Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: REL: Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > REL: Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova
KosovëLajmi i fundit

REL: Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova

Published: September 28, 2025
Shpërndaje

Nga Valona Tela*

Kur flitet për suksesin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, përmenden dy shtylla kryesore: reformat e brendshme që kanë transformuar sistemin e drejtësisë, dhe diplomacia e jashtme që ka afruar vendin me qendrat vendimmarrëse të Evropës.

Pesë vjet nga vendimi i Komisionit Evropian për të nisur bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë, dhe vetëm një vit prej se ato kanë nisur në praktikë, vendi ka hapur 28 kapituj – katër vetëm këtë muaj – nga 35 gjithsej.

- Publicitet -

Ky përparim ka ngjallur optimizëm në Bruksel, ku zyrtarët besojnë se Shqipëria mund t’i hapë kapitujt e mbetur deri në fund të vitit.

“Shqipëria ka treguar se ndryshimi pozitiv është i mundur dhe BE-ja e shpërblen këtë ndryshim pozitiv. Mbajeni ritmin”.

Këtë shtysë, komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, ia dha kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, më 16 shtator në Bruksel.

Shqipëria, me ritëm gjithnjë e më të qëndrueshëm nisi të lëvizte qysh në fillim të viteve ‘90, kur diktatura komuniste që kishte mbajtur vendin të izoluar hermetikisht për 45 vjet, u rrëzua mes trysnisë popullore për ndryshim.

Demokracia ishte ëndrra e madhe e shqiptarëve të asaj kohe, por realiteti solli përballje edhe me pasiguri të thella ekonomike dhe shoqërore.

Në mesin e viteve ‘90, vendi përjetoi një prej krizave më të rënda të historisë moderne: kolapsin e skemave piramidale, që çuan në revoltë dhe kaos në vitin 1997.

Anarkia që pasoi – me depot e ushtrisë të hapura dhe armët në duart e civilëve – vuri në pikëpyetje edhe vetë mbijetesën e shtetit. Mbi 2.000 njerëz humbën jetën, mijëra të tjerë emigruan.

Shqipëri, 1997
Shqipëri, 1997

Por, edhe në këto rrethana, Shqipëria mbeti e orientuar nga Perëndimi. Fillimisht, ndihma ndërkombëtare dhe misionet paqeruajtëse ndihmuan në stabilizim.

Më pas, vendi nisi të ndërtonte institucione të reja dhe të afrohej me NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Në vitin 2009, Shqipëria u bë anëtare e aleancës më të madhe ushtarake perëndimore, ndërsa pesë vjet më vonë, BE-ja ia dha statusin e vendit kandidat.

Klodiana Beshku, ligjëruese në Departamentin e Shkencave Politike të Universitetit të Tiranës, thotë se slogani i protestave të viteve ’90 “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” nuk ishte, thjesht, thirrje e asaj kohe, por u bë udhërrëfyes për shoqërinë shqiptare gjatë gjithë rrugëtimit drejt integrimit evropian, duke u pasqyruar edhe në kulturë e art, e më pas edhe në politikën e jashtme të vendit.

“Integrimi evropian ishte zanafilla dhe objektivi i çdo qeverie shqiptare dhe, mbi të gjitha, i Qeverisë së tanishme të kryeministrit Rama. Për hir të së vërtetës, Rama është jashtëzakonisht i dedikuar ndaj kësaj çështjeje”, thotë Beshku për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

“Shqipëria 2030 në BE” ishte slogani i partisë së Ramës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, të cilat ai i fitoi bindshëm. Pas konfirmimit të Qeverisë së re më 18 shtator në Kuvend, Rama deklaroi se ky slogan do të mbetet kryefjala e mandatit të tij të ri – të katërtit me radhë.

“Shqipëria evropiane është busulla orientuese e çdo faqeje të programit tonë dhe metronomi i ritmit të çdo reforme që do të ndërmarrim”, u shpreh Rama.

Beshku thotë se reformat e ndërmarra gjatë viteve, veçanërisht ajo në drejtësi, e cila çoi në vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe në arrestimin e rasteve të korrupsionit në nivel të lartë, ripërcaktuan pozicionin ndërkombëtar të Shqipërisë.

“Ajo ka sjellë si risi rënien e kulturës së mosndëshkimit në nivele të larta. Kjo ka ndryshuar rrënjësisht perceptimin e individëve ndaj shtetit, por edhe perceptimin ndaj Shqipërisë së jashtme”, sipas saj.

