Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se Bashkimi Evropian dhe Meksika do të përballen me një tarifë prej 30% për importet në SHBA duke filluar nga 1 gushti.
Në dy letra të veçanta të publikuara në Truth Social, Trump kërcënoi me tarifa edhe më të larta nëse BE-ja ose Meksika hakmerren kundër taksës së tij të re.
Në letrën e dërguar Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Trump shkroi se marrëdhënia tregtare mes BE dhe SHBA nuk ka qenë reciproke gjatë viteve.
“Kemi pasur vite që diskutojmë marrëdhëniet tona tregtare me Bashkimin Evropian dhe kemi arritur në përfundimin se duhet të largohemi nga këto deficite tregtare afatgjata të mëdha dhe të vazhdueshme, të shkaktuara nga politikat dhe barrierat tuaja tregtare tarifore dhe jo-tarifore. Marrëdhënia jonë, për fat të keq, ka qenë larg të qenit reciproke”, thuhet në letër.
Por Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar menjëherë ashpër ndaj vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave 30% ndaj produkteve evropiane të importuara në SHBA, duke paralajmëruar se ky veprim do të prishë seriozisht zinxhirët transatlantikë të furnizimit dhe do të dëmtojë ekonominë në të dy anët e Atlantikut.
Në letrën e tij drejtuar Meksikës, Trump tha se nuk mendon se vendi kishte bërë mjaftueshëm për të ndaluar që SHBA-të të shndërroheshin në një “fushë lojërash për trafikim narkotikësh”.
Letra drejtuar BE-së vjen pavarësisht faktit se negociatat tregtare janë ende duke u zhvilluar midis Brukselit dhe Uashingtonit, duke u përpjekur të arrijnë një marrëveshje që mund të pranohet nga shtetet anëtare të unionit.
Ata shpresonin të arrinin një marrëveshje para afatit të 9 korrikut, por nuk ka pasur njoftime për progresin.
Bashkimi Evropian me 27 anëtarë është partneri më i madh tregtar i Shteteve të Bashkuara — importet në SHBA me vlerë 605 miliardë dollarë tejkalojnë Meksikën, Kanadanë dhe madje edhe Kinën.
Kategoria më e vlefshme janë ilaçet dhe produktet farmaceutike, të ndjekura nga automobilat, avionët dhe makineri të tjera të rënda.

Trump e reklamon vedin si negociatori me i mire ne bote,fakti tregon se po e fundos Ameriken sa sbehet.Do duhen vite pas Trumpit te rregullohen maredheniet ekonomike,politike ,ushtarake etj.Ata qe e votuan Trump po e vuajne me shume.
BAJGA @Sul Komburja e Sillo Gradecit:
MOS I QAJ HALLIN AMERIKANEVE KALUAR SE I VAREN KEMBET
sepse:
Ti o BAJGE enveriste je pa breke ne bythe dhe injorant dru me pre qe nuk di te lexosh statistikat e BB ne internet, te cillat tregojne per nje rritje te madhe te GDP me ardhjen e administrates Trump ne pushtet dhe nderprerjen e abuzimeve me hienat e USAID per llogari te mafies se George Sorosit, eja ketu ne SHBA, ne Silicon Valley, California, USA o BAJGA idiote @Sul Komburja e Enverit qe te shikosh si inxhinieret amerikane qe projektojne AI perfitojne paga vjetore nga $250 mije dollaro e larte, si ne asnje vend tjeter te Botes dhe intelektuali njeh edhe shqyptare te talentuar qe punojne atje qe mund ta vertetojne kete fakt domethenes per ekonomine amerikane ne rritje ne kundershtim me prognozat marksisto-enveriste per Imperializmin e Lig Amerikan. Ri dhe meshoji mishit brazilian per kopshtet zoologjike o BAJGA idiote e Enverit dhe lexo fabulen e Esopit te lashte: “Dhelpra dhe rrushte”.