Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Tre mln mesazhe në ditë”, çfarë janë platformat Sky dhe Encro Chat? Zv/ministri: Nëse njihni dikë që i përdor, qëndrojini larg
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Tre mln mesazhe në ditë”, çfarë janë platformat Sky dhe Encro Chat? Zv/ministri: Nëse njihni dikë që i përdor, qëndrojini larg
AktualitetKronike

“Tre mln mesazhe në ditë”, çfarë janë platformat Sky dhe Encro Chat? Zv/ministri: Nëse njihni dikë që i përdor, qëndrojini larg

Published: December 6, 2023
Shpërndaje

Besfort Lamallari, zv/ministër i Brendshëm, sqaroi në “Dita Jonë” se çfarë janë platformat Sky dhe Encro Chat.

“Janë platforma të krijuara fillimisht për të ofruar anonimitet dhe siguri të informacionit të shkëmbyer, për ata persona që në një moment të caktuar kishin probleme me policinë. Fillimisht doli Encro Chat, por me hakimin e tij, pjesa dërrmuese e përdoruesve kaluan në Sky. Këto janë me pagesa shumë të larta. Encro Chat llogaritet të kishte rreth 60 000 përdorues, ndërsa Sky rreth 170 000. Ka pasur 3 milionë mesazhe në ditë vetëm në Encro. Ajo çfarë ndodhi është që në qershor të këtij viti, autoritetet kishin përpunuar 150 milionë mesazhe. Bëhet fjalë për mesazhe të koduara dhe që është e vështirë të kuptohen”, shpjegoi Lamallari.

Sipas tij, Shqipëria është një nga vendet që ka marrë menjëherë masa me formularët e vetëdeklarimit, ku policët kanë kohë 30 ditë për të treguar se çfarë celulari kanë përdorur.

- Publicitet -

“Përdorimi i këtyre platformave nuk ka pasur rregullim ligjor në vendet e BE-së, vetëm tani ka nisur. Por, ajo që është e rëndësishme të kuptojmë është që çdo punonjës policie duhet të deklarojë telefonin që përdor. Nëse ka telefon të përdorur që nuk është deklaruar në formular, do të thotë që ka informacion të paplotë. Kjo përbën deklarim të rremë dhe shkak për ndjekje penale. Ata që deklarojnë përdorimin e platformave të tilla, duhet të thonë pse e kanë përdorur. Nëse njihni dikë që i përdor këto platforma, duhet të qëndroni larg tij. Janë platforma që kushtojnë, nuk justifikohet përdorimi i tyre për kapriço të vogla. 1000 euro kushton Encro dhe 1500 euro abonimi 6-mujor”, theksoi më tej zv/ministri.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Polici dhe Gardë pranë resorteve: KISH nxjerr në garë Dhërmiun dhe Palasën
  • Në arrati prej disa vitesh, Kushtetuesja prish vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-shefin e Antidrogës
  • E FUNDIT: Refit Buzi vret veten, disa orë pasi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën
  • Hodhën sende të forta në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë
  • Buffon e mbyll me Kombëtaren e Italisë: Nuk janë më kushte për të vazhduar

Komentet e Fundit

  1. Indriti on Aritmetika e fshehur pas fjalëve
  2. tarasi on “Kam sjellë me vete dy dokumente…” Rama thotë se do bëjë kthesë dhe “do skanohet” ligji për Zonat e Mbrojtura
  3. Wrzzt on BKH në banesën e biznesmenit të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut
  4. Anonymous on BKH në banesën e biznesmenit të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut
  5. Arlinda Ymeraj on Ylli Manjani: Të isha në vendin e gardistëve, do t’ia fusja me shpullë turinjve Agron Shehajt

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?