Me të pajtohet edhe Rikard Jozwiak, redaktor për Evropën i Radios Evropa e Lirë, i cili prej vitesh ndjek politikat e BE-së. Ai thotë se udhëheqësit evropianë janë të impresionuar jo vetëm nga reformat e thella në Shqipëri dhe përmbushja e kërkesave të BE-së, por edhe nga imazhi që Rama ka ndërtuar në Bruksel.

Sipas Jozwiakut, Rama gjithmonë shfaq mentalitetin “mund ta bëjmë”, që e dallon qartazi nga të tjerët.

“Edi Rama është shumë i pëlqyer në Bruksel. Do të thosha, madje, se e duan shumica – qoftë për shkak të karizmës, qoftë për shkak të pozitivitetit. E gjithë prezenca e tij publike është në kontrast të thellë me shumë udhëheqës të tjerë, sidomos nga Ballkani Perëndimor, të cilët vijnë në Bruksel dhe ankohen për këtë, për atë, dhe për njëri-tjetrin”, thotë Jozwiak.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

Shqipëria spikat në ritëm mes nëntë vendeve kandidate për BE. Sipas Jozwiakut, është “nxënësja e vetme me notën A+”, e ndjekur nga Mali i Zi; të tjerat ecin më ngadalë ose kanë mbetur në vendnumëro.

Jozwiak thotë se edhe transformimi në destinacion turistik e ka përmirësuar perceptimin e publikut, duke lënë pas imazhin e dikurshëm të një Shqipërie pa ligj apo të lidhur me mafien.

Për më tepër, ajo ka marrë nam edhe si mikpritëse e ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare: në maj priti samitin e Komunitetit Politik Evropian me mbi 50 liderë evropianë, në shkurt të 2024-ës organizoi një samit për Ukrainën me pjesëmarrjen e presidentit Volodymyr Zelensky, ndërsa në vitin 2027, Rama ka thënë se do të presë në Tiranë samitin e liderëve të NATO-s.

Jo më kot, thotë Jozwiak, në Bruksel e thërrasin me lurtim “xhaxhi Edi nga Tirana”.

“Ai sjell më pak probleme në tryezë dhe kjo tërheq simpatinë e të gjithëve, madje edhe të holandezëve, që zakonisht janë kritikë, por që tani thonë se Shqipëria e meriton, duhet të ecë përpara”, thotë Jozwiak.

Edhe ish-sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, iu drejtua Ramës me “Edi” gjatë vizitës në Tiranë vitin e kaluar, duke vlerësuar veçanërisht përparimin e tij në reformën e drejtësisë.

Megjithatë, jo gjithçka është për lavd. Në raportin më të fundit të Departamentit të Shtetit, nën drejtimin e Blinkenit, Shqipëria përshkruhej si vend ku “korrupsioni ekziston në të gjitha degët dhe nivelet e Qeverisë”.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë, më shumë se një e treta e popullsisë së mëparshme prej 3.3 milionë banorësh është larguar nga vendi që nga viti 1991. Pagat mesatare mujore janë ekuivalente me rreth 750 euro dhe pothuajse një e treta e të rinjve që janë ende në vend, janë të Rama akuzohet vazhdimisht edhe nga opozita shqiptare për kontakte me krimin e organizuar – gjë të cilën ai e mohon.

Kritika i vijnë edhe nga mediat perëndimore. Në një shkrim vitin e kaluar, Der Spiegel shkroi se Rama – pavarësisht korrupsionit në Shqipëri – është i pëlqyer në Evropë, për shkak se e ndihmon në menaxhimin e krizës me refugjatë.

Një ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, Neue Zürcher Zeitung shkroi se “Rama ka ngritur një aparat pushteti, siç e njohin mjaft vende në rajon: Ai është kreu i një partie që kontrollon administratën, gjykatat dhe shumë media”.

Në raportin e sivjetmë, Reporterët pa Kufij vlerësuan se media shqiptare është e prekur nga konflikte interesi. Megjithatë, Shqipëria arriti të ngjitet në pozitën e 80-të, nga e 99-ta në vitin 2024.

Për të ruajtur momentumin që ka, James Ker-Lindsay, profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës, thotë se Shqipëria duhet të vazhdojë të zbatojë reforma të brendshme, edhe kur ato janë sfiduese, dhe t’i mbrojë parimet demokratike, siç janë zgjedhjet e lira dhe mediat e pavarura.

“Të bashkohesh me BE-në nuk do të thotë vetëm t’i përshtatësh rregullat për sigurinë ushqimore apo sistemet financiare. Është po aq e rëndësishme të kesh një ekonomi tregu që funksionon dhe një demokraci që funksionon”, thotë Ker-Lindsay për Exposenë.

