Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ukrainës i duhen sisteme të mbrojtjes ajrore për të përballuar bombardimet ruse
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ukrainës i duhen sisteme të mbrojtjes ajrore për të përballuar bombardimet ruse
AktualitetBote

Ukrainës i duhen sisteme të mbrojtjes ajrore për të përballuar bombardimet ruse

Published: November 9, 2022
Shpërndaje

Gjatë ditëve të para të pushtimit nga Rusia, hapësira ajrore e Ukrainës ishte e pambrojtur. Avionët rusë kryen sulme ajrore në thellësi të vijave të fronit.

Megjithatë Ukraina arriti të vinte në funksionim mbrojtjen e saj ajrore. Forcat ukrainase rrëzuan dhjetëra avionë luftarakë rusë, helikopterë, avionë të tjerë dhe raketa.

“Forcat ajrore të Rusisë kanë arsenal të madh armësh, por nuk ka qenë në gjendje t’i përdorin në mënyrë efektive për momentin sepse Ukrainë nuk po lejon hyrjen në hapësirën e saj ajrore. Por kapaciteti i Ukrainës me raketa të mbrojtjes ajrore nuk është aq i madh sa të mund të përballojë një luftë të gjatë”, thotë Justin Bronk nga Instituti “Royal United Services” .

- Publicitet -

Ndërkohë, Rusia po përdor dronë dhe raketa me rreze të gjatë për të goditur infrastrukturën dhe qytetet ukrainase.

“Perëndimi duhet të përqëndrohet në dërgimin e municioneve shtesë dhe zëvendësimin e raketave të vjetra të epokës sovjetike tokë-ajër me sisteme të reja. thotë Justin Bronk nga Instituti “Royal United Services” .

Vendet perëndimore kanë mbështetur Ukrainën me një sërë sistemesh të mbrojtjes ajrore. Ministri i Mbrotjes së Ukrainës tha se vendi i tij ka marrë dërgesën e parë të sistemit amerikan NASAMS, një sistem tokë-ajër me rreze të shkurtër dhe të mesme, si edhe sistemin italian të mbrojtjes ajore Aspide.

“Përparësia numër një janë sistemet mbrojtëse ajrore. Partnerët tanë e dinë këtë shumë mirë”, tha Oleksiy Reznikov, Ministër i Mbrojtjes së Ukrainës .

Gjermania dërgoi muajin e kaluar një sistem të mbrojtjes ajrore Iris-T dhe po furnizon dhjetra tanke kundërajrore Gepard. Franca ka dërguar sistemin e saj të mbrojtjes ajrore ‘Crotale’.

Por autorët e raportit thonë se Ukraina ka nevojë për më shumë dërgesa nga Perëndimi.

Nëse Rusia merr kontrollin e hapësirës ajrore pasojat do të ishin tragjike, thotë zoti Bronk.

“E dimë se çfarë ndodhi në Siri kur sulmuan forcat ajrore ruse, bombardime në shkallë të gjerë dhe jo vetëm në vijat e para, por edhe në qytetet e rrethuara. Ne e mbajmë mend çfarë ndodhi në Aleppo dhe Homs”, thotë Justin Bronk nga Instituti “Royal United Services”.

Këto dy qytete u shkatërruan nga sulmet ajore të Rusisë dhe të qeverisë Siriane në vitet 2015 dhe 2016 në kulmin e luftës civile. Dhjetëra mijëra njerëz u vranë, duke detyruar tërheqjen e forcave rebele.

Ndërsa forcat tokësore të Rusisë janë detyruar të zbrapsen në Ukrainën lindore, analistët druajnë se Kremlini dëshiron të përsërisë mbi qytetet ukrainase, taktikat e përdorura në Siri. /VOA

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Prisni se akoma nuk keni pare gje. says:
    November 9, 2022 at 5:49 pm

    Pra NATO dhe Perendimi ka hyre ne lufte me Rusine vete USA ka dhe ne per kete lufte te sajuar artificialisht 65 miliard dollare, duke perdorur mish per top nje popull sllav kunder sllaveve te tjere, ku ne krye eshte dordoleci apo kllauni Zelensky i keqperdorue si askush tjeter ne historine moderne te njerezimit.

    Reply
  • Ilirjan says:
    November 9, 2022 at 6:33 pm

    Ukraines i duhet te ulet ne bisedime me Rusine, per te rivendosur miqesine midis popujve, duke mbajtur larg influencen e ShBA qe vec po e perdor ne kete konflikt te stisur nga orekset per zona influence te Superfuqive. Zelenski se bashku me mbeshtetesit e vet me te afert, rane ne kurthin e pregatitur vite me pare, dhe vazhdojne te jene te mberthyer, duke pranuar qe konflikti midis dy superfuqive te zhvillohet ne territorin e Ukraines. Ky eshte krimi me i madh qe Politikanet jane duke i bere Popullit te Ukraines, vet Ukraines.
    Miqesia midis popujve eshte ndotur dhe vazhdon te ndotet prej Politikaneve ne pushtet.
    Kjo po ndodh edhe midis popujve te Ukraines dhe Rusise. Kjo po ndodh midis popujve te shteteve antare te Natos dhe popullit rus.

    Reply
  • Andis says:
    November 10, 2022 at 2:12 am

    Kur I duhen jepjani ore Europe se do ju vije Rusia ndonje nate ne krevat dhe do ju perdhunoje kushtetuten tuaj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë dihet për Bruce Lee
  • Dordolecët e Propagandës
  • Gabimi fatal i Dritanit
  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  2. K R on Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  3. Phoenix on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  5. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?