Nga Auron Tare
Është një vapë përvëluese në Postën e Kalimit të Tre Urave. Ata pak policë në shërbim janë ulur në një hije dhe bisedojnë me njëri-tjetrin nën zhurmën shurdhuese të gjinkallave. Rrallë, shumë rrallë kalon ndonjë makinë nga kjo postë e vogël mbi lumin e Sarandaporit.
I përshëndes policët dhe i pyes nëse mund të kaloj traun për të bërë ca foto këmbëve të urës së dikurshme.
“Patjetër,” më thonë. Lë makinën dhe eci në këmbë. Ura e re, bërë me fondet e BE-së, nuk e ka bukurinë e urës së dikurshme prej guri, të ndërtuar nga mjeshtrat e zonës. Gjinkallat janë në kulmin e tyre dhe ura e re është e shkretë. Aty ku është një piramidë e vogël ndaloj dhe bëj disa foto.
Kam kaluar shpesh këtu dhe e njoh mirë zonën. Por sot dua të shikoj me vëmendje nëse ka mbetur ndonjë gjurmë nga godinat e dikurshme në të dyja krahët e lumit. Këmbët e Urës së Peratit, një nga tre urat që dikur përdoreshin për kalimin e brigjeve shkëmbore të lumit të Sarandaporit, janë ende të dukshme. Të mbuluara nga vegjetacioni, mund të shikohen nga ata që kërkojnë t’i gjejnë.
Koha dhe ndërhyrjet e ushtarake gjatë kohës së Luftës së Ftohtë i kanë zhdukur godinat e vjetra të doganës që dikur ishin nga të dyja krahët e lumit. Fshati i vogël i Peratit nuk është më, pasi banorët u shpërngulën kur këtu u vendos kloni i Luftës së Ftohtë.
Ura e Peratit mund të jetë (ishte) ndoshta ura më e famshme e Shqipërisë në mesin e shek. të XX. Prej këtej nisi një prej sulmeve më të ashpra italiane kundër Greqisë, më 28 tetor të 1940-s. Mbi urë vrapuan Alpinët e Divizionit të 3 “Julia”, një prej njësive ushtarake italiane më të famshme (trupa elitare të trajnuara në Alpet italiane dhe të sprovuara në Luftën e Parë kundër austriakëve).
Alpinët e “Julias” nuk prisnin që mitralozët grekë, të vendosur në majat e shkëmbinjve, të hapnin zjarr duke masakruar kompani të tëra me Alpinë të cilët, me kokëfortësi, tentonin të kalonin urën dhe të merrnin bregun tjetër të Vjosës. Humbjet e Alpinëve në urën e Peratit ishin aq të rënda, sa raportimet e kësaj beteje mbërritën si në tryezën e Duçes në Romë, ashtu edhe në Shtatmadhorinë gjermane.
Megjithë numrin e lartë të ushtarëve që u hodhën kundër frontit grek, pas disa ditë luftimesh, italianët nuk mundën të bënin përpara në këtë pjesë të frontit dhe me ardhjen e dimrit, kundërsulmi grek i shtyu italianët deri në rrethinat e Tepelenës, ku fronti mbeti i palëvizur për një kohë të gjatë. Vetëm me sulmin gjerman në prill/maj të 1941 dhe kapitullimin e ushtrisë greke, italianët mundën të avanconin në territorin grek.
Para disa kohësh, duke kërkuar një seri me shënime nga dokumentat gjermane të Luftës së Dytë, papritmas në Arkivin Amerikan të Ushtrisë gjeta një film shumë të rrallë i cili dokumentonte operacionet e Divizionit Waffen SS “Leibstandarte Adolf Hitler” në sulmin kundër Jugosllavisë dhe Greqisë.
Ky Divizion, nën komandën e ish-truprojes besnike të Hitlerit që në fillesat e tij politike në 1920, Gjeneral Major Sepp Dietrich, ishte përzgjedhur për të udhëhequr këtë operacion. Divizioni “Adolf Hitler” përbëhej nga luftëtarë të përzgjedhur dhe fillesën e kishte si një truprojë personale e Hitlerit.
Përveç detyrave të sigurisë, Waffen SS “Adolf Hitler” u përgatit si një njësi elitare ushtarake e cila operonte në mënyrë autonome dhe raportonte direkt në selinë e Fyhrerit. Ditaret ushtarake të këtij Divizioni kanë detajuar të gjithë operacionin në territorin grek deri në marrjen e Akropolit të Athinës. Njësi zbuluese të tij janë futur edhe në Korçë dhe kanë përshkruar situatën kaotike të frontit.
Shënimet me interes për ne janë ato nga zona e Epirit, sidomos Janina, Arta, Preveza. Megjithatë, në këto shënime nuk flitet për një vizitë të Gjeneral Major Sepp Dietrich dhe Shtabit të tij në territorin shqiptar.
Filmi i rrallë i arkivit amerikan, me gjasa i kapur pas Lufte në Berlin, dokumenton një vizitë të komandantit të Divizionit Waffen-SS “Leibstandarte Adolf Hitler”, rojes personale të Hitlerit, pikërisht në urën e Peratit në Leskovik. Gjenerali Dietrich, në një makinë të hapur, shihet mes turmës së ushtarëve grekë të cilët në mënyrë kaotike kishin mbushur rrugët e Janinës dhe përshëndesnin me dorë kolonën e vogël gjermane.
Gjenerali mbërrin mbi urën e Peratit, ku pritet me nderime ushtarake nga Gjeneral Rossi, komandanti i trupave alpine dhe Shtabi i tij. Pas ceremonisë dhe këqyrjes së hartave, shihet Gjeneral Dietrich me një gotë në dorë, i cili me sa duket ngre një dolli për Shtabin italian. Gjeneral Rossi dhe oficerët e tjerë me helmeta në kokë janë të qeshur, edhe pse për gati 6 muaj kishin mbetur mbërthyer në terrenin shqiptar pa mundur të çanin frontin grek.
Ky film i shkurtër ka një rëndësi shumë të madhe historike, pasi dokumenton një vizitë me rëndësi në ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore. Komandanti i Divizionit Waffen-SS “Leibstandarte Adolf Hitler”, një nga njerëzit më të afërt të liderit gjerman, qëndron në këtë urë modeste prej guri mbi lumin e Sarandaporit. Ndërkohë me rëndësi historike është edhe fakti se të gjitha filmimet dhe fotografitë propagandistike të Divizionit “Adolf Hitler” gjatë fushatës së Greqisë janë bërë nga fotografi personal i Hitlerit, Heinrich Hoffmann, i cili qëndroi pranë Fyhrerit gjerman gjatë të gjithë karrierës së tij politike, deri në rënien e Rajhut.
Ndërkohë, ura e Peratit nuk është më. Këmbët e saj i ka mbuluar vegjetacioni i harlisur nga uji i lumit. Godinat e dikurshme prej guri, ku ndalonin karvanët e kuajve që sillnin mallrat tregtarë që deri përtej nga Stambolli, janë zëvendësuar nga godina betoni.
Ura e re ka lehtësuar kalimin e kalimtarëve të zonës dhe turistëve të huaj, por nga historia e kësaj ure nuk ka asnjë gjurmë. Asnjë tabelë historike nuk gjendet nga ana e grekëve. Edhe pse fitues në luftë, duket se betejës së urës së Peratit nuk i kanë dhënë ndonjë rëndësi të madhe, sa për të vendosur ndonjë hartë shpjeguese.
Të vetmit që kujtohen për sulmin në tetorin e 1940 janë shoqatat italiane të Alpinëve. Çdo shtator vijnë dhe me një ceremoni të thjeshtë kujtojnë Alpinët e vrarë në këtë vend. Së bashku me flamurin e Divizionit “Julia”, ata këndojnë edhe atë që është bërë një lloj himni për Alpinët, e cila flet pikërisht për betejën e urës së Peratit.
Nga ana jonë, asgjë. Asnjë shenjë apo tabelë historike, të paktën për hir të turizmit kulturor. Imagjinoni sikur për vizitorët që futen në Shqipëri nga kjo pikë të kishte një shesh pushimi të vogël, ku me skica dhe shënime të thjeshta të shpjegohej një nga ngjarjet më kulmore të Luftës Italo-Greke: beteja e urës së Peratit, ku një prej divizioneve më të lavdishme të Italisë fashiste la në fushëbetejë një numër shumë të madh ushtarësh. Ku nga kodrat e thepisura që dominojnë urën, erdhi vetë Mbreti i Greqisë, Jorgo, së bashku me gjeneralët e tij. Ku Operacioni Barbarosa, sulmi mbi Bashkimin Sovjetik, u shty pikërisht nga aventura ushtarake italiane, dhe ku ura e vogël e Leskovikut ishte pjesë në këtë ngjarje të madhe.
I përveluar nga vapa, kthehem tek posta jonë. Bashkë me policët, këtë herë është edhe një ish-ushtarak karriere i cili sot është pjesë e Policisë Kufitare. Shkëmbëjmë ca kujtime nga shkolla e përbashkët dhe i tregoj se përse bëra ca foto në mesin e vapës.
“Nuk e di nëse e pe” – më tha – “por edhe pllaka që kanë vendosur italianët për ushtarët e vet është dëmtuar.”
Folem për respektin që Alpinët italianë tregojnë për të rënët e tyre, edhe pse pjesë e një regjimi të dënuar historikisht. “Kemi edhe ne të rënët tanë këtu,” – i thashë – “por askush nuk i kujton.”
“Nuk e dija” – më tha – “edhe pse kam gjatë këtyre anëve.”
Në fakt, në urën e Peratit bashkë me Alpinët italianë sulmuan edhe njësitë e Milicisë Fashiste Shqiptare. Sipas ish-shefit të Shtabit të Ushtrisë Shqiptare të kohës, Kolonel Prenk Previzi, milicia fashiste kishte më shumë rekrutë nga Veriu i Shqipërisë. Vetëm në betejën e urës, sipas dokumentave të kohës, janë vrarë gati një kompani me ushtarë shqiptarë të cilët dhanë jetën me besimin se bënin një shërbim për vendin e tyre.
Kolonel Previzi, edhe pse dukshëm i distancuar prej tyre në vlerësimin politik, i lavdëron për trimërinë e treguar në frontin e betejës. Fatkeqësisht, akti i tyre është zhdukur nga librat e historisë shqiptare. Të injoruar totalisht nga periudha komuniste, të harruar nga historia e pas ’90-ës, emrat e tyre mund të gjenden vetëm në arkivat e ushtrisë italiane. Shqipëria i ka mohuar me kohë dhe në urën e zhdukur të Peratit nuk ka asnjë shenjë mbi pjesëmarrjen e këtyre malësorëve shqiptarë në frontin italo-grek.
Vapa të merr frymën dhe gjinkallat janë në kulmin e tyre.
Fotot nga Arkivi Italian, Gjerman, instituti Luce, arkiv privat:










Per you Nizamet Genitcere te turqizuar zoti Auron nuk ka Lavdi.
Luftuat per Sulltanin prandaj dhe “U cliruat” te fundit nga Fuqite Imperialiste qe ndane Epirin e Pirros dhe Jeorgios Kastriotis ne te Veriut Osmane dhe te Jugut Greke.
Me ndihmen tuaj zoti Tare.
Cbe you vazhdono ta emertoni Stamboll!
A nuk e consideroni veten pasardhes te Perandorit te Romes Lindore Megas qender Kostantinopolis Polis kjo ne Nder te Tij?
Kaq Idiote jini Kata-Ndisur term ky Greke qe ka lidhje me veshjen dhe paraqitjen e leckosur.
Veziret,Pashallaret,Bejleret,Agallaret,Hoxhallaret,Dervishet,Muhipet etj nuk u Ngopen me gjakun e popullit Greke Epirote per 500 vjet po you o Tare edhe me fashistet e Romes Pushtuesit e Magna Grecias se Arkimedit per te cilen luftuan Pirrua i Epirit per ta cliruar?
Perse (perke ital) jini kaq Idhiotas (Idiote “shqip”) term ky Greke i urryer ne Greqine e Lashte qe ka kuptimin e Interesit Personal!
E shikon o z. Tare se si reagojnë filogrekët?! Ti thua që të vendosin një tabelë « turistike » për të treguar betejën Italo-greke në territor shqiptar! Kjo tabelë do të shërbeje si pikë historike për përvetsim territori nga grekët, kur ata kanë marrë jugun e Epirit pas luftës së Parë Botërore. Bëj pyetjen, përse nuk e heqin ligjin e luftës grekët?! Pikërisht për pretendimet që kanë, se nuk u mjaftoi Jugu i Epirit, por duan edhe Veriun e Epirit dhe ti thua që të vendosim tabela përkujtimore që të n’a thonë që kemi derdhur gjak për këtë tokë! Ajo luftë ishte ndërmjet dy ushtrive jo shqiptare në tokën shqiptare dhe nuk ka arsye që të kujtohet, veçanërisht kur ke fqinjë që n’a kanë grabitur tokat dhe nuk nginjen!
Përshëndetje! Duhet të tregoni dhe kujtoni dhe një betejë e bërë nga forcat partizane te tre urat zotëri.
Sulmi i Italise fashiste mbi Pushtuesit greke te Epirit shqiptar,Camerise she Mollosise,duhet te kishte mobilizuar gjithe popullin shqiptar,jo vetem Veriun Atdhetar. Ishte nje rast i mire per te cliruar Camerine e pushtuar.Sabotimi dhe dezerimi i bataljoneve shqiptare ne kete Lufte eshte turp,jo nder. Pjesemarrja e cameve ne njesitet greke te majta per te luftuar CLIRIMTARET GJERMANE eshte turpi i skllaverise,jo nder. Fituan Masakren Ethnike.
Duhet te jemi te drejte me Veten.
Kosova nuk ra viktime e propogandes komuniste greko0 serbe per zgjidhje te problemit kombetar ne lufte te perbashket me serbo greket kunder nazifashizmit. Me mitrolozat e gjermanit i grine brigadat e Drazhe Mihajllovicit dhe Alexander Rankovicit dhe shpetuan Kosoven nga spastrimi ethnik.
Nuk ka zgjidhje te problemit Cam dhe Ligjit te Luftes me nje qeverri qyrrashesh,Me Qeveri qe lidhen me serbin dhe grekun per te mposhtur kundershtarin politik.,qe ofrojne favore dhe leshime per ta pasur mire me armikun.Keto qeveri qe asgjesuan Ushtrine dhe Armatimin do te mbeten vasale te grekerve dhe serbeve qe mbajne ushtri te rregullt dhe Armatim deri ne dhembe.