Jozwiak, gjithashtu, beson se përparimi i Shqipërisë drejt BE-së është premtues, por i brishtë, dhe thotë se qëndrueshmëria e tij do të varet nga reformat e sinqerta, uniteti politik dhe menaxhimi i kujdesshëm i marrëdhënieve dypalëshe.

Sipas tij, BE-ja e do me ngut një zgjerim, pasi nuk është zgjeruar që nga viti 2013 me Kroacinë, dhe i duhet një sukses.

“Mendoj se Shqipëria dhe Mali i Zi do të anëtarësohen këtë dekadë. Të paktën këto dy vende do të hyjnë, pothuajse pavarësisht nga ajo që bëjnë”, thotë Jozwiak.

Vëzhguesit nënvizojnë se vendet e tjera mund të mësojnë nga përvoja e Shqipërisë, se integrimi në BE kërkon reforma të thella dhe zbatim të tyre, bashkëpunim konstruktiv me institucionet evropiane dhe gatishmëri reale për t’u përshtatur me standardet evropiane.

Kosova, si i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor pa status kandidati, ndoshta mund të ndjejë presion nga ky sukses i Shqipërisë për të hapur rrugën e saj – duke rinisur fillimisht dialogun e bllokuar me Serbinë.

“Duhet t’i tregosh Evropës se je i gatshëm të bashkëpunosh. Në rastin e Kosovës, ky është një mesazh jashtëzakonisht i rëndësishëm, veçanërisht tani, kur marrëdhëniet midis kryeministrit [në detyrë të Kosovës, Albin] Kurti dhe BE-së janë në një pikë aq të ulët”, thotë Ker-Lindsay.

Në një Evropë të trazuar nga sfidat e sigurisë, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shansin të tregojnë pjekurinë e tyre dhe të provojnë se mund të luajnë lojën e madhe… pa prishur gjithçka rrugës. Shqipëria, sipas vëzhguesve, është prova se kjo rrugë është e mundur.

—-

*Valona Tela është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë dhe autore e magazinës së përjavshme televizive ‘Expose’. 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
17 Comments
  • intelektuali says:
    September 28, 2025 at 7:38 pm

    Enveristi Valdrin Xhemaj:

    DO ZOTI QE KOSOVA TE MOS BEHET KURRE SI SHQYPNIA DHE DO ZOTI KOSOVARET TE MOS U BESOJNE GENJESHTRAVE DHE MASHTRIMEVE TE TUA PROPAGANDISTIKE!

    Kur kosovaret kalonin kufirin ne Kohen e Qepes te Enverit i priste FERRI komunist stalinist shqyptar dhe pasi e kuptonin gabimin fatal qe kishin kryer te genjyer dhe mashtruar nga propaganda komuniste e Enver Hoxhes per “vellezerit kosovare” qe ja kishte falur si placke tregu Titos dhe Jugosllavise Komuniste qe ne 1943 ne Mukje dhe i kishte vrare dhe masakruar ne Tivar, pra kur kalonin kufirin per te ardhur tek “vellezerit shqyptar” ne rastin me te mire perfundonin ne mocalishtet e Fierit dhe ne rastin kur protestonin perfundonin ne burgjet e Diktatures Enveriste,

    prandaj:

    Llogjet prej budalli: “…Kosova, si i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor pa status kandidati, ndoshta mund të ndjejë presion nga ky sukses i Shqipërisë për të hapur rrugën e saj – duke rinisur fillimisht dialogun e bllokuar me Serbinë. Në një Evropë të trazuar nga sfidat e sigurisë, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shansin të tregojnë pjekurinë e tyre dhe të provojnë se mund të luajnë lojën e madhe… pa prishur gjithçka rrugës. Shqipëria, sipas vëzhguesve, është prova se kjo rrugë është e mundur…” keto llogje mashtrimi tregoja kalamajve para gjumit te nates, por mashtro kosovaret me propagande enveriste qe tirazhohet nga parate e krimit dhe te droges ne Tirane nga Edi Rama dhe banditet e tij, sepse nje dite me pare Ministrja e Jashtme e Ekuadorit e shpalli Shqypnine si nje shtet te krimit dhe droges, Spiropali e mohoi, por diten tjeter edhe Brazili deklaroi te njejten gje, serialet televizive per krimin dhe drogen e Edi Rames po mbushin Boten me kete fakt tragjik, Mc. Gonigali dhe shitja e cdo llokme te Shqypnise nuk lene asnje dyshim, por edhe raporti i fundit te DASH per Shqypnine, shqyptaret e perjetojne perdite masakren qe po i ben Edi Rama Tiranes dhe Shqypnise: Erion Veliaj nga kryebashkiaku “qe e bente Tiranen te vraponte” ka perfunduar si nje hajdut dhe burgaxhi. Aferat korruptive te Edi Rames i kane kaluar kufijte e BE, kane arritur deri ne SHBA ku i permendet emeri i ndyre i cunit te KILLERIT te Enverit 14 here ne akt-akuzen e Prokurorise amerikane dhe akoma SPAK nuk e ka pyetur per kete afere antiamerikane dhe antishqyptare qe ja ka nxirre faqen Shqypnise.

