Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tritoli në banesën e punonjëses së Doganave, çfarë fiksuan kamerat e sigurisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Tritoli në banesën e punonjëses së Doganave, çfarë fiksuan kamerat e sigurisë
KronikeLajmi i fundit

Tritoli në banesën e punonjëses së Doganave, çfarë fiksuan kamerat e sigurisë

Published: March 25, 2024
Shpërndaje

Detaje të reja dalin nga shpërthimi me tritol në orët e para të mëngjesit të sotëm (24 mars) në banesën 62-vjeçares Frida Sala në Shkodër. Një person me skafandër në kokë ka hedhur lëndën plasëse në portën e oborrit të banesës rreth orës 03:40 dhe është larguar nga vendngjarja.

Nga shpërthimi raportohet se ka pasur vetëm dëme materiale ku është shkatërruar porta kryesore, dera e shtëpisë, muret dhe dritaret janë thyer dhe një automjet që ndodhej i parkuar është dëmtuar.

Në momentin kur u hodh ekspozivi brenda banesës ka qenë 62-vjeçarja së bashku me djalin dhe bashkëshortin.

- Publicitet -

Në kamerat e sigurisë është fiksuar momenti kur autori mbërrin me një motor dhe pasi hedh lëndën plasëse largohet me shpejtësi. Nga kamerat, policia nuk ka arritur që ta identifikojë autorin deri më tani për shkak se mbante skafandër në kokë.

62-vjeçarja Frida Sala raportohet se punon në pikën kufitare të Hanit të Hotit, ku peshon mallrat që hynë e dalin në doganë. Në dëshminë e dhënë ajo ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd. Frida Sala është shpehur se kur ndodhi shpërthimi ishin zgjuar dhe po bëheshin gati për të ngrënë vaktin e syfyrit duke qenë se agjërojnë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.

62-vjeçarja del në pension për pak muaj dhe policia për momentin nuk e lidh ngjarjen me punën e saj. Policia ka marrë në pyetje edhe djalin e saj, Dori Sala, i cili po ashtu ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe se nuk e di se kush mund të jenë autorët.

Ky i fundit punon në një kompani interneti dhe nuk njihet si një person problematik. Vëllai tjetër ndodhet në Itali dhe punon si shofer kamioni. Deri më tani për policinë është i paqartë motivi i kësaj ngjarje.

E gjithë familja bashkë me komshinjtë në një rrugicë të vogël në lagjen “Tom Kola” në Shkodër janë tronditur nga ky shpërthim i fortë i cili është dëgjuar në gjithë atë zonë.

Policia dhe prokuroria e Shkodrës vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të ndodhur në Shkodër.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  • Gazetarja britanike replikon me Ramën: KE e shqetësuar për anëtarësimin e Shqipërisë, dukeni i prekur nga akuzat
  • Pikëpyetjet e arrestimit të Ermal Beqirit në Francë: Çfarë mund të kuptohet nga pajisjet e dyshimta GPS që kishte me vete
  • Trump takohet me Zelenskyn dhe Netanyahun në Uashington, Shtëpia e Bardhë: Pozitive dhe produktive
  • Reforma territoriale, KiE kundër skenarëve të qeverisë për centralizimin e pushtetit vendor

Komentet e Fundit

  1. Detari on Pikëpyetjet e arrestimit të Ermal Beqirit në Francë: Çfarë mund të kuptohet nga pajisjet e dyshimta GPS që kishte me vete
  2. objektivitet on “Si ta vrasësh Melania Trump”, Irani publikon videon tronditëse për eliminimin e Zonjës së Parë të SHBA-së dhe djalit të saj
  3. 45 VJET SHQIPERI SOCIALIST-TALLONISTE on Shehaj ‘rrëmbeu’ dokumentin e huasë, Rama: Iku me vrap si ballistët që vidhnin pula në kotec
  4. Tirana 1967 on Procedura nuk është automatike: Si do ekstradohet në Shqipëri i akuzuari i miliona eurove të zhdukura të AKSHI-t
  5. Ethem Lalaj on Shehaj ‘rrëmbeu’ dokumentin e huasë, Rama: Iku me vrap si ballistët që vidhnin pula në kotec

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?