e ndanë në dy pjesë, duke sjellë bilancin e rëndë të jetëve të humbura. Të mijetuarit janë në spitale dhe dyshohet se mes tyre është edhe një prej trafikantëve.

Deri tani janë të paktën 60 viktima, mes të cilëve dhe foshnje të porsalindura. Sipas njoftimit të rojes bregdetare italiane, shkak i tragjedisë ka qenë fundosja e gomones së mbingarkuar.

Roja bregdetare italiane mundi të shpëtonte 80 prej tyre.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Atentati në Tiranë, identifikohet viktima 46-vjeçar, kalimtarët e pandehën aksident
  • Zgjodhi forcën përballë reflektimit
  • Bumerangu i Arrogancës
  • Atentat në Tiranë: Qëllohet një makinë në ecje tek “Komuna e Parisit”, vritet një person
  • Nga nesër njoftohet bojkot në të gjitha universitetet publike

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Kryeministri u tregon burgun fëmijëve, tre javë pasi ndryshoi ligjin për të shmangur arrestimin e zyrtarëve të korruptuar
  2. 1thundrak on VIDEO: Bëhen grusht në tokë për të mos i çarë presioni i ujit, policët ndërhyjnë fizikisht mbi vajzat protestuese
  3. demo on VIDEO: Bëhen grusht në tokë për të mos i çarë presioni i ujit, policët ndërhyjnë fizikisht mbi vajzat protestuese
  4. Jeta on Kryeministri u tregon burgun fëmijëve, tre javë pasi ndryshoi ligjin për të shmangur arrestimin e zyrtarëve të korruptuar
  5. Krye qimistri thyb riq on VIDEO: Bëhen grusht në tokë për të mos i çarë presioni i ujit, policët ndërhyjnë fizikisht mbi vajzat protestuese

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?