Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trump shpall armëpushim të plotë mes Izraelit dhe Iranit: Lufta 12-ditore drejt përfundimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Trump shpall armëpushim të plotë mes Izraelit dhe Iranit: Lufta 12-ditore drejt përfundimit
BoteLajmi i fundit

Trump shpall armëpushim të plotë mes Izraelit dhe Iranit: Lufta 12-ditore drejt përfundimit

Published: June 24, 2025
Shpërndaje

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar një marrëveshje për armëpushim të plotë mes Izraelit dhe Iranit, e cila pritet të hyjë në fuqi brenda pak orësh.

Në një postim në rrjetet sociale të hënën në mbrëmje, Trump deklaroi se është arritur dakordësia për një “Armëpushim të Plotë dhe të Gjithanshëm” midis dy vendeve, i cili do të nisë rreth 6 orë pas njoftimit dhe do të zgjasë për një total prej 24 orësh, në faza të veçanta.

“Është rënë plotësisht dakord mes Izraelit dhe Iranit që të ketë një ARMËPUSHIM TË PLOTË për 12 orë (rreth 6 orë nga tani, pasi të jenë përmbyllur misionet përfundimtare). Pas kësaj, lufta do të konsiderohet e përfunduar,” shkroi Trump.

- Publicitet -

“ Izraeli dhe Irani erdhën tek unë, pothuajse njëkohësisht, dhe thanë: “PAQE!” E dija që koha ishte TANI. Bota dhe Lindja e Mesme janë FITUESIT e vërtetë! Të dy kombet do të shohin DASHURI, PAQE DHE PROGRES të jashtëzakonshëm në të ardhmen e tyre. Ata kanë kaq shumë për të fituar, por edhe kaq shumë për të humbur, nëse devijojnë nga rruga e DREJTËSISË DHE TË VËRTETËS. E ardhmja për Izraelin dhe Iranin është e pakufizuar dhe e mbushur me REFUGJATË të mëdhenj. ZOTI JU BEKOFTE TË DY! ”, komentoi Presidenti Amerikan në rrjetet sociale, duke nënkuptuar se Teherani do t’i ndalte sulmet i pari, i ndjekur nga Izraeli.

Qeveria e Izraelit ka konfirmuar se është pajtuar me propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për armëpushim. Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahut, thotë se Izraeli do t’i përgjigjet me forcë çdo shkeljeje të armëpushimit me Iranin.

Si do të funksionojë armëpushimi?

Irani do të nisë armëpushimin për 12 orët e para.

Izraeli do të ndalojë operacionet për 12 orët pasuese.
Pas përfundimit të 24 orëve, do të shpallet fundi zyrtar i Luftës 12-ditore.

Trump shtoi se gjatë periudhës së armëpushimit, të dyja palët do të qëndrojnë “paqësore dhe të qeta”.

Menjëherë pas njoftimit, Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, komentoi për Fox News se marrëveshja ishte rezultat i përpjekjeve të fundit të administratës Trump.

“Po punonim për këtë deri në momentin që lashë Shtëpinë e Bardhë. Është lajm i mirë që presidenti e çoi deri në fund,” tha ai.

Deri tani nuk ka pasur reagime zyrtare nga autoritetet izraelite apo iraniane për të konfirmuar marrëveshjen. Mbetet për tu parë në orët në vijim nëse njoftimi i presidentit Trump do të reflektohet në realitetin e terrenit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Nuk duam që të rinjtë të përfundojnë si ne” – Shqiptari nga Frankfurti, 30 orë me makinë për të ardhur në protestë
  • Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  • “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish
  • Sara Mila: Nuk e çojmë ndërmend as dorëheqjen dhe as zgjedhjet e parakohshme

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  2. Luk11 on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  3. Gani USA on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  4. Vlor on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  5. K R on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?