Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trump me urdhër të ri ekzekutiv, pritet të preket “Zëri i Amerikës” dhe “Radio Evropa e Lirë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Trump me urdhër të ri ekzekutiv, pritet të preket “Zëri i Amerikës” dhe “Radio Evropa e Lirë”
BoteLajmi i fundit

Trump me urdhër të ri ekzekutiv, pritet të preket “Zëri i Amerikës” dhe “Radio Evropa e Lirë”

Published: March 15, 2025
Shpërndaje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nxjerrë një urdhër tjetër ekzekutiv që urdhëron shpërbërjen e shtatë agjencive federale, përfshirë atë që mbikëqyrë Zërin e Amerikës dhe mediat e tjera qeveritare me shtrirje globale.

Ky urdhër prek agjenci që kryesisht trajtojnë çështje si ndërmjetësimi i mosmarrëveshjeve të punës dhe mbështetja për të pastrehët, duke kërkuar eliminimin e çdo funksioni që nuk është i detyrueshëm me ligj, sipas raportimeve të New York Times.

Po ashtu, drejtuesve të këtyre institucioneve u është kërkuar të kufizojnë sa më shumë veprimtarinë e tyre ligjore dhe të reduktojnë numrin e punonjësve në minimumin e lejuar nga ligji.

- Publicitet -

New York Times thekson se ky hap, ashtu si shumë prej përpjekjeve të liderit amerikan për të zvogëluar qeverinë, ka ngritur pikëpyetje mbi kufijtë e autoritetit të tij.

Një shembull konkret është Agjencia Amerikane për Media Globale, organizata nën të cilën funksionon Zëri i Amerikës. Kjo agjenci është e pavarur dhe e krijuar nga Kongresi amerikan, i cili në vitin 2020 miratoi një ligj për të kufizuar kompetencat e drejtorit ekzekutiv.

Përveç Zërit të Amerikës, Agjencia Amerikane për Media Globale financon gjithashtu Radion Evropa e Lirë dhe Radio Azia e Lirë.

Me një buxhet prej rreth 270 milionë dollarësh dhe mbi 2000 të punësuar, kjo organizatë transmeton programe në 49 gjuhë dhe arrin një audiencë javore prej më shumë se 361 milionë njerëzish.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • George says:
    March 15, 2025 at 4:36 pm

    Përveç Zërit të Amerikës, qe duhet te forcohet dhe te zgjerohet; Radio Evropa e Lirë dhe Radio Azia e Lirë tashme jane kthyer ne ushunjza qe i pine gjakun popullit amerikan.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Merret në pyetje 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën në Itali
  • VIDEO: Ardit Gjebrea thirret në SPAK: Hije dyshimi te Dosja Veliaj dhe fqinjësia në Kodrën e Diellit
  • Falimenton banka në Paraguaj, 3 milionë njerëz humbin paratë, Presidenti jep dorëheqjen
  • Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve
  • Zgjerimi i rrugës Elbasan-Përrenjas-Qafë Thanë, IKMT prish 9 objekte

Komentet e Fundit

  1. Fahri Mehmedi on BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  2. Shqiptari on Ishte aq i fshehtë sa kjo i mori jetën: Kush është personi në këtë foto të arkivës së ish-Sigurimit, historia e pabesueshme e 1950
  3. News 24 on Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  4. Ethem Lalaj on Si Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane
  5. trojani on Ishte aq i fshehtë sa kjo i mori jetën: Kush është personi në këtë foto të arkivës së ish-Sigurimit, historia e pabesueshme e 1950

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?