Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vajzat e mitura dhunohen në grup, njërën tentuan ta zhvishnin. Prindërit: I filmuan që t’i shantazhonin, policia hesht
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vajzat e mitura dhunohen në grup, njërën tentuan ta zhvishnin. Prindërit: I filmuan që t’i shantazhonin, policia hesht
KronikeLajmi i fundit

Vajzat e mitura dhunohen në grup, njërën tentuan ta zhvishnin. Prindërit: I filmuan që t’i shantazhonin, policia hesht

Published: June 9, 2025
Shpërndaje

Dhuna tek adoleshentët sa vjen e po shtohet, i tillë është dhe rasti që Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e së hënës.

Dhunojnë, filmojnë e më pas shantazhojnë me përhapjen e filmimeve në rrjetet sociale, gjithçka për të përfituar para.

Dy nëna kanë denoncuar publikisht një ngjarje të rëndë dhune ndaj fëmijëve të tyre të mitur në zemër të Tiranës. Vajzat, të moshës 12 dhe 15 vjeç, janë dhunuar fizikisht nga një grup prej nëntë vajzash bashkëmoshatare, ndërsa policia, sipas prindërve, nuk ka marrë asnjë masë ndaj autorëve  edhe pse identiteti i tyre është bërë i ditur.

- Publicitet -
Sipas dëshmisë së njërës prej nënave, tre vajzat , dy të sajat dhe një shoqe e tyre  po kalonin në Bulevardin Dëshmorët e Kombit kur u sulmuan pa paralajmërim.
“I thirrën, i ofenduan, më pas i kapën dhe i goditën pa mëshirë. Njërën prej vajzave e shtrinë në tokë, tentuan ta zhveshin dhe të filmonin gjithçka”, tregon e tronditur nëna. Videoja e ngjarjes është shpërndarë në rrjetet sociale dhe përmes saj janë identifikuar autoret, të cilat, sipas denoncuesve, banojnë në zonën e Yzberishtit.

Prindërit tregojnë se ngjarja është shumë më e rëndë sesa një konflikt adoleshentesh. Sipas tyre, vajzat dhunuese kishin dalë me qëllim për të dhunuar dikë, ta filmonin dhe më pas të përfitonin para duke shantazhuar. Kështu sipas prindërve janë shprehur dhunueset në dëshminë e tyre dhënë në polici. Madje dhunueset i kanë gjetur vetë prindërit evajzave të dhunuara e më pas i kanë denoncuar në polici.  “Vajzat tona nuk i njihnin fare. Ishin thjesht në vendin e gabuar, në momentin e gabuar”, shprehen ato.

Pas denoncimit në polici, prindërit thonë se janë përballur me një mur heshtjeje dhe neglizhence. “Shkuam në Komisariatin Nr. 1, ku na tha oficeri i policisë gjyqësore se nuk kanë çfarë të bëjnë. Se nuk mund të ndërhyjnë në konflikte mes të miturve dhe se vetëm kur ndodh një vrasje mund të veprojnë. Madje fajësoi familjet për mënyrën si rriten fëmijët”, tregojnë denoncueset.

Ndërkohë, situata për viktimat është kthyer në një makth të përditshëm. Vajzat nuk guxojnë më të shkojnë në shkollë dhe jetojnë në frikë të vazhdueshme, pasi dhunueset jo vetëm që janë të lirshme, por edhe i kërcënojnë përmes rrjeteve sociale se do hakmerren për denoncimin.

