Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka vënë në dyshim gatishmërinë e tij për ta mbështetur aleancën ushtarake perëndimore, duke thënë se nuk do t’iu shkojë në ndihmë aleatëve të NATO-s, nëse ata nuk paguajnë mjaftueshëm për mbrojtjen e vet.
“Është gjë e logjikshme, apo jo?”, tha Trump për gazetarë në Zyrën Ovale të enjten.
“Nëse ata nuk paguajnë, unë nuk do t’i mbroj. Jo, nuk do t’i mbroj ata”, theksoi ai.
Trump nënvizoi se ai e kishte ndarë qëndrimin e njëjtë me aleatët e NATO-s edhe gjatë mandatit të tij të parë si president, 2017-2021, çka i kishte nxitur shumicën e vendeve t’i rrisnin shpenzimet ushtarake. Por, Trump tha se këto shpenzime janë të pamjaftueshme.
“Ata duhet të paguajnë më shumë”, shtoi ai.
Gjatë mandatit të tij të parë, Trump nguli këmbë që vendet anëtare të NATO-s t’i rrisnin shpenzimet ushtarake në 2 për qind të bruto prodhimit të brendshëm (GDP). Shkalla prej 2 për qind ishte zotim i vitit 2014 për t’u arritur brenda dhjetë vjetëve pasuese. Të paktën 24 vende e kanë përmbushur këtë kërkesë, megjithëse Trump ka sugjeruar që ky prag duhet të rritet në 5% të GDP-së. Por, shumë vende anëtare kanë thënë se kjo do të ishte e pazbatueshme ekonomikisht.
Vetëm Polonia i afrohet 5 përqindëshit, ndonëse Estonia dhe Lituania kanë lënë të kuptohet se edhe ato do t’i rrisin shpenzimet në këtë shkallë. Pavarësisht qëndrimeve të fundit, Trump në shkurt ritheksoi përkushtimin e tij ndaj nenit 5 të mbrojtjes së ndërsjellë të NATO-s, duke folur së bashku me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer. Ky qëndrim u përsërit disa herë – si publikisht ashtu edhe privatisht – nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë një takimi të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, në shkurt.
SHBA-ja ka një personel ushtarak prej rreth 100.000 vetash në Evropë, kryesisht në Gjermani, Itali dhe Britani. NATO-ja u themelua nga Shtetet e Bashkuara dhe 11 vende të tjera për ta kundërshtuar agresionin sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore. Sot, aleanca i ka 32 anëtarë dhe përfshin shumë vende që dikur ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik ose nën sferën e ndikimit të tij.
Trump pretendoi se vendet e tjera nuk do ta ndihmonin SHBA-në në rast nevoje, pavarësisht se hera e vetme kur është aktivizuar neni 5 ishte kur u përcaktua se Shtetet e Bashkuara u sulmuan më 11 shtator 2001.
“E dini cili është problemi më i madh që kam me NATO-n? Unë, sinqerisht, i njoh shumë mirë këta djem. Janë miqtë e mi. Por, nëse Shtetet e Bashkuara do të ishin në telashe dhe do t’iu telefononim atyre dhe do të thoshim, ‘kemi një problem, Francë. Kemi një problem, disa të tjerë nuk do t’i përmend’. A mendoni se ata do të vijnë të na mbrojnë? Do të duhej. Nuk jam aq i sigurt”, tha Trump.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, iu përgjigj Trumpit, duke thënë: “Ne jemi aleatë besnikë dhe të përkushtuar”.
“Mendoj se kemi të drejtë të presim të njëjtën gjë”, tha Macron, duke përmendur raste historike të bashkëpunimit ushtarak franko-amerikan që nga Lufta Revolucionare Amerikane.
Franca dhe Amerika “gjithmonë kanë qenë pranë njëra-tjetrës”, theksoi ai. Më 5 mars, Macron tha se është i hapur për bisedime për shtrirjen e ombrellës bërthamore të Francës në vendet aleate të Parisit në kontinent, përballë agresionit rus dhe shqetësimeve rreth qëndrimit të SHBA-së për mbrojtjen e Evropës. Ndërkohë, Trump sugjeroi gjithashtu shfrytëzimin e përkushtimit të SHBA-së ndaj NATO-s si mjet presioni në luftën e tij tregtare, në përpjekjen për t’i shënjestruar ato që ai i ka cilësuar si politika të padrejta tregtare nga vendet evropiane.
REL
Zarbat e Europes jeni mesuar ju te kafshoni viktimat,,jeni mesuar te fshiheni pas gaxhoit.Srebrenica dhe Rajcaku jane Vepra Juaj. Ne vend qe te penalizoni Agresorin serb,bete te kunderten.Fajesuat viktimat e represionit serb dhe viktimizuat Agresorin me Rezolutat e Dik Martyt.Lejuat ushtrine e paramilitareve serbe te spastrojne Ethnikisht Mitrovicen dhe tani i versuleni Kosoves perse vendos shtet ne Mitrovice.Ate Francen e doja ne kufi me Rusine,jo me oqeanin Atlantik.
Armatosuuu Kosove,se edhe per deshtimin e tyre ne Ukraine,,Ty do te fajesojne,.
Armatim,Armatim,Armatim,.
Po perseritet Historia,,Nuk jemi ne 2025,por ne 1878..Humbja nne Frontin Bullgar nuk e preku Fuqine Humbese, Te gjitha demshperblimet e Luftes rane mbi trojet Shqiptare.Kosove,Malesi,Bregdet.Asnje port ne Detin e Zi,asnje pellembe toke ne Bullgari nuk humbi Turqia Atje ku u be lufta ne Bullgari.
