Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Turqi, mbi 42 mijë viktima nga tërmeti, Kryqi i Kuq apel për 700 mln dollarë ndihma
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Turqi, mbi 42 mijë viktima nga tërmeti, Kryqi i Kuq apel për 700 mln dollarë ndihma
Bote

Turqi, mbi 42 mijë viktima nga tërmeti, Kryqi i Kuq apel për 700 mln dollarë ndihma

Published: February 16, 2023
Shpërndaje

Kryqi i Kuq bën thirrje për mbi 700 milionë dollarë ndihma që nevojiten për viktimat e tërmeteve vdekjeprurëse që goditën javën e kaluar Turqinë dhe Sirinë.

Federata Ndërkombëtare Kryqit të Kuq dhe Shoqërive të Gjysmëhënës së Kuqe tani vlerëson se do të duhen 702 milionë dollarë për të ndihmuar në krizën humanitare në këto dy shtete. Para një jave, organizata tha se duheshin afër 200 milionë dollarë për këtë katastrofë natyrore.

Tërmeti prej 7.8 ballësh i 6 shkurtit – që u pasua nga një tërmet tjetër prej 7.5 ballësh dhe qindra dridhje të tjera të tokës – ka vrarë pothuajse 40.000 persona në juglindje të Turqisë dhe disa pjesë të Sirisë së shkatërruar nga lufta civile 12-vjeçare.

- Publicitet -

“Ndikimi i plotë i këtyre tërmeteve ende nuk dihet saktësisht”, tha sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Jagan Chapagain, i cili aktualisht po viziton komunitetet e prekura nga tërmetet në dy shtetet.

“Situata në terren po ndryshon shpejt dhe nevojat po rriten për çdo minutë”, tha ai, duke theksuar se për të mbijetuarit, këto janë momentet më të vështira në jetën e tyre dhe rruga e shërimit do të jetë një rrugë e gjatë.

Kryqi i Kuq tha se Gjysmëhëna e Kuqe siriano-arabe dhe ajo turke kanë punuar “pa pushim për të mbështetur komunitetet e prekura” nga tërmetet. Nevojat më urgjente për të mbijetuarit janë ofrimi i strehimit, kujdesit shëndetësor, por edhe ushqim dhe ujë, tha Kryqi i Kuq.

Gjysmëhëna e Kuqe turke ka dislokuar mbi 5.000 pjesëtarë të stafit dhe vullnetarë, të cilët kanë shpërndarë mbi 31 milionë shujta të ngrohta dhe u kanë ofruar strehim emergjent të mbijetuarve të tërmeteve.

Në Siri janë afër 4.000 vullnetarë dhe staf që janë dërguar në zonat më të prekura nga tërmetet, ku gjenden 365.000 persona që janë nevojë për ndihmë emergjente.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bie Netanyahu? Opozita izraelite bashkon forcat, nisin negociatat për koalicionin e madh
  • ​Dita e zgjedhjeve në SHBA
  • Ndihmoi Ergys Agasin gjatë kohës në arrati, lirohet nga qelia Embro Sulejmani
  • PRIZREN: Promovohet libri “Vallëzim me hënën” i shkrimtarit Namik Dokle, i botuar në Sarajevë
  • “Je transferuar me urdhër të Ramës”, Veliaj letër gjykatëses së GJKKO-së: Hetoni urdhrin

Komentet e Fundit

  1. Ish-naftetar on Trump e quajti “nevojtore”, kush është sekreti i një prej vendeve me mirëqenien më të lartë në botë
  2. Luan Myrtaj on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit
  3. Fieri 11 on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit
  4. RROFTË QENDRESA !!! on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit
  5. Kokpalari 21 janarit on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?