Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trump drejt tërheqjes si ndërmjetës i paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, fajëson BE-në
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Trump drejt tërheqjes si ndërmjetës i paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, fajëson BE-në
BoteLajmi i fundit

Trump drejt tërheqjes si ndërmjetës i paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, fajëson BE-në

Published: September 1, 2025
Shpërndaje

Dy javë pas takimit mes Donald Trump dhe Vladimir Putin në Alaskë, presidenti amerikan po jep sinjale të qarta se një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës mund të mos jetë më prioritet i tij.

Në një intervistë për median konservatore Daily Caller, Trump tha se “është e mundur që ata (rusët dhe ukrainasit) duhet të luftojnë edhe pak… të vazhdojnë këtë luftë të marrë”, duke e cilësuar momentin aktual si të papërshtatshëm për negociata.

Nga entuziazmi në zhgënjim

- Publicitet -

Vetëm pak ditë më parë, Trump kishte shpallur nismën e tij për një takim dypalësh mes Putin dhe Zelensky, si vazhdim i një samiti të zhvilluar më 18 gusht me pjesëmarrjen e liderëve evropianë. Por që prej asaj kohe, qëndrimi i tij ka ndryshuar ndjeshëm.

Në fillim të javës, ai u shpreh se “duhen dy për të kërcyer tango”, ndërsa të martën, në një mbledhje me kabinetin, nuk fshehu nervozizmin: “Gjithçka është teatër… vetëm budallallëqe”. Ndërkohë, pas një sulmi të përgjakshëm rus që la 25 të vrarë, përfshirë 4 fëmijë dhe goditi edhe zyrat e delegacionit të BE-së në Ukrainë, zëdhënësja e tij, Karoline Leavitt, tha se “Presidenti nuk është i kënaqur me këto zhvillime, por as i befasuar”.

Mundësi për një takim mes liderëve?

Në të njëjtën intervistë të së premtes, Trump hodhi idenë se një takim trilateral mes tij, Putin dhe Zelensky mund të jetë ende i realizueshëm. “Ndonjëherë njerëzit thjesht nuk janë gati“, tha ai, duke krahasuar situatën me dy fëmijë që zihen në një park lojërash: “Në fillim nuk duan të ndalen, por pas pak lodhen dhe pranojnë të ndalen”.

A do të tërhiqet Trump?

Në prapaskenë, administrata amerikane po shqyrton seriozisht mundësinë e tërheqjes nga roli i ndërmjetësuesit, për shkak të mungesës së përparimit dhe përplasjeve me aleatët evropianë. Sanksione dytësore apo tarifa tregtare masive janë gjithashtu në tryezë, si “plan B”, nëse Rusia nuk shfaq vullnet për paqe.

Sipas CNN dhe Axios, Trump po konsideron që thjesht “të rrijë mënjanë” dhe të mos ndërhyjë më, derisa palët të tregojnë “më shumë fleksibilitet”. Por një afat i qartë nuk është vendosur. Edhe pse më 22 gusht ai tha se do të marrë një vendim brenda “dy javësh”, kjo nuk është hera e parë që përdor një afat të tillë pa ndjekur ndonjë veprim konkret më pas.

“Do të vendosim nëse do të ketë sanksione, tarifa doganore, ose nuk do të bëjmë asgjë dhe thjesht do të themi: kjo është beteja juaj,” deklaroi Trump.

Trump fajëson disa vende evropiane për dështimin e negociatave

Sipas burimeve të Axios, disa nga këshilltarët e Trump në Shtëpinë e Bardhë fajësojnë liderët evropianë, jo Putinin, për dështimin e përpjekjeve të paqes. Ata pretendojnë se disa vende të BE-së fshehurazi kanë minuar negociatat, duke inkurajuar Zelensky-n të ketë pritshmëri jorealiste për çështjen territoriale dhe të shpresojë për një marrëveshje më të favorshme më vonë.

Një zyrtar amerikan tha se “britanikët dhe francezët kanë qenë konstruktivë”, por se disa vende të tjera evropiane duan që SHBA të mbajë barrën kryesore të luftës, ndërsa vetë hezitojnë të përfshihen seriozisht.

Presioni nga baza politike

Në këtë moment, vetë elektorati i Trump është i ndarë: krahu nacionalist-populist MAGA kërkon që SHBA të mos përfshihet në një konflikt që “nuk është lufta jonë”, siç e përshkroi edhe vetë Trump. Por ai theksoi se mbështetja për Evropën mund të vazhdojë në formën e garancive të sigurisë ajrore, dhe përmendi me kënaqësi faktin që NATO po paguan për armët amerikane që shkojnë në Ukrainë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Llaf Dibre says:
    September 1, 2025 at 11:17 am

    Keshtu tha edhe Putini, çashtu tha edhe Trampi – ” fajin e ka Europa”. Po Kina ç’thote? Kina thote pa fole fare…; ndersa Europa flet e flet dhe s’thote asgje…

    Reply
  • Artan says:
    September 1, 2025 at 11:52 am

    Dhe si do ti veje filli kesaj pune,o Llaf Dibre. Apo si thote ajo kenga: Ku po shkon kjo bote nuk e di asnjeri,nuk e di as une,nuk e di as ti.

    Reply
  • Humoristi says:
    September 1, 2025 at 12:03 pm

    Vetem te marret paten besim se Ducja do ta krhente ne rruge te mbare HitlerinPartizanet italjane e varen Ducen ne veri te Italise.Ameriksnet vazhdojne ta degjojne rrenat e Duces se tyre!?

    Reply
  • Igor says:
    September 1, 2025 at 3:20 pm

    Ky njeri e ka humbas orjentimin psyqik ku dje tha Avinet Amerikane dota mbrojne ajrin ne Ukraine si garancion,por nuk tha sesa kushton ,sot e ka fajin Evropa pse nuk blejne mjafte arme Amerikane per ta ndihmuar Ukrainen ,dote jete mire ku bota te ndahet ne dy blloqe si e deklaroj Stalini ,te mjerit banoret e Evropes cfare cmimi dote paguajn per mbrojtjen dhe ndertimin e Ukraines ,kurse vet nuk munden te paguajne qerate kjo eshte Idea e asaj shtrige Ursulla van der laijen.

    Reply
    • ¿? says:
      September 1, 2025 at 3:51 pm

      Igoro ti shkruaje komentin ne gjuhen e nones, dmth rusisht, me siguri do te kuptohesh me mire se cfare do te thuash.

      Reply
  • pilo Lala says:
    September 1, 2025 at 4:12 pm

    Kina vazhdon te fitoje nga kjo lufte.
    Blen Nafte me cmim te lire, shet paisje lufte, eksporton ushqime te konservuara per luften

    Reply
  • Sul Koburja says:
    September 1, 2025 at 10:18 pm

    Trump nuk mund te luaje si te doje,jam ndermjetes,jo nuk jam ndermjetes.Kjo nuk e ndihmon autoritetin e shtetit amerikan dhe as situatat qe kerkojne pra fjalen e Amerikes.Nuk ka nje here te du dhe pastaj nuk te du.
    Qendrim pa bythe

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • “Nuk duam që të rinjtë të përfundojnë si ne” – Shqiptari nga Frankfurti, 30 orë me makinë për të ardhur në protestë
  • Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  • “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish

Komentet e Fundit

  1. K R on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  2. Right Side on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  3. Hamza 🤮🤮 Rama 🤮🤮 PISI on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  4. Reshit Lala on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Anonymous on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?