Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Transferimi i mbetjeve, ndryshon procedura: Aplikimet do bëhen online
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Transferimi i mbetjeve, ndryshon procedura: Aplikimet do bëhen online
Lajmi i funditPolitike

Transferimi i mbetjeve, ndryshon procedura: Aplikimet do bëhen online

Published: March 1, 2024
Shpërndaje

Subjektet që kërkojnë miratim për transferimin apo eksportin e mbetjeve të rrezikshme ose jo të rrezikshme do të merren online, në një përpjekje për të shkurtuar burokracinë. Një projektvendim i ndryshuar dhe i nxjerrë për konsultim nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka në thelb pikërisht këtë aspekt.

Sipas relacionit që shoqëron ndryshimet nënvizohet se tashmë aplikimet nga subjektet do të kryhen përmes portalit të shërbimeve qeveritare e-Albania.

“Ofrimi i shërbimit online nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania”, do të ketë efekte pozitive që lidhen kryesisht me lehtësimin e procedurës për aplikim dhe me shkurtimin e afateve për pajisjen me autorizim, uljen e afateve të përpunimit dhe procesimit të kërkesës për aplikimin e pajisjes me kod unik dhe raportimet e transferimeve të mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme online.

- Publicitet -

Konkretisht, nëpërmjet këtij projektvendimi do të realizohet raportimi online i transfertave të mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme, duke ndikuar pozitivisht në raportimin e të dhënave në kohë reale dhe pa kosto për subjektin; ulja e afateve të pajisjes me Kod Unik të subjekteve të cilët kryejnë grumbullim, krijim dhe transport të mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme”, nënvizon relacioni.

Në një sqarim më të zgjeruar relacioni sjell në vëmendje se ndryshimet e bëra në nenin 2 parashikojnë shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 641, datë 1.10.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të cilat lidhen me saktësimin e aktit të miratimit të Katalogut Shqiptar të Mbetjeve, dorëzimin e kërkesës së aplikimit nga subjekti nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania” si dhe rregullimi i procedurës së hedhjes nëpërmjet sistemit të dokumenteve të nevojshme, për pajisjen me autorizim të eksporteve të mbetjeve të rrezikshme.

“Po ashtu është parashikuar që të dhënat e ruajtura sipas pikës 23, të vendimit, të raportohen në ministri dhe në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, çdo 6 (gjashtë) muaj gjatë afatit të autorizimit, nëpërmjet sistemit elektronik, i cili duhet të jetë i nënshkruar nga personi fizik/juridik.

Raportimi i të dhënave të ruajtura sipas afatit të autorizimit, përbën kusht për shqyrtimin e aplikimit pasardhës. Ministria krijon Regjistrin Kombëtar të Eksportit të Mbetjeve për eksportin dhe tranzitin e mbetjeve. Formati i regjistrit dhe mënyra e administrimit të tij miratohen me urdhër të ministrit”, thuhet në dokument.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • ILIR says:
    March 1, 2024 at 8:38 am

    Shpresojme te behet dicka.Deri tani ca zyrtare hajdute te Ministrise se Mjedisit,kane sorollatur,cvatur dhe poshteruar bizneset eksportues.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  • Historia e shqiptarit që rrezikoi jetën për të shpëtuar dhjetëra shtëpi në Psatha të Greqisë
  • Rama për zjarrin në Krujë: Shteti ishte në këmbë, heronjtë tanë shmangën një tragjedi
  • “Nata e tmerrit” në Krujë”, flakët iu afruan banesave dhe spitalit, ja çfarë la pas zjarri
  • Ditëve super të nxehta po iu vjen fundi: Ja kur nis rënia e temperaturave

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama për zjarrin në Krujë: Shteti ishte në këmbë, heronjtë tanë shmangën një tragjedi
  2. Klodi on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. ? on Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  4. demo on Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  5. demo on Kosova shpall non grata drejtorin e Telekomit serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?