Presidenti amerikan Donald Trump u bëri thirrje vendeve të NATO-s të rrëzojnë çdo avion rus që shkel hapësirën e tyre ajrore. Trump i bëri këto komente gjatë një takimi dypalësh me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
“A mendoni se vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë avionët rusë nëse ata hyjnë në hapësirën e tyre ajrore?”, pyeti një gazetar.
“Po, mendoj”, u përgjigj Trump.
Pak ditë më parë, dy avionë luftarakë rusë shkelën për rreth 12 minuta hapësirën ajrore të Estonisë, duke iu afruar kryeqytetit të Talinit. Pilotët rusë kishin fikur radiot e komunikimit dhe nuk kishin dhënë më herët informacione për fluturimin e tyre.
Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se Ukraina ka mundësi reale për të fituar luftën kundër Rusisë, duke e krahasuar këtë të fundit një “tigër prej letre”. Në një deklaratë në rrjetin social “Truth”, Trump tha se njohja e plotë e situatës ushtarake dhe ekonomike midis dy vendeve e ka bindur se me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, Ukraina mund të rikthejë të gjithë territorin e saj në kufijtë origjinalë.
“Pas njohjes dhe kuptimit të plotë të situatës ushtarake dhe ekonomike mes Ukrainës dhe Rusisë, dhe pasi pashë vështirësitë ekonomike që po i shkaktohen Rusisë, mendoj se Ukraina, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, është në një pozitë për të luftuar dhe për të fituar rikthimin e gjithë Ukrainës në formën e saj origjinale. Me kohë, durim dhe mbështetje financiare nga Evropa dhe, në veçanti, nga NATO, kufijtë origjinalë prej nga nisi kjo luftë janë shumë të mundshëm. Pse jo? Rusia ka luftuar pa qëllim për tre vjet e gjysmë një luftë që një fuqi e vërtetë ushtarake do ta kishte fituar për më pak se një javë. Kjo nuk e nderon Rusinë. Përkundrazi, e bën të duket si një tigër prej letre”, u shpreh Trump.
Ai shtoi se qytetarët rusë, sidomos në Moskë dhe qytetet e tjera të mëdha, po përballen me pasoja të rënda ekonomike dhe se kjo do të ndikojë në ecurinë e mëtejshme të luftës. Sipas Trump, mungesat e karburantit, radhët e gjata dhe kolapsi ekonomik po e dëmtojnë rëndë Rusinë, ndërkohë që Ukraina, sipas tij, po forcohet dita-ditës.
“Kur njerëzit që jetojnë në Moskë, dhe në të gjitha qytetet, qytetet e mëdha dhe distriktet në gjithë Rusinë, të kuptojnë se çfarë po ndodh realisht me këtë luftë, faktin që është pothuajse e pamundur për ta të marrin karburant përmes radhëve të gjata që po krijohen, dhe gjithçka tjetër që po ndodh në ekonominë e tyre të luftës, ku shumica e parave po shpenzohen për të luftuar kundër Ukrainës një vend me shpirt të madh, që po bëhet çdo ditë më i fortë atëherë Ukraina do të jetë në gjendje ta marrë sërish vendin e saj në formën origjinale dhe, kush e di, ndoshta edhe të shkojë më tej se kaq”, theksoi presidenti amerikan.
Trump përfundoi deklaratën duke nënvizuar vështirësitë e mëdha ekonomike që, sipas tij, po përjeton Rusia dhe tha se ky është momenti që Ukraina duhet të veprojë. “Putini dhe Rusia janë në vështirësi të mëdha ekonomike, dhe ky është momenti që Ukraina të veprojë. Në çdo rast, uroj të dy vendet të mirën. Ne do të vazhdojmë të furnizojmë armë për NATO-n, në mënyrë që NATO të bëjë çfarë të dojë me to. Fat të mbarë të gjithëve!”
j.l./ dita

E te QR tani thua se nuk do te ket dal tragtia si duhet me Putinin prandaj.
Ta gezomi o amerikane kte psikopatin,,ta mbani gezuar,,,ketij i eshte djegur truri nga drogerat qe ka perdorur nder vite,,,
Nje kthese e forte politike qe SHBA, e vetmja superfuqi ushtarake e botes se sotme, po inkurajon Ukrainen dhe i premton t’i jape armet qe ata kane dhe lejen per t’i perdorur ato kunder Rusise. Ne, si shqiptare qe kemi humbur te pakten gjysmen e trojeve tona nga politikat antishqiptare te Frances, Rusise e pjeserisht edhe te Britanise se Madhe, nuk ka si te mos jemi me te drejten e popullit ukraines per te luftuar agresionin rus.
Ajo qe thote Trampi edhte e vertete. Kur nisi luften (qe Putini me mendjelehtesi e quajti “operacion ushtarak”) jo vetem Putini, por edhe inteligjenca e fuqive perendimore dhe SHBA (CIA) besonin se nje Ukraine te dobesusr ekonomikisht dhe te papergatitur ushtarakisht do ta pushtonte per pune ditesh e jo javesh sepse sipas Putinit nuk ka as popull as komb ukrainas. Por fakti qe ajo Ukraine e dobet ekonomikisht dhe ushtarakisht po i reziston per 4 vjet me lufte frontale (jo lufte partizane) agresionit ushtarak rus (te mbeshtetur ushtarakisht me forca kembesore dhe armatime nga Korea e Veriut, edhe me drone iraniane dhe dhe ndihma financiare dhe ekonomike nga Kina) e nxori “mbretin lakuriq” dhe provoi qarte se ushtria ruse nuk eshte ajo qe mendonin shumica e njerezve.
Rusia ekonomikisht prodhon me pak se Kalifornia,mbahej e frikshme militarisht,Ukraina ja nxori kallajin,i ka mbet vetem arsenali berthamor si arme shantazhi.Lufta me idiote kjo kunder Ukraines.
Dhe ky Trump qe u ben thirrje shteteve te NATO te rrezojne avionet ruse qe u shkelin hapesirat ajrore eshte pikerisht ai per te cilin Sorosianet u shqyen duke thene se ishte zgjedhur president “nga nderhyrja e Rusise”.
Po proveje pse nuk ndrehyni ne Rusi ti rezoni te gjith cka ka por nuk ju a mban se jeni frikacak por vetem me fjale nxisni te tjeret te rezikojn jeten pse Rusia eshte e pregaditur por ndoshta me fjale por provoni nji here dhe dota shihni reagimin ,Ukrainasit jane trima dhe luftetare e jo si ju te perendimit me fjale dhe sanksione te reme ku pazaret e juaj vazhdojne me Rusine keshtu nuk e ndihmoni askend.