Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ulet borxhi publik nën 60 për qind për herë të parë pas 13 vjetësh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Ulet borxhi publik nën 60 për qind për herë të parë pas 13 vjetësh
EkonomiLajmi i fundit

Ulet borxhi publik nën 60 për qind për herë të parë pas 13 vjetësh

Published: February 16, 2024
Shpërndaje

Në Tiranë, autoritetet bankare dhe financiare konfirmuan sot uljen e borxhit publik me ritmet më të shpejta në rajon.

Gjatë një mbledhje të FMN-së dhe Bankës Botërore, Shqipëria u vlerësua se ka një nga ekonomitë më të qëndrueshme të rajonit.

Ulja e borxhit publik nën nivelin 60 përqind u arrit për herë të parë pas 13 vjetësh, qysh nga viti 2011.

- Publicitet -

Fondi Monetar dhe Banka Botërore kanë vlerësuar se ekonomia e Shqipërisë rezulton të jetë një nga më rezistentet në rajon, me një ecuri të mirë të financave, punësimit, dhe investimeve të huaja.

Banka Botërore dhe FMN zhvilluan sot mbledhjen e konstituencës, e cila u mbajt për herë të parë në Shqipëri. Autoritetet e financave shqiptare po hartojnë një strategji mbi Menaxhimin e Financave Publike, e cila është një nga parakushtet themelore në negociatat me BE-në.

Ministri i financave, Ervin Mete, theksoi në këtë tubim se për herë të parë pas 13 vjetësh borxhi publik u ul nën 60 për qind, me ritmet më të shpejta në rajon.

“Edhe në vlerësimet e Fondit Monetar dhe Bankës Botërore, Shqipëria rezultoi si një nga ekonomitë më rezistente në rajon dhe kjo qëndrueshmëri është inkurajuese edhe për perspektivën afatmesme dhe afatgjatë, si edhe për shëndetshmërinë e financave publike në vend. Kemi pasur një ecuri të mirë të ekonomisë, punësimit, të ardhurave dhe investimeve të huaja. Standard and Poor’s në fund të vitit të kaluar rishikoi perspektivën e Shqipërisë nga e qëndrueshme në positive”, thotë ministri Mete.

Një sfidë kryesore për t’u përmbushur nga Banka e Shqipërisë mbetet lufta kundër inflacionit, i cili së fundi ka shënuar një prirje në rënie, çka është parakusht për rritjen e qëndrueshme të ekonomisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

Guvernatori Gent Sejko theksoi se Shqipëria përgjysmoi inflacionin deri në 4 për qind dhe shënoi një rritje ekonomike 3.5 për qind, një normë papunësie në minimume historike, si dhe një borxh publik dhe borxh të huaj nën nivelet e para goditjeve financiare të jashtme.

“Viti 2023 është në rrugë të mbarë për të qenë viti me nivelin më të lartë të investimeve të huaja direkte, duke dëshmuar edhe njëherë atraktivitetin e Shqipërisë si destinacion investimi. Banka e Shqipërisë ka dhënë kontributin e saj në këtë histori suksesi. Ne kemi adresuar në kohë rritjen e inflacionit, duke nisur rrugën e një normalizimi gradual dhe të kujdesshëm të qëndrimit të politikës sonë monetare”, tha guvernatori Sejko.

Drejtuesit e financave të Shqipërisë besojnë se turizmi ka ndikuar këtë vit në qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare, e cila po përballet në vazhdim me një seri goditjesh, si konfliktet ushtarake, pandemia dhe tërmeti.

Pjesë e sfidave ekonomike mbeten, sipas tyre, reformat në sistemin energjitik, punësimit dhe pensioneve, veçanërisht për të rinjtë, gratë e vajzat.

n.s. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Ppsh says:
    February 16, 2024 at 10:16 pm

    Turizmi kete vit qe kaloi nuk ndikoi por u vodh diten me diell
    U zhvlersua euro me 20% sikur BE te ishte ne kolaps dhe shqiperia te kishte rritur eksportet me 5000%
    Kur leku forcohet me 20% perballe euros kjo perkthehet me ulje drastike te cmimeve
    A JAN ULUR CMIMET ?
    ku jane keta hajduter qe vjedhin 20% te cdo konsumatori ne shqiperi me formulen qe leku forcohet por cmimet ne vend qe te ulen rriten
    Ku kan shkuar keto para?