    KU I SHIKON TI O MUT ENVERIST ARRITJET DHE FITORJET E SHQYPNISE DREJT BE-SE?

    Apo qe i ka falur fusha nafte Deripaskes se Putinit, apo qe i ka shitur Alabarit te Allahut Akbar Portin e Durresit sikur ta kishte prone te Kristaqit duke zeruar investimet e BE ne kete port,

    APO TE KA PAGUAR EDI RAMA QE TE MASHTROSH ME JASHTEQITJE PROPAGANDE ENVERISTE ME PARATE E DROGES DHE TE KRIMIT TE TIJ QE PO TMERRON BOTEN?

    Reply
  • Piro says:
    September 28, 2025 at 8:29 pm

    Kushdo qe ka sy te shohe dhe mend to mendoje e di se edhe neqofte se dikur do tw hyje REALISHT ne BE , qe i bie te ndodhe i bie 40 vjet pas permbysjes se komunizmit nuk do ter jete parparimi ekonomik, drejtesia, demokracia ose sukseset ne luften kunder korrupsionit, por konjunkturat politike dhe gjeostrategjike te kohes qe kerkojne t’i presin rrugen influences se Rusise ne Ballkanin perwndimor.

    Reply
  • demo says:
    September 28, 2025 at 8:45 pm

    Uroj Kosoven te mos mesoje kurre nga Shqipria.Uroj Kosoven te mos ndertoje Ekonomi Fiasko,mbeshtetur ne Para Droge dhe Korrupsioni qe Mafia i pastron ne Lavatricen e Ndertimit si Palermo Toto Riines ne Qeverrine Andreoti.
    Uroj Kosoven te mos i nenshtrohet Presioneve te Serbise,te BE edhe Zotit po deshe,,per Shkatrrimin e Integritetit Territorial te Shtetit te Kosoves,dukke pranuar Zajednica dhe qeverrisje nga Beogradi per minoritetet serbe ne Kosove.Shteti i Kosoves eshte nje i pandare me kufij te percaktuar ndaj Serbise dhe shteteve kufizues, ,
    Uroj Kosoven te mos kopjoje e te mos marre ment e Edi Rames,te dergoje Kufijte Shteterore ne Hage,(si beri Edi Rama me kufijte detare),se ja Shqyen.
    Uroj Kosoven te mos dorzoje Territore ne duar Mafiozesh,qe quhen ne Tirane Investitore Strategjike,si ka dorzuar Edi Raqma gjithe Rivieren shqiptare,Sazan e Zvernec.
    Uroj Kosoven te mos ndertoje Ekonomi Informale,,Turizem apo Han pa porta e te rrije qeveria te numuroje sa hyjne e sa dalin nga Aeroportet dhe Trau doganes.
    Uroj Kosoven te ngreje Industrine Energjitike dhe Industrine e Armatimit,qe eshte Imperative ne kushtet e sotme,.
    Shqiperia e kishte dhe e dergoi per SKRAP,.
    kOSOVA mos shikoje Open Balkana,AI,IA,Diella,Baba Mondi pi raki,se keto jane Lodra te Delirantit te Tiranes per te qene ne Qender te Vemendjes
    kOSOVA PO MORI SHEMBULLIN E SHQIPRISE DO PSOJE SI ITALJANI QE MORI MENT E KRIMINELEVE DHE SHKOI TE KERKOJE PICKEN E SEMES NE SALARINE E TEPELENES,

    Reply
  • Ganua says:
    September 28, 2025 at 8:55 pm

    Ndërsa unë uroj që Kosova të kalojë aty ku i takon brënda kufijve të Sërbisë se na është bërë si morr pidhi ne shqiptarëve .

