Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Uragani Idalia mbërrin në Florida, mijëra persona janë evakuuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Uragani Idalia mbërrin në Florida, mijëra persona janë evakuuar
AktualitetBote

Uragani Idalia mbërrin në Florida, mijëra persona janë evakuuar

Published: August 30, 2023
Shpërndaje

Uragani Idalia ka arritur në Florida të Shteteve të Bashkuara, stuhi që po konsiderohet “jashtëzakonisht e rrezikshme”. Miliona persona veçse janë evakuuar ose po qëndrojnë në shtëpi dhe strehimore për shkak të stuhisë.

Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA (NHC) tha se Idalia goditi plazhin Kiton në rajonin Big Bend të Floridës. Stuhia është vlerësuar se është e kategorisë tre dhe konsiderohet e rrezikshme për jetë. Uragani Idalia ka shkaktuar erëra deri në 201 kilometra në orë.

Banorët e Floridës që jetojnë përgjatë vijës bregdetare janë urdhëruar që të largohen, pasi Idalia fitoi fuqi duke kaluar përmes ujërave të ngrohtë të Gjirit të Meksikës.

- Publicitet -

“Kjo stuhi është e fuqishme. Nëse jeni brenda shtëpive, qëndroni të sigurt derisa stuhia të kalojë”, porositi guvernatori i Floridës, Ron DeSantis.

Stuhia mund të ngrehë nivelin e ujit deri në 4.5 metra.

Shërbimi Kombëtar i Motit në Tallahasi e quajti Idalian “një ngjarje të paprecedent”, pasi asnjë uragan i madh nuk ka kaluar ndonjëherë përmes rajonit Big Bend. Florida, që ende po përballet me pasojat e uraganit Ian, që goditi vendin vitin e kaluar, ka frikë se uragani Idalia mund të ketë pasoja shkatërruese.

Të martën në mbrëmje, Idalia arriti në kategorinë dy të stuhive, ndërkaq në orët e para të së mërkurës autoritetet thanë se stuhia shkoi në kategorinë tre, e më pas katër. Por, më pas fuqia e stuhisë u dobësua, duke rënë sërish në kategorinë tre.

Uraganet maten përmes një shkalle prej pesë kategorish, me kategorinë pesë që është më e fuqishmja.

Stuhitë në kategorinë tre konsiderohen stuhi të mëdha, ndërkaq ato në katër vlerësohet se sjellin “dëme katastrofike”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Atentati në Tiranë, identifikohet viktima 46-vjeçar, kalimtarët e pandehën aksident
  • Zgjodhi forcën përballë reflektimit
  • Bumerangu i Arrogancës
  • Atentat në Tiranë: Qëllohet një makinë në ecje tek “Komuna e Parisit”, vritet një person
  • Nga nesër njoftohet bojkot në të gjitha universitetet publike

Komentet e Fundit

  1. qesh mire kush qesh i fundit on Kryeministri u tregon burgun fëmijëve, tre javë pasi ndryshoi ligjin për të shmangur arrestimin e zyrtarëve të korruptuar
  2. Otto on Kryeministri u tregon burgun fëmijëve, tre javë pasi ndryshoi ligjin për të shmangur arrestimin e zyrtarëve të korruptuar
  3. Taras on VIDEO: Bëhen grusht në tokë për të mos i çarë presioni i ujit, policët ndërhyjnë fizikisht mbi vajzat protestuese
  4. ¿? on Kryeministri u tregon burgun fëmijëve, tre javë pasi ndryshoi ligjin për të shmangur arrestimin e zyrtarëve të korruptuar
  5. 1thundrak on VIDEO: Bëhen grusht në tokë për të mos i çarë presioni i ujit, policët ndërhyjnë fizikisht mbi vajzat protestuese

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?