Prindërit bëjnë apel për drejtësi dhe mbrojtje, duke kujtuar se raste të tilla kanë përfunduar edhe në tragjedi. “Mos të presim që të ndodhë më e keqja. Nuk dua që fëmija im të bëhet viktimë e radhës për t’u kujtuar se duhet vepruar më herët”, thotë një prej tyre, duke përmendur rastin e një 15-vjeçari që humbi jetën pas një konflikti të ngjashëm.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • Mediu says:
    June 9, 2025 at 7:50 pm

    Si e ka gjithe bota burg per minorene dhe shkolla edukimi

    Reply
  • Arben says:
    June 9, 2025 at 7:57 pm

    Shikojnë të mëdhenjtë , degjenerimi ka zaptuar allbaninë urupianë, me porosi të uropës kurvë

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    June 9, 2025 at 8:06 pm

    Aaaaa dajak me tufa hisllit, Te mblidhen prindet e ketyre vajzave te dhunuara,gjersa ti kapin dhe ti hyjne me dega hislli shaleve,qe tju percelloje.Shkopi gomes harrohet,por dega hisllit nuk harrohet.Policia le te beje roje nderi.

    Reply
  • Gim says:
    June 9, 2025 at 8:13 pm

    Po ca prindrish flisni, yzberisht??? Astir??? Vatra e injorances si pasoje e grumbullimit te gjithe haleve te shqiperise

    Reply
  • Detari says:
    June 9, 2025 at 8:32 pm

    afganistan skiptar una zakona una raca,

    Reply
  • Mirësia says:
    June 10, 2025 at 2:01 am

    Rruga e vetme që i mbetet prindërve në këto kushte është largimi sa më i shpejtë nga ky vend, të marrin masa në rastin më të parë se këtë vend e ka marrë lumi, se kjo gjendje ka rrënjë të thella që në 1990.
    Largohuni në rastin më të parë për të shpëtuar jetën e fëmijëve tuaj!
    Jeta në një vend tjetër ka një fillim shumë të vështirë, por fëmijët do të integrohen më tej dhe ju do të gëzoheni dhe lumturoheni me arritjet e tyre.
    Kujdes fëmijët, ato janë gjithçka për ju, gëzimi dhe jeta juaj, shpejtoni sa më parë!

    Reply
  • Iso says:
    June 10, 2025 at 7:35 am

    Nga njera ane thone se vajzat nuk njiheshin me njera tjetren e nga ana tjeter se i kercenojne nepermjet rrjeteve sociale!!!!

    Reply
  • Vk says:
    June 10, 2025 at 8:40 am

    ORE GIM u civilizuat ju qe jeni me afer qendres se kini filluar te beni buzet dhe ju burrat per gojore prandaj

    Reply
  • Soza says:
    June 10, 2025 at 10:32 am

    Po vonon pasaporta evropiane dhe të ikin sa më parë nga vendi. Le të mbeten qeveritarët e nderuem në Shqipni

    Reply
  • katarakti says:
    June 10, 2025 at 10:36 am

    Po ta dinja se kjo do ishte demokracia, kurrê nuk do ta kisha dashur. Kjo lloj shkërdhatokracie paska qënê për hajdutët, të korruptuarit, kurvat dhe banditët. Dhe kurrsesi jo për njerëzit e ndershëm.

    Reply
  • Emigranti says:
    June 10, 2025 at 11:22 am

    NE VENDET E TJERA PO TE PRESIN ME LULE FILLIMI I VESHTIR KUR TE RRITEN FEMIJET I KE JASHT KONTROLLIT DHE KUJDES SE PO I FOLE A QORTOVREE TI MERR ASISTENCA DHE I HUMBE NDOSHTA TE NDRYSHOJN DHE GJININ NDOSHTA DHE TE BEJN NIPCE COKOLLAT DHJE TI SI PRIND RRI SI SPEKTATOR DHE BON MIR TE QEPESH GOJEN SE PO FOLE TA GJEJN VENDIN E SAPUNIT OSE PAVIONIN E PSIKIATRIS.TUNG NGA GJENARATA 91 E KTHYER NE ATDHE

    Reply
  • Principet e 8 Marsit says:
    June 10, 2025 at 6:07 pm

    Kolera e Woke Culture ka zene dhe krejt evropen.
    Simptomat njelloj: Ligje per Dekriminilazimin e krimit, e kriminalizimin e moralit, shtetit, familjes, kombit.
    Perversiteti i te ashtuquajturve te barazlarguar te dikurshem (10-15vj. me par) ka hyr n fuqi

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?