    Reply
  • Dashi says:
    September 28, 2025 at 9:00 pm

    Demo mavria punon me sezone , deri para dy javësh fliste me lavde e superlativa për Ramën , ndërsa javët e fundit e sulmon Ramën si kundërshtar e armik , edhe pse nuk i ka bërë gjë Rama . Ky sezon sharjesh do të zgjasë deri në fund të dhjetorit , kur demo të marrë shpërblimin 100 mijë lekë .

    Reply
  • Rexha says:
    September 28, 2025 at 9:56 pm

    Rama për Bashkimin kombëtar: Fantazi që s’ka lidhje me realitetin!

    Reply
  • Rexha says:
    September 28, 2025 at 10:02 pm

    Rama nuk ka te drejte te shprehet për Bashkimin kombëtar shqiptar se, sic tha ai, qenka “Fantazi që s’ka lidhje me realitetin!”. Nuk eshte pune e Rames kjo.

    Reply
  • CERCIZ JASHARI says:
    September 28, 2025 at 10:18 pm

    SHQIPERIA SHKOI PER LESH
    E KUPTOJNE DHE GOMARET
    SE HANE KOQEN E ULLIRIT
    JANE TE ZGJUAR KOSOVARET

    HOQEN TE ZITE E ULLIRI
    GJERSA FITUAN LIRINE
    VETES TANI ZOT I DALIN
    SPJERDHIN ME PER SHQIPERINE

    KUR SI QEN TE HA PAS SHPINE
    E KUR HASMIN BEN VELLA’
    PRAPA DIELLIT SHKOFTE VELLAI
    MBI LIRINE ASGJE NUK KA

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    September 29, 2025 at 5:22 am

    Kush eshte autorja e ketyre zhgaravinave,’Diella’-Drane qe ShQIperine dhe Kosoven i konsideron si Prostituta e kush Ka me shume cliente te huaja qe i SHKERDHEJNE!?

    Reply
  • Rexha says:
    September 29, 2025 at 6:34 am

    Per te gjithe ata qe perhapin genjeshtra sipas te cilave Kosova importoka mbi gjoja “mbi 90% mallera serbe, e verteta eshte krejtesisht tjeter.
    Keto jane statistikat zytare te Republikes se Kosoves:
    Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, pesë vendet kryesore nga të cilat Kosova ka importuar më së shumti gjatë viteve 2023 dhe 2024 janë: Turqia, Gjermania, Kina, Shqipëria dhe Greqia.
    Burimi:
    https://www.gazetaexpress.com/shqetesuese-importi-arrin-mbi-5-miliarde-euro-per-nente-muaj-keto-pese-shtete-pushtojne-tregun-tone/
    ..
    Ps,: keq jemi me bilancin tregtar, do te duhej te benim me mire, por nuk jemi ashtu sic thone genjeshtaret per mallerat serbe.

    Reply
  • Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike says:
    September 29, 2025 at 6:58 am

    Ja disa nga mesimet qe mund te nxjerre Kosova prej njeriut ne shi ne foto –
    – te dale neper dyert e Erropes e botes e tu kerkoje ti sjellin refugjatet qe nuk u duhen per ti strehuar atje.
    – tu kerkoje qeverive te Europes e botes ti ndertojne burgje per refugjatet e tyre qe i kane problematike.
    – tu fale vendeve tjera troje nga Kosova ne kembim te nje perqafimi neper foto me politikane te huaj.
    – tu bjere ne gjunje pushtetareve te huaj kur tju zbresin ne Prishtine.

    Reply
  • intelektuali says:
    September 29, 2025 at 7:36 am

    Gazeta DITA:

    Mire qe e qitet nga “brima e miut” dhe ja nxorret me njne fund SURRATIN sorosianes komuniste Valona Tela, por nuk e coni deri ne fund dekonspirimin e bedeleve te George Sorosit te “Radio Free Europe/Radio Liberty” me seli RFE/RL’s Headquarters in Prague. Ja si e dekonspiron intelektuali kete sorosiane qe i thurr levdata “Fitorjeve dhe Arritjeve” te Rilindjes Enveriste te gangsterit Edi Rama:

