Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U vetëplagos me kallashnikov dhe gënjeu Policinë, 33-vjeçarit i zbulohet parcelë me drogë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > U vetëplagos me kallashnikov dhe gënjeu Policinë, 33-vjeçarit i zbulohet parcelë me drogë
AktualitetKronike

U vetëplagos me kallashnikov dhe gënjeu Policinë, 33-vjeçarit i zbulohet parcelë me drogë

Published: October 23, 2023
Shpërndaje

Hekuran Murtaj, 33-vjeçari i cili u vetëplagos me kallashnikov dhe gënjeu hetuesit, iu është gjetur një parcelë me drogë.

I riu, banues në fshatin Stjar të Delvinës, u arrestua disa ditë më parë nga policia e Sarandës për “mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”.

Hekuran Murtaj shkoi i plagosur në spitalin e Sarandës më 20 shtator, ku deklaroi se i kishte plasur një fishek që e kishte gjetur në fushë dhe e kishte goditur me gur.

- Publicitet -

Por pas hetimeve të Policisë së Sarandës zbuluan se Hekuran Murtaj ishte vetëplagosur në Livadhja, në Bashkinë Finiq, pasi ishte shkrepur gabimisht kallashnikovi që mbante pa leje.

Pas plagosjes, vëllai i 33-vjeçarit dhe një shok i tij kishin fshehur armën për të mos u zbuluar nga policia.

Megjithatë, gjatë kontrollit të një celulari, policia u përball edhe me një tjetër vepër penale.

Siç zbulohet nga aktet gjyqësore në vendimin për caktimin e masës së sigurisë: “Gjatë këqyrjes që i bëhet fotove dhe videove të regjistruara gjendet edhe një video e regjistruar në datën 2 gusht 2023, 17 sekonda e cila tregon disa bimë të dyshuara narkotike “cannabis sativa” në mes të disa shkurreve dhe një video tjetër 23 sekonda, e cila tregon të njëjta pamje. Nga ana e policisë gjyqësore janë ushtruar kontrolle në zonat dhe fushat midis fshatit Vagalat e Gravë me dron dhe u gjet vendi ku ishin kultivuar bimët e dyshuara narkotike, të cilat ndodheshin në afër lumit Pavilo në anë të fushave me misër. Në këtë territor ku u zbuluan bimët narkotike u gjetën dhe u sekuestruan me cilësi e provës materiale një bidon plastik 0.5 L me mbishkrimin “ZAGORI”, dy qese plastmasi me ngjyrë të bardhë, si dhe disa rroba të cilat u dërguan për ekzaminim laboratorik”.

Megjithatë, Prokuroria duket se ende nuk ka ngritur akuzën e “kultivimit të bimëve narkotike” ndaj Murtajt, në pritje të ekspertizës nga Tirana.

Ai ndërkohë është lënë në masën “Arrest në burg” nga Gjykata për veprën penale “mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, ndërkohë që shoku i tij Luan Ramaj është në masën “Arrest në shtëpi” ndërsa i vëllai Mullez Murtaj është lënë i lirë në masën “detyrim paraqitje”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria peng i importeve: Blejmë 2.5 herë më shumë sesa shesim
  • Pas Elisa Spiropalit, Rama kërkon përjashtimin nga PS edhe të Plarent Ndrecës
  • Mbrojtja e Ballukut, Rama: Furtunë mediatike
  • Rama: Në 2027 nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
  • Rama kërkon votimin për përjashtimin e Spiropalit nga PS, çfarë tha për Veliajn

Komentet e Fundit

  1. demo on VIDEO: 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban
  2. Tatiana on “Dorëheqja ime iluzion”, protestat e studentëve, Rama: Dhuna policore, një legjendë urbane
  3. ¿? on Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. ¿? on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. Kuriozitete-shqiptarët në botë on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?