Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Varroset sot Janullatos brenda Katedrales në Tiranë, të pranishëm klerikë të lartë dhe delegacion i gjerë nga Athina
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Varroset sot Janullatos brenda Katedrales në Tiranë, të pranishëm klerikë të lