Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Vaksinimi me çdo kusht ndaj Covid-19 ishte ide e keqe”, studimi: U shfaq te të rinjtë “sindroma pas vaksinimit”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Vaksinimi me çdo kusht ndaj Covid-19 ishte ide e keqe”, studimi: U shfaq te të rinjtë “sindroma pas vaksinimit”
BoteLajmi i fundit

“Vaksinimi me çdo kusht ndaj Covid-19 ishte ide e keqe”, studimi: U shfaq te të rinjtë “sindroma pas vaksinimit”

Published: July 26, 2025
Shpërndaje

Covid 19-të përveç vdekjeve të shumta la pas edhe shumë pikëpyetje të cilat ekspertët po mundohet të japin të dhënat konkrete. Vaksinat kundër covidit ishin një tjetër çështje e nxehtë pas teorive konspirative të cilat vërshuan nëpër botë duke ngitur dyshime a duhet bërë apo jo.

Por tashmë pyetja sesa ka qenë i sukseshëm si vaksinë dhe e shpëptoi jetë aq sa parashikohej ka marrë përgjigje pas një studimi të zhvilluar së fundmi. Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH) deklaroi se vaksinat parandaluan 14.4 milionë vdekje vetëm në vitin e parë, me disa që vlerësojnë se kjo shifër arrin në 20 milionë.

Megjithatë, një hulumtim i ri nga Universiteti i Stanfordit dhe mjekët italianë zbuloi se numri i vërtetë është afër 2.5 milionë. Ekipi vlerësoi se nëntë nga dhjetë vdekjet e parandaluara ishin në moshën mbi 60 vjeç, ndërsa shpëtoi vetëm 299 persona nën moshën 20 vjeç dhe 1,808 të rinj midis 20 dhe 30 vjeç në nivel global.

- Publicitet -

Profesor i Mjekësisë në Universitetin e Stanfordit, John Ioannidis  tha se mandatet agresive dhe zelli për të vaksinuar të gjithë me çdo kusht ishin ndoshta një ide e keqe. Sipas studimit në përgjithësi 5,400 njerëz duhej të vaksinoheshin për të shpëtuar një jetë, por tek personat nën 30 vjeç kjo shifër u rrit në 100,000 vaksina.

Personat mbi 70 vjeç përbënin gati 70 përqind të jetëve të shpëtuara, ndërsa personat e moshës 60 deri në 70 vjeç përbënin 20 përqind të tjerë.  Ndërkohë, personat nën 20 vjeç përbënin vetëm 0.01 përqind të jetëve të shpëtuara dhe personat nga 20 deri në 30 vjeç përbënin 0.07 përqind.

Studiuesit arritën në përfundimin se, megjithëse vaksinat kishin një “përfitim të konsiderueshëm” në vdekshmërinë globale, ai ishte “kryesisht i kufizuar” tek njerëzit e moshuar.  Më shumë se 23 miliardë doza të vaksinës janë administruar që nga lançimi i saj në vitin 2021. Por ka pasur shqetësime në rritje për dëmet e tij, veçanërisht për të rinjtë, dhe se si mund të mos ia vlejë për një popullsi që është në rrezikun më të ulët të vdekjes.

Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti Yale identifikuan një sindromë alarmante të lidhur me injeksionet e ARNi-së, ato të prodhuara nga kompani si Pfizer dhe Moderna. E quajtur ‘sindroma pas vaksinimit’, sipas studimit kjo gjendje duket se shkakton mjegullim të trurit, marramendje, tinitus dhe intolerancë ndaj ushtrimeve.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
19 Comments
  • demo says:
    July 26, 2025 at 8:47 am

    Me mendjen e semure te Alfred Cakos e ca konspiramykurve te Internetit nuk do eci bota.Kur kovidi po bente kerdine pa pyetur per moshe,Vaksinat ishin varkat e shpetimit,shpetuan miljona Jete. Aty vleresoje efektin shpetues te vaksinave,,kur vdisnin njerezit si mizat,Tani pas beteje behen trima konspirative te gjithe fantashkencoret
    1000 falenderime Edi Rames qe na paisi me vaksina dhe JEMI GJALLE. 1000 mirenjohje spitalit infektiv dhe Dr.Edmond Puces. Le te llapin konspiro psikopatet,.Stratege pas beteje behen te gjithe.

