Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trump: Kam dëgjuar se Putin dëshiron të më takojë, do ta realizojmë sa më shpejt
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Trump: Kam dëgjuar se Putin dëshiron të më takojë, do ta realizojmë sa më shpejt
BoteLajmi i fundit

Trump: Kam dëgjuar se Putin dëshiron të më takojë, do ta realizojmë sa më shpejt

Published: January 24, 2025
Shpërndaje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të takohet menjëherë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për ta arritur një marrëveshje e cila i jep fund pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

“Nga ajo çfarë kam dëgjuar, Putini dëshiron të më takojë, dhe do ta bëjmë sa më shpejt që është e mundur. Unë do ta takoja menjëherë”, tha Trump për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë të enjten.

Trump theksoi se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka thënë atij se është i gatshëm për ta bërë një marrëveshje për përfundimin e luftës. Ndërkohë, duke folur përmes video-lidhjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Trump tha të enjten se dëshiron ta takojë Putinin së shpejti, duke shtuar se përpjekjet e SHBA-së për ta siguruar një marrëveshje për paqe kanë filluar, por nuk dha hollësi.

- Publicitet -

Gjatë fushatës presidenciale të vitit të kaluar, Trumpi thoshte vazhdimisht se do t’i jepte fund shpejt luftës dhe këtë e përsëri edhe pak ditë para se ta merrte detyrën. Tani, ai thotë se mund të nevojiten muaj për këtë. Ndërkohë, edhe Zelensky foli në Forumin Ekonomik Botëror, ku tha se nevojiten një forcë paqeruajtëse me 200.000 trupa për ta siguruar për ta garantuar çfarëdo marrëveshje armëpushimi me Rusinë në të ardhmen

Ai shtoi se një forcë e tillë paqeruajtëse do të ishte vetëm njëra nga pjesët e garancive të përgjithshme të sigurisë që do t’i nevojiteshin Kievit, në rast se fillojnë bisedimet për armëpushim me Putinin. Më herët, Zelensky tha për Bloomberg News se për të qenë efektive një forcë paqeruajtëse, pjesë e saj duhet të jenë patjetër edhe trupat amerikane.

“Nuk mund të jetë pa Shtetet e Bashkuara”, tha ai për Bloomberg.

“Së pari, askush nuk do të rrezikojë pa Shtetet e Bashkuara. Së dyti, kjo mund ta ndajë NATO-n, t’i ndajë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Është ëndërr e Putinit ta ndajë këtë aleancë”, shtoi ai.

Një forcë paqeruajtëse prej 200.000 trupash do të ishte përpjekje e paparë për Evropën, shumë më e madhe se forcat individuale të shumicës së kombeve. Misioni ndërkombëtar i udhëhequr nga NATO-ja në Bosnje e Hercegovinë arriti kulmin në vitin 1996 me 60.000 trupa, rreth një e treta e tyre nga Shtetet e Bashkuara.

Zelensky tha se një forcë kaq e madhe ndërkombëtare do të ishte e nevojshme duke pasur parasysh se personeli i Ushtrisë së Rusisë tejkalon shifrën prej 1.5 milion, ndërsa Ukraina ka vetëm gjysmën e këtij numri. Vendosja e një force të huaj ushtarake në Ukrainë po diskutohet me vende që mund të jenë të gatshme të marrin pjesë, tha Zelensky gjatë një konference për shtyp me kryeministrin britanik, Keir Starmer, më 16 janar.

Shtypi britanik raportoi gjithashtu se Starmer dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë biseduar për mundësinë e dërgimit të ushtarëve në Ukrainë si një forcë paqeruajtëse pas arritjes së ndonjë marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës. Sekretari i ri amerikan i Shtetit, Marco Rubio, bisedoi me telefon më 23 janar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe diskutoi rëndësinë e përfundimit të luftës në Ukrainë.

Departamenti i Shtetit tha se Rubio gjithashtu riafirmoi angazhimin e SHBA-së ndaj NATO-s pasi Trump tha se “nuk është i sigurt” nëse Shtetet e Bashkuara duhet të shpenzojnë ndonjë gjë për aleancën, ndërsa i shtyu vendet e tjera anëtare t’i rrisnin shpenzimet për mbrojtjen deri në 5 për qind të PBB-së. Zelensky tha se ekipi i tij është “aktualisht në proces” të organizimit të një takimi ballë për ballë me Trumpin, i cili e nisi mandatin e dytë më 20 janar.

Në ditët e fundit, Trumpi ka bërë komentet më të ashpra deri më sot ndaj Putinit, për të cilin shpesh ka folur me admirim. Më 22 janar, Trumpi, duke iu drejtuar homologut të tij rus me emër, paralajmëroi Moskën se do të përballet me tarifa, taksa dhe sanksione të reja “të larta” nëse nuk e ndalë shpejt pushtimin e plotë të Ukrainës.

Një ditë më herët, ai sugjeroi se do të vendoste sanksione shtesë ndaj Rusisë, nëse Putini nuk do të pranonte bisedimet për paqe për t’i dhënë fund luftës. Dhe më 20 janar, në ditën e parë pas marrjes së mandatit të ri, Trump tha se Putini po e “shkatërron” Rusinë duke mos pranuar të bëjë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

“Ai duhet ta bëjë një marrëveshje. Mendoj se po shkatërron Rusinë duke mos e bërë një marrëveshje”, tha Trump.

Rusia i ka derdhur qindra miliarda dollarë për luftën, ka pësuar rreth 700.000 viktima dhe ka zemëruar fqinjët e saj, derisa gjithashtu ka sakrifikuar tregun fitimprurës evropian të gazit dhe qasjen në tregjet financiare perëndimore, gjë që ka çuar në rënien e vlerës së rublës. Kremlini po e shpenzon rreth 40 për qind të buxhetit të tij për ushtrinë dhe po has në vështirësi të mëdha për ta frenuar inflacionin pavarësisht normave të interesit mbi 20 për qind. Lufta në Ukrainë filloi në vitin 2014 me pushtimin dhe aneksimin e paligjshëm të Gadishullit të Krimesë nga Kremlini dhe u përshkallëzua me pushtimin e plotë të saj nga Rusia në shkurt 2022.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Phoenix says:
    January 24, 2025 at 1:48 pm

    Ky po e ben si ai Mafiozi Korleone te filmi Godfather. Kam degjuar qe ai Don-i i asaj lagjes matane, do qe te me takoj. E po mire, mbylleni nje takim qe te c’koqisim pak punet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 26 qershor 2026
  • Çfarë dihet për Bruce Lee
  • Dordolecët e Propagandës
  • Gabimi fatal i Dritanit
  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025

Komentet e Fundit

  1. Oltion on Dordolecët e Propagandës
  2. Vilajet Qyrku on Dordolecët e Propagandës
  3. Partizani on Dordolecët e Propagandës
  4. Vjosa on Dordolecët e Propagandës
  5. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?