Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U hodh për të notuar dhe nuk doli më, zhduket në liqen bashkëshorti i ministres italiane
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > U hodh për të notuar dhe nuk doli më, zhduket në liqen bashkëshorti i ministres italiane
AktualitetBote

U hodh për të notuar dhe nuk doli më, zhduket në liqen bashkëshorti i ministres italiane

Published: June 28, 2026
Shpërndaje

Një pasdite e qetë vere u kthye në dramë në liqenin e Vico-s, një nga zonat më piktoreske vullkanike në rajonin e Tuscias, Itali. Prej disa orësh vijojnë kërkimet për gjetjen e Luigi Cavallari, bashkëshortit të ministres italiane Eugenia Roccella.

Sipas informacioneve paraprake, Cavallari, 84 vjeç, ishte në një varkë me bashkëshorten e tij kur u hodh në ujë për të notuar, por papritur nuk u pa më të dilte në sipërfaqe. Ishte vetë ministrja ajo që dha alarmin dhe njoftoi autoritetet.

Menjëherë në zonë nisën operacionet e kërkimit. Në vendngjarje kanë ndërhyrë zhytësit e zjarrfikësve, ndërsa gjatë natës kërkimet janë vijuar edhe me mjete të specializuara, përfshirë një robot nënujor me telekomandim.

- Publicitet -

Për gjetjen e tij janë angazhuar ekipe zhytësish nga Roma, Napoli dhe Firence, të pajisur me mjete për kërkime në ujëra me shikueshmëri të ulët.

Autoritetet ende nuk kanë përcaktuar shkaqet e zhdukjes së tij. Operacioni paraqitet i vështirë pasi liqeni i Vico-s ka një thellësi që arrin deri në rreth 50 metra dhe kushte të ndërlikuara në fundin e tij.

Luigi Cavallari është i njohur edhe për karrierën e tij akademike. Ai është profesor në Universitetin “Gabriele d’Annunzio” të Chieti-Pescara dhe studiues në fushën e teknologjisë së arkitekturës. Ai dhe ministrja Roccella janë të martuar prej dekadash dhe kanë dy fëmijë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Votimet në SHBA, Irani: Amerikanët i thanë JO luftës
  • Fitorja e parë e një demokrati në Teksas që nga 1988: Si dështoi basti amerikan i Berishës dhe Mediut me Prokurorin Ken Paxton
  • Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027
  • Vrasje misterioze në Bulqizë, u tha se e sulmoi ariu, 62-vjeçari me plumb në kraharor
  • Abdul El-Sayed bëhet senatori i parë mysliman në SHBA

Komentet e Fundit

  1. Po mër, po... on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  2. nastradini on Ka nisur zyrtarisht hetim për ato që thotë Veliaj? Si përgjigjet SPAK
  3. Ethem Lalaj on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  4. XYZ on Trump humbet rëndë
  5. Detari on Ka nisur zyrtarisht hetim për ato që thotë Veliaj? Si përgjigjet SPAK

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?