Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U shkel Kushtetuta për pasaportën e Saliut? Reagimi i mjekut të njohur: “Po ku ishit në 2008 kur Kushtetutës i bënë atentat?”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komente > U shkel Kushtetuta për pasaportën e Saliut? Reagimi i mjekut të njohur: “Po ku ishit në 2008 kur Kushtetutës i bënë atentat?”
KomenteLajmi i fundit

U shkel Kushtetuta për pasaportën e Saliut? Reagimi i mjekut të njohur: “Po ku ishit në 2008 kur Kushtetutës i bënë atentat?”

Published: October 23, 2023
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuza për korrupsion e pastrim parash për Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi.

Ish-kryeministrit Berisha i është bllokuar pasaporta dhe lëvizja jashtë vendit me vendim të Gjykatës së Posaçme. Berisha dhe gazetarë e juristë pranë tij thonë se nuk i njohin kufizimet pasi Drejtësia duhet të marrë leje nga Parlamenti për kufizimet sepse kështu thotë, sipas tyre, Kushtetuta.

Mjeku i njohur Tritan Kalo ironizon ata që janë merakosur kaq shumë për Kushtetutën kur vjen puna te të drejtat e supozuara të Saliut.

- Publicitet -

Shkruan profesor Kalo:

“Në prillin jo të largët të viti 2008, u krye një atentat i vërtetë ndaj Ligjit thelbësor të shtetformimit dhe të shtetmirëfunksionimit, KUSHTETUTËS së Republikës së Shqipërisë me dakordësinë e plotë midis mazhorancës së kohës PD-së (sot Foltorja pa vulë), si dhe opozitës së kohës Partisë Socialiste (sot Rilindja në thelb jo socialiste).

ASNJË prej sot të dashuruarve dhe mbrojtësve të saj nuku bëlbëzoj një fjalë të vetme, për këto ndryshime me efekte afatgjata ndaj Ligjit Themeltar të sistemit demokratik, të cilin rrekemi të ngremë në Shqipëri pas vendosjes së Pluralizmit partiak në 1990.

Ka disa orë që histeria e tyre ndaj “shkeljes” së saj për të drejtën ose jo të ndalimit të një deputeti (i cili, po sipas ligjeve të aprovuara prej tyre nuk mban përgjegjësi për ato që ai/ajo thotë në Parla-pa-ment) është ngritur si “një furtunë në gotë!

Pa i përmendur asnjë moment emrin Saliut, mjeku i njihur shton se për sa kohë pretendojmë privilegje e përjashtime për dikë, nuk mund ta konsiderojmë veten shoqëri demokratike.

“KUSHTETUTA nuk mundet të jetë një copë letër mbi të cilën, gjithësekush nga ne qoftë ai edhe deputet, të shkruajë çfarë të dojë dhe kur të dojë ai. Shkelja e “shënjtërisë” së saj pa një REFERENDUM mbarëpopullor, duhet të mbrohej dhe të mbrohet në çdo dekikë nga secili prej nesh.

Për faqen e mantel-bardhësinë time këtë gjë unë e kam bërë dhe do ta bëj kurdoherë! Ligji është i barabartë për të gjithë dhe të gjithë NE pa as më të voglin përjashtim, sidomos për Ligjbërësit e Ligjvënësit tanë. Ne të gjithë si shtetas të Shqipërisë së këndej Drinit duhet të jemi të barabartë para tij. Privilegjet e përjashtimet ligjore janë elementë të një shoqërie jo demokratike. Together forever!” – shkruan Kalo.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Meloni anulon statusin special për resortin luksoz në zonën e mbrojtur në Sardenjë
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri
  • Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  2. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”
  3. Ramat qe zbrazin Shqiperine nga rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  4. Anonymous on Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
  5. Anonymous on Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?