Europa ka njet te na beje KURBAN PER UKRAINEN.
Ata te cilet e krijuan paktin NATO,ishin mendjet e arta qe e vleresonin rusine cariste ,si nje rrezik real per mbare njerezimin…Sot trump nuk e ka ate qellim ,me arsye te mykura tenton ta bindi njerezimin se duhet te rritet shpenzimi tek cdo shtet.Shum dakord ,por ja si vin situata qe del nje trump ne arenen nderkombetare dhe thote: SHBA nuk ndihmon nuk rrezikon,prish mareveshjet te po SHBA me Ukrainen …dhe me qesharakja eshte; do ti kerkojme ndihme Frances ose…por ato nuk na ndihmojne.Po perse i nevoitet ndihma e te tjereve trumpit ,kur SHBA eshte epiqendra e mbare botes.Mendoj se trump ka nevoje per te gllaberuar Canadane!Greenland..prandaj ka keto ide?Eshte jashte cdo norme njerezore,cdo ligji i sanksionuar nga e drejta nderkombetare nje veprim i tille.SHBA e meoarshme ishte dhe do mbesi YLLI NDRICUES NE BOTE.Per ate AMERIK ka nevoj bota qe te udhehiqet ,me ato parime interesa njerezore…
Cdo njeri me mend ne koke e gjen logjike dhe ABSOLUTISHT dashamirese keshillen e Trampit qe Evropa te paguaj aqq sa duhet per mbrojtjen e saj. Qytetaret e BE, duke perfshire Francen por edhe shtete te falimentuara si Greqia, kalojne cdo vit mesatarisht 38 dite pushime te paguara, kurse qytetaret amerikane vetem 14 dite. Perse te mos heqe edhe Evropa ca nga keto lukse e me parate e kursyera te krijoje mbrojtjen qe i nevojitet te mbrohet nga Rusia, kur kjo e fundit ka profhim vjetor 7 here me te vogel se Rusia?
Asnje njeri i arsyeshem nuk mund te thote se SHBA duhet te paguaj per te mbrojtur BE-ne, qe ka nje prodhim vjetor te barabarte me SHBA. Po te kurseje edhe Evropa si Amerika mund te mbrohet vete nga Rusia.
Cdo njeri me mend ne koke e gjen logjike dhe ABSOLUTISHT dashamirese keshillen e Trampit qe Evropa te paguaj aqq sa duhet per mbrojtjen e saj. Qytetaret e BE, duke perfshire Francen por edhe shtete te falimentuara si Greqia, kalojne cdo vit mesatarisht 38 dite pushime te paguara, kurse qytetaret amerikane vetem 14 dite. Perse te mos heqe edhe Evropa ca nga keto lukse e me parate e kursyera te krijoje mbrojtjen qe i nevojitet te mbrohet nga Rusia, kur kjo e fundit ka profhim vjetor 7 here me te vogel se BE?
Asnje njeri i arsyeshem nuk mund te thote se SHBA duhet te paguaj per te mbrojtur BE-ne, qe ka nje prodhim vjetor te barabarte me SHBA. Po te kurseje edhe Evropa si Amerika mund te mbrohet vete nga Rusia.
Duket se Franca Po pranon lidershipin Amerikane dhe
Do I rrisi shpenzimet e mbrojtjes ne 3,4 apo 5 perqind.
___________________________________________________
Nje ide qe me ben te ndjehen optimist.
____________________________________________________
Po ta bejne edhe shtetet e tjere te Europes te njejten gje
Zona Euro-Atllantike do fuqizohet shume dhe permiresimi
I maredhenieve me Rusine do e shkarkojne nje pjese te
madhe te kotradiktave ne gjirin e Nato, ne raport me
Rusine dhe gjetjen e nje mirekuptimin strategjik dhe
ekonomikne edhe me Rusine, keto momente
historike per, zonen Euro Atlantike.
Po te hecin punet mire do shtohen mundesia, qe dhe
Kina te mare pergjegjesi per tu koordinuar me
Super fuqine me te madhe te bote qe mund te krijohet
nga harmonizing i interesave te Amerikes, Rusise dhe
kur ti vije koha se bashku me Kinen te mbajne rendin
Boteror.
Kjo nuk mund te arrihet menjehere, por ka rendesi te
konsiderohet si drejtimin me optimal qe gjerat, ne
shumicen e dimensjoneve te funksjonoje ne menyre
normale.
Kete Arben Ndryshkun duhet ta propozojne per Secretar Gjeneral te OKBse mer vlla. Si i kupton dhe ana-izon ky fenomenet zor se e ben njeri tjeter. Eshte perfekt ne dhenien e keshillave per te medhenjte e botes. Bravo Arben Ndryshku, vazhdo keshtu, te pret nje kar-iere e fuqishme.
@Arben Tashko:
Para disa javesh isha ne France me beri pershtypje se situata ishte jashte kontrollit, francezet pas ores 18.00 futeshin ne shtepite e tyre mbyllnin deren me dryna dhe kangjella hekuri dhe nuk guxonin ta nxirnin hunden jashte, ne farmaqi nuk gjen ilacet me elementare shume me keq se ne Shqypni, Macroni sipas exit-polleve te fundit gezon vetem 10 % popullaritet tek francezet dhe tani del si gjeli maje plehut per te permisuar imazhin e tij dhe hedh ne lufte Bombat Atomike kunder Rusise se Putinit kur ka dhene vetem kacidhe ndihma per Ukrainen dhe nuk po ushqen dot shtetasit e tij.
KJO ESHTE SITUATA
Po deshe hidhu deri ne Paris qe te bindesh vete me syte e tu.