    “Radio Evropa e Lirë/Radio Liria (RFE/RL) është një organizatë mediatike amerikane e financuar nga shteti që transmeton lajme dhe analiza në 27 gjuhë në 23 vende në të gjithë Evropën Lindore, Azinë Qendrore, Kaukazin dhe Lindjen e Mesme. Me seli në Pragë që nga viti 1995, RFE/RL operon 21 zyra lokale me mbi 500 staf kryesor. Ekipi shërbyes në gjuhen shqipe që nga shtatori i vitit 2001 kryesohet nga sorosiania Arbana Vidishiqi. Ndër të tjerë pjesë e ekipit janë dhe Ariana Kasapolli, Luljeta Krasniqi, Edona Peci, Zijadin Gashi, Patrick Moore (komentues i paguar nga George Soros), Bekim Bislimi. HA-HA-HA! O sa mir meken kosovar! Radio Evropa e Lirë/Radio Liria (RFE/RL) u financua fshehurazi nga CIA deri në vitin 1972. RFE/RL është një korporatë private e mbikëqyrur nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Median Globale, e cila mbikëqyr të gjitha transmetimet ndërkombëtare të mbështetura nga qeveria. Që nga Revolucionet qe cuan ne renien e Murit te Berlinit ne vitin 1989 dhe shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, prania evropiane e organizatës është zvogëluar shume. Më 15 mars 2025, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Median Globale ndërpreu grantet për RFE/RL dhe Radion Free Asia pas një direktive nga administrata Trump pas zbulimeve me abuzime te shumta nga kjo agjenci. Më 18 mars, RFE/RL pa asnje argument shfajesimi lidhurme abuzimet sorosiane paditi USAGM për të bllokuar ndërprerjen e grantit.

    HE MO GAZETA DITA KETA MUTER DHEHAJDUTE TE GEORGE SOROSIT DO TE PROPAGANDAOJNE “ARRITJET DHE FITORJJET” E EDI RAMES NE SHQYPNI DHE DO T’I REKOMANDOJNE KOSOVES TE BEHET NJE SHTET KRIMI DHE DROGE SI SHQYPNIA?

    Reply
  • fjala says:
    September 29, 2025 at 8:07 am

    Ky “intelektuali” pa intelekt, por dhe shpirtkatran ndaj zhvillimit te Shqiperise eshte bere si morr bythe ne faqet e gazetes Dita. Dhe veç kesaj, duket sikur ky eshte njeri i punesuar per kete qellim. Dikur, per njerez si ky qe dalin ne kete forme , kishim nje shprehje: ju ngrohen theriat dhe plasen morrat qe do te thote ketu se liria e mendimit dhe shprehjes qe e ka kthyer ne çthurje, çane derrasat njerezve normale; se ky dhe shoket e tij duket qe jane anormale. Po bej vetem nje sqarim te pa mohueshem real: kur kosovaret largoheshin nga Jugosllavia e Titos dhe arratiseshin ne Shqiperi, shumica e tyre vinin me mision te UDB-ese dhe zbuloheshin nga organet e sigurimit ketu qe ishin te nje niveli me te larte nderkombtar, pohuar keto edhe nga Toni Blere per deshtimet angleze ne Shqiperi. Zakonisht nje pjese te ketyre kosovareve jane sistemuar nga shteti atehershem edhe ne Fier aty ku kane qene pjeshket, tek rrepet qe kalon per ne Vlore. Dhe ishin nje kontigjent i madh, por çfare ndodhte: vriteshin e thereshin me njeri tjetrin dhe po te shkoje para gjykates se Fierit tek kati dyte, çdo dite kishe arrestime, gjyq e polic qe i mbanin nen mbikeqyrje. Kaq per te sqaruar “intelektualin” pa intelekt, ka akoma, por s’kam une kohe. Tani, le ta lexojne ata qe i duan Shqiperise te keqen e saj, se keta jane nje rryme qe drejtohet akoma nga UDB-ja qe dihet edhe ne Shqiperi kush e perfaqeson. Njerezit e ndershem shqiptare te vertete i dine te gjitha, por çfare ti theme une Ali Asllanit qe e ka perjetesuar ne vargje historine e ketyre shqiptareve edhe ne politike qe ne ate kohe?! Prandaj le te lehin keta njerez ashtu si u vjen dhe le te genjejne atje ku u shkon.