    Reply
    • Aldrinp says:
      July 26, 2025 at 3:12 pm

      demo, po sikur eshte doktor dhe profesor mjekesie i biri i botes.
      Te jete per ty, vetem Cabej di, te tjeret jane gdhe.
      Vetem pak te germosh ne historine e vaksinimit masiv, e kupton qe ajo qe u be me Covid ishte biznes nepermjet shantazhit publik.
      Nuk kishte studim per vaksinen, po hajt drejt e ne thela. U bene njerezia si dele per eksperimente,
      Kane vdekur nga vaksina e detyruar. Per ata kush mban pergjegjesi?
      Ka te drejte Joanidhis, per moshat e larta ishte e nevojshme, per rinine, Jo

      Reply
  • Edi says:
    July 26, 2025 at 9:02 am

    Bravo Demo
    Tani dalin pas te vjelit profesoret
    Eshte e lehte tani
    Nqs edhe nje jete te shpetoje vaksina Eshte mrekulli
    Mendoni jeten e nje familiari tuaj

    Reply
  • Dashi says:
    July 26, 2025 at 9:28 am

    OK , demo , ke plotësisht të drejtë .

    Reply
  • Mjeku says:
    July 26, 2025 at 9:53 am

    Shkrimi eshte nga konkluzione Profesoresh mjekesie nga Universiteti Stanfordit e nga ata Italiane e jo nga injorante te ngopur me propagande bajate per dobite e Vaksinimit.
    Zelli per te vaksinuar me c’do kusht kishte prapavije bisnesi e aspak ruajtje shendeti (U hodhen miliarda nga kompanite farmaceutike e ato duheshin perdorur medoemos)
    Ka patur e njohur njerezimi Epidemi e Pandemi plot qe nga gjeneza e tij dhe tera jane kaluar me Imunitetin e grupit e pa u mbyllur neper karantina gje qe u aplikua ne Skandinavi e dha rezultate shume me te mira se ato Vaksinat-bisnes.

    Reply
  • Demollaku says:
    July 26, 2025 at 12:35 pm

    Jam kurjoz ça moshe do ket ky demokari. Artikulli flet per rrezikun e vaksinea te te rrinjte ky raku thot qe vaksina eshte shpetim. A din me lexu o hajvon?! Te duket normale renia e flokeve apo nderprerja e periodave ne moshen 28 vjeçare? Apo atrofizimi i muskujuve dhe mos berja dot aktivitet fizik ne moshen 30 vj pas bërjes se vaksinës “shpëtuese” (eksperimentale)?!

    Reply
  • Fillestari says:
    July 26, 2025 at 2:41 pm

    Shkrimi i Ioanidis kritikohet për shumë gjëra dhe nuk duhet lexuar si Shkrim i Shenjtë.
    Problem është psh se ai përqendrohet vetëm se sa njerëzve ju shpëtua jeta si pasojë e vaksinimit. Dhe statistikat që japin, janë të drejta.
    Por qëllimi klasik i vaksinave nuk ka qenë shpëtimi i jetës se të vaksinuarve por kontrolli i epidemive dhe ulja e rasteve virale që mund të infektojnë të tjerët. Dhe kjo është diçka që artikulli origjinal e anashkalon fare. Artikulli gabimisht merret veç me një parameter, “numbers needed to treat”.
    Psh nëse tek mbi 70 vjecaret, do infektoheshin 100 njerëz, nga të cilët pa vaksinë do vdisnin 50 dhe nga vaksina vdiqën vetëm 10, përfitimet janë një pjesë e atyre që thotë artikulli. Por imagjinoni që pa vaksinën, 70 vjecaret do infektoheshin shumë më shpesh mga nipërit e mbesat. Dhe do semureshin (bie fjala), 200 veta, nga të cilët do vdisnin 20, etj. Vetëm nga vaksinimi i nipërve e mbesave i bie të dyfishohet përfitimi.
    Unë nuk di a duhen detyruar njerëzit të bëjnë diçka në trupin e tyre apo jo. Mbase jo, nuk e ndaj dot mendjen. Por përfitimet janë më shumë nga sa thotë Dr Ioanidis.

