Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trump emëron ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në BE, kush është Andrew Puzder?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Trump emëron ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në BE, kush është Andrew Puzder?
BoteLajmi i fundit

Trump emëron ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në BE, kush është Andrew Puzder?

Published: January 23, 2025
Shpërndaje

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se ka emëruar Andrew Puzder, i cili ka shërbyer si drejtor ekzekutiv i rrjetit të restoranteve fastfood ‘CKE Restaurants’, për postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Bashkimin Evropian. Vendimi vjen një ditë pasi udhëheqësi i ri amerikan u zotua të godasë BE-në me tarifa.

Puzder u propozua për të qenë sekretar i Departamentit të Punës gjatë administratës së parë të zotit Trump, por u tërhoq mes shqetësimeve se nuk do të mund të siguronte mjaftueshëm vota në Senat për t’u konfirmuar. Presidenti Trump thotë se defiçiti tregtar mes SHBA-së dhe BE-së është në nivele shqetësuese.

“Bashkimi Evropian është shumë, shumë i keq për ne“, tha ai të martën, duke përsëritur komentet e bëra ditën kur mori detyrën.

- Publicitet -

“Ndaj tarifat janë e vetmja mënyrë për të patur drejtësi“.

Presidenti Trump i dha zë shqetësimit të tij mbi tarifat gjatë komenteve për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë pasi mori detyrën, por nuk vendosi menjëherë tarifa siç kishte premtuar gjatë fushatës së tij. Zoti Trump ka kërcënuar gjithashtu me tarifa Meksikës, Kanadanë dhe Kinën.

“Andy do të bëjë një punë të shkëlqyer duke përfaqësuar interesat e kombit tonë në këtë rajon të rëndësishëm“, tha presidenti ndërsa njoftoi emërimin e tij për ambasador të SHBA-së në BE.

Kur u emërua si sekretar i Punës gjatë administratës së parë Trump, zoti Puzder ishte në qendër të një vorbulle polemikash, ankimesh e konfliktesh të mundshme. Në vitin 2017 ai pranoi se ai dhe bashkëshortja e tij kishin punësuar një person padokumente. Ai u përball gjithashtu me një mori ankesash dhe çështjesh ligjore të ngritura nga punonjës kundër bizneseve të tij. Puzder ka shërbyer si drejtor ekzekutiv i ‘CKE Restaurants’, nga viti 2000 deri në 2017.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Arben Tashko says:
    January 23, 2025 at 8:03 pm

    Tarifat ne kete rast kane qellim te ballancojne
    situatat ekonomike kur ndodhin cekuilibrime
    “Jo te Vogla” ,
    Qe sjellin fitime nga njera ane dhe humbje nga
    krahu tjeter, ne menyre te padrejte.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • PS do të miratojë me votat e veta Hartën e re Territoriale, më 8 tetor shkrihen 15 bashki
  • Zbulimi shokues në Amerikë, raporti “Flas me AI” gati sa nuk shkaktoi luftën SHBA-Kinë
  • Identifikohen tri viktima nga varrezat në Zubin-Potok, Kurti: I përkasin “Grupit të Intelektualëve”
  • BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
  • Veliaj propozon shpalljen ‘Qytetarë Nderi’ të Tiranës Thaçin, Krasniqin, Veselin e Selimin

Komentet e Fundit

  1. xhaxhi moderatori on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  2. Prometheus on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  3. Kur PhD=plagjiaturë: Përgjegjësia? on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  4. nastradini on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  5. Gezimi on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?