    Reply
  • demo says:
    September 29, 2025 at 9:23 am

    E vetmja keshille qe mund ti jape Edi Rama Kosoves,eshte te jape mendimin e tij te vyer per dy Urat e Miqesise midis dy popujve,qe Ndertoi Albin Kurti mbi Iber..Sepse Edi Rama eshte specialist per rruga ura.
    Deshira e Edi Rames per te mos qelluar nga frengjite njeri tjetrin,,Per te ndertuar Urat E Miqesise midis popujve,u plotesua.
    Shko tani prej shiritin Edi Rama!
    Kosovaret qe arratiseshin nga terrori antishqiptar i Rankovicit,per te gjetur strehe ne Shtetin Ame,ishin Atdhetare te vertete.Rane nga shiu ne bresher,se ketu gjeten Xhebrahilin,Sigurimi i shtetit i enver hoxhes u formua,u zmadhua,si metastazat e kancerit serbosllav,,sepse ishte qe ne fillim Filjal i OZNAS Jugosllave.Kontigjenti i Sigurimit shqiptar i merrte detyrat nga UDB Jugosllave.Kthimi dhe arrestimi i shqiptareve te Kosoves vendoseshin nga zyrat e UDB ne Beograd ne baze te marreveshjes se fshehte te dy shteteve per kthimin e te arratisurve.
    Edhe diversioni ndaj Mergates Shqiptare te Kosoves ne Europe ishte me objektiv te njejte ne bashkepunim midis UDB dhe Sigurimit enverhoxhist.Keta shkembenin informacione,sic ka pohur ne intervista edhe Agjenti i kunderzbulimit te KGB UDB ne ambasaden shqiptare ne Paris,Hasan Luci.I gjithe rrjeti agjenteve te Sigurimit ishte derguar nga ministri i Bendshem Kadri Hasbiu ne zyrat e KGB ne Moske,si ben te paditurin Enver Ho0xha ne gjyqin e Kadriut.
    Prandaj mos e trazo mutin e Sigurimit o Fjala,se bie ere.
    Kosovaret e Fierit,te Lushnjes,Te Rrashbullit,Te Fushe Mbretit,,jane shqiptaret qe u perzune nga tokat e tyre gjate Regjimit te Mbbreterise Jugosllave.Mbreti Zog i vendosi ne keto toka,U dha toke,drithe,ndihma per te perballuar jetesen.

    Reply
  • intelektuali says:
    September 29, 2025 at 9:45 am

    @fjala enveriste:

    Laje gojen e kolinoz kur te permendesh intelektualin, sepse ju o DERRA nga Ferma e Kafsheve te Enverit e keni zakon t’i rreshqisni temes se debatit duke u perdredhur si “kurvat ne bordello” me frazeollogji spiunash dhe sigurimsash, tema e debatit qe ka hapur gazeta DITA me kete shkrim rezili dhe turpi te Valona Tela qe gazeta DITA me ne fund e qit si gazetare e stafit te “Evropa e Lire” ne Prage, nje faqezeze manipuluese mashtruese e paguar nga fondacioni Soros, pra tema e debatit qe eshte hedhur per diskutim eshte:

    A DUHET QE KOSOVA TE “MESOJE” NGA SHQYPNIA DHE TE SHESE VERIUN E SAJ DHE TERRITORE TE TJERA KOMBETARE SIC KA SHITUR EDI RAMA PORTIN E DURRESIT, SHENGJININ, BUTRINTIN, SAZANIN DHE ZVERNECIN, APO SIC KA SHITUR NAFTEN E NENTOKES TE “BANKERS PETROLEUM”, FUSHAT E NAFTES TE DERIPASKA I PUTINIT DHE MC. GONIGALI PAS TIJ, A DUKET ALBIN KURTI TE IMITOJE GANGSTERIN EDI RAMA NE QEVERISJEN E TIJ ANTISHQYPTARE?

    Une them qe jo sepse Shqiperia asnjehere nuk ka qene e sinqerte me Kosoven qe nga Mukja 1943, kur Enveri ja shiti Kosoven Titos dhe Jugosllavise, qe nga masakra e Tivarit, kur Enveri bashkepunoi me kasapin e titos Aleksander Rankoviq dhe vrau e masakroi mbi 4000 djem kosovareme nje pabesi te llahtarshme antishqyptare, qe kur internonte ne Fier te gjithe kosovaret qe arratiseshin nga Jugosllavia Komuniste dhe ata qe kundershtonin Diktaturen enveriste i burgoste ne qeli me pranga ne duar dhe kembe, kjo ishte dashnia e Enverit me Kosoven sic eshte dashnia e Edi Rames me Kosoven sot kur deshi ta ndaje me Vucicin si “byreku ne tepsi” duke perdorur bedelin e tyre Hashim Thaci. Degjo ketu o BOLE enveriste se teza qe “…kosovaret vriteshin me njeri tjetrin ne Fier…” eshte teza e sigurimsave te ndeyre te Enverit, kete teze po perdor sot Hashim Thaci i keshilluar nga avokatet e tij ne Hage kur deklaroi: “…Simpatizantet e LDK ne Llapushnik ka vrare njeri-tjetrin…”, por deshmitaret tregojne gjera fare ndryshe, prandaj mbylle HALEN se i vjen era MUT propagande enveriste qe do te justifikojne krimet kunder njerezimit me UDB e Titos, kur po shesin cdo llokme te Vatanit dhe duan qe edhe Kosova te behet nje pacavure si Shqypnia e Edi Rames dhe e gjithe kjo ndyresire me nje shkrim turpi dhe rezili manipulues nga Valona Tela qe gazeta DITA me ne fund e qiti nga kasaforta si gazetare e stafit te “Evropa e Lire” ne Prage, nje faqezeze manipuluese mashtruese e paguar nga fondacioni Soros me qellime antishqyptare ne favor te Serbise ku bythqiri Richard Grenell po ben sekserin e dhenderit te Trump per te ndertuar kulla dhe hotele ne Beograd.