    Reply
  • ce says:
    February 17, 2024 at 8:27 am

    sonte ne darke perbindeshi i vicidolit do dale tek dritarja e wc dhe do hedhe helm e vrer mbi kete arritje te qeverise Shqiptare. Ai do gezohesh pa mase sikur borxhi publik te shkonte ne 180% sikur shkoi para 10 vitesh ne Greqi qe tronditi themelet e shtetit grek. Ky lajm do ta kalonte perbindeshin ne ekstaze dhe nga gezimi mund dhe te pesonte infarkt, por ce do po ndodh e kunderta, Gjigandi Edi Rama po hyn ne histori si kryeministri me i sukseseshem i shtetit shqiptar ne gjithe ekzistencen e tij.

    Reply
  • Artan says:
    February 17, 2024 at 11:08 pm

    Mashtrim i rradhes i Rames per sklleverit .

    Reply
  • Artan says:
    February 17, 2024 at 11:09 pm

    Ti je patronazhist
    Je skllav i rames

    Reply
  • Rilind says:
    February 18, 2024 at 8:32 am

    Qeveria diskutoj një projekt ligj për amnistinë fiskale. Bashkimi Evropian e kundërshtoj me të madhe por kundërshtim mori edhe FMN dhe institucione të tjera financiare.
    Çfar ndodhi pas kësaj ?!!! U harrua, jo !!! Pikërisht në këtë kohë Euro në greminë u zhvlersua Leku ynë u forcua !!! Qeveria doli me propagandën 10 milion turistë !!! Koçidenca të jenë vallë, apo amnistia Fiskale po bëhet në kanale të paligjshme ???

    Reply
  • !!? says:
    February 19, 2024 at 9:26 pm

    Është mashtrim i radhës i propagandës gebelsiane të kusarit kombçfarosës Edi Rama për të droguar me propagandë dhe matufepsur parapopullin shqipëtar që është aq dinjitoz sa që zgjedhin si “udhëheqës të shquar” dhe “kryeministra të mirë” vetëm kusarër horror si Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta dhe atë vetë Edi Ramën që e ka kthyer hajdutërin në një shkencë të mirfilltë tashme dhe të nivelit ndërkombëtar, duke ja kaluar dhe shkaktuar cmirën e tre të parëve, veçanrisht cmirën dhe “armiqësin për jetë a vdekje” të kolegut të tij kusar Sali Berisha që

    aktualisht në bandën e katër kryekusarëve të këtyre 30 vjetëve ka për detyr që duke shpallur vehten sikur se thot çdo darkë “lider të opozitës shqipëtare” të mos lejoj të lind opozita e vërtetë ndaj bandave të katër kryehajdutëve., opzitë që po të krijohet do të zhdukte përgjithëmonë nga skena politike të katër kryekusarët dhe bandat e tyre dhe

    Shqipëria do të çlirohej nga pushtimi më barbar e më shkatrrues për vëndin dhe popullin në 3000 vjet histori, pushtimin e bandave të Sali Berishës, Fatos Nanos, Ilir Metës dhe sa të tre së bashku nga rrezikshmëria dhe dëmet makabre shkatuar vëndit dhe kombit, Edi Rama.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Trafik kilometrik nga Tuneli i Llogarasë drejt Orikumit
  • “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  • Vila luksoze në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime se mund të jetë pasuri e fshehur e Ballukut
  • “Wall Street Journal”: Gangsteri i dyshuar që po i hap telashe marrëveshjes së dhëndrit të donald Trump në Shqipëri
  • 710 euro qira, 760 euro pagë: Tirana e dyta në Europë për barrën e strehimit

Komentet e Fundit

  1. Clark on Revolucion në Japoni, shkencëtarët krijojnë plastikën që shpërbëhet në ujërat e detit brenda disa orësh
  2. Ervin on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  3. Keta jemi ky eshte niveli on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  4. Besnik on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  5. Dashi on Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?