    Reply
    • Aldrinp says:
      July 26, 2025 at 3:16 pm

      Bla bla bla, kot. Sa jete ka shpetuar, aq dhe jete ka marre. Vaksinimi nuk eshte parandalim, por propagande e Biden per kredo politike. Vertet ndihmoi ne disa raste, po ne menyren masive qe u be eshte i demshem
      Vete e kane pranuar qe nuk ka studime per vaksinen, dhe do duhej deri ne 2070 te dilnin me nje konkluzion te sakte. Ato ishin biznese te Faucit. Qindra miliona dollare u moren nga kompanite farmaceutike. Ky ishte perfitimi real i vaksinimit.
      Parandalimi eshte vete sistemi imunitar i njeriut, i cili eshte i formuar te te mbroje nga viruset. Dhe tani Covid qarkullon, po njeri nuk mban me maska?
      Po ata qe jane vaksinuar nga tre here, pse semuren perseri e perseri nga Covid?

      Reply
  • Ok says:
    July 26, 2025 at 3:14 pm

    Imunizimi i grupit nuk Eshte pa pësoja (vdekje)
    Shkenca ecen , pandemite kane bere kerdine ne te kaluaren

    Reply
  • Edi says:
    July 26, 2025 at 3:16 pm

    Kamionet me te vdekur ne Bergamo dhe New York i keni harruar?

    Reply
    • Aldrinp says:
      July 26, 2025 at 3:17 pm

      Po dhe tanket e Edit qe luftonte Covid nuk i kemi harruar

      Reply
  • Ok says:
    July 26, 2025 at 3:21 pm

    Vaksina per te rinjte nuk ishte e detyrueshme por e keshillueshme:
    Per mostrandmetim te kovid tek te moshuarit
    Per Mos nderprerje aktivitete shoqerore dhe shkollore

    Reply
  • Dr. Piperok Pellumbi says:
    July 26, 2025 at 3:22 pm

    Nuk mund e nuk duhet te harrohen kurrsesi 5 te semuret me Covid qe zgjodhen me mire te hidheshin nga dritaret e “Shefqet Ndroqit” e te vdisnin se sa te ”sheroheshin” aty brenda nga e famshmja “shendetesi falas” e Manastirleshes.

    Reply
  • Edi says:
    July 26, 2025 at 3:24 pm

    Shyqyr qe u paguan miliona per mos infektimin nga virusi
    Apo te mos çanin bithen?

    Reply
    • Aldrinp says:
      July 26, 2025 at 3:47 pm

      Po qe je kurve dhiare, nuk ka vaksine te te sheroje

      Reply
  • Edi says:
    July 26, 2025 at 3:25 pm

    Sepse virusi ndryshon o aldrinp

    Reply
  • Une says:
    July 26, 2025 at 3:38 pm

    Universiteti Stanfordit duhet urgjentisht te marre leksione mjekesie nga njefare komentues “demo” ne Ballkanin Perendimor ekspert universal e gjeni i madh ne gjitha fushat e shkences e sidomos ne mjekesi.

    Reply
  • Ali baba me 40 hajdutet says:
    July 26, 2025 at 3:50 pm

    Ne na shpetoi Rama me tanket ne mes te tiranes dhe me pamjet luftarake me tanke ne Algjeri qe na i shfaqi se si po luftonte Spanja kunder Covidit.

    Reply
  • Fillestari says:
    July 26, 2025 at 4:00 pm

    Nuk është keq të diskutohet as Stanford, as Ioanidis.
    Së pari, sepse nuk ka fort rëndësi nga vjen kritika dhe kushedi çfarë dinë e kush janë ata që e bëjnë. Dhe së dyti, kritika është ajo që dallon shkencën nga dogmat e një religjioni.
    Së fundi, vetë autorët e shkruajnë si një nga kufizimet e mundshme të punës së tyre se ‘modelet për një patogjen të ri për të cilin nga ka imunitet mund të ndryshojnë nga modelimet për të tjerë patogjen, për të cilin ka një nivel ekzistues imuniteti në popullatë” – kjo është një nuancë që duhet konsideruar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Drejtimi dhe Drejtuesi
  • Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Komentet e Fundit

  1. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Kohë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Drini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Rexha on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?