    dhe:

    O BOLE idiote meso se Tony Blair eshte mashtruesi i Parlamentit te Britanise se Madhe dhe eshte perzene me dajak si genjeshtar qe mashtroi Parlamentinme raportin e tij per Irakun, ketij genjeshtari dhe gruas se tij lakmitare i u konfiskuan parate dhe pasurite e vena nga mashtrimi ne fjale dhe kur mbeti pa breke ne bythe gjeti strehe tek Edi Rama si keshilltar.

    Reply
  • Dashi says:
    September 29, 2025 at 12:43 pm

    O demo , po ti i qahesh dhe i jep këshilla Ramës për marrdhëniet midis kosovarëve që vinin nga ish Jugosllavia me sigurimin shqiptar të asaj kohe , kur Rama nuk ishte pjellë akoma ?! Po çfarë vlere kanë këto marrëzira e përralla nga e kaluara për Ramën ?

    Reply
  • no censure chp says:
    September 30, 2025 at 3:30 pm

    u kap koment i perseritur…???
    pse censurohet ky koment qe eshte derguar mbi 4 here ?

    Nuk eshte sekret apo ofendim tashme per zerin e Amerikes apo Europa e lire qe keto mediume nuk kane fare rendesi apo peshe ( me gjuhen e ca komentuesve me siper do thoja qe nuk i pjerdh njeri)
    Diku nga pranvera e1972-it kur stacionet televizive italiane ishin ne kulmin e ndjekshmerise legale ( para festivalit 11-te dhjetorit te atij viti) ne Itali u kendua kenga Parole,parole,parole nga Mina dhe Alberto Lupo dhe ne Shqiperine e asaj kohe ky tog fjalesh u kthye ne sinonim te propogandes fallso ne shoqeri,shkoll apo dikastere..
    Ka shume kohe qe keto mediume qe permenda me lart jo vetem jane pa peshe por dhe te neveriteshme Konkretisht:
    Nese per Ramen qendrojne disa kontribute ne Termetin,Pandemine,Urbanistiken dhe se fundmi turizmin apo “llaxoretë” me lideret europjane,ndersa per drejtesine jo vetem qe ka deshtuar por eshte bere po aq i keq sa Berisha dhe ka ardhur koha qe periudha e dy dekadave te fundit te quhet e monstratures se Ram Berishes.
    Kam bindjen qe nje shumice e cilesuar shqiptaresh jane te pakenaqur deri ne 100% nga Spaku i Rames-Donald Luse dhe Kimetes Bidenit Le te bejme nje krahesim…Krimet dhe tradhetite e Berishes jane miljarda here me te medha se “hajduti xhepave” Erion Veliaj..
    Pra pse Spaku kjo krijese monstroze e Rames-Donald Luse dhe Kimetes Bidenit e trajton si terrorist nje k/bashkiak me faje ordinere dhe mbyll syte para nje super monstre si Usaliu Marikes ?
    Bashkohem me nje pike me “mikin” e Laqivites Trampit qe thote se Shqiperia nuk plotson kushtet per BE…por me nje ndryshim te vogel se nuk plotsohet kushti i prangosjes te Bajlozit te Lugut te Zi te Tropojes qe eshte krijese e euro-atllantikasve te cilet po e mbrojne me cdo cmim biles duke perdhosur ate vend si asnjehere ne historine e atij vendi te bekuar nga zoti por i mallkuar nga aleatet me Salitarin e tyre.
    Me ndryshe nje Sali super kriminel jashte dyreve te burgut dhe Ramortjes me koqeshternguara i fusin Veliun ne burg si terrorist ..per cfare lesh europe te lire dhe BE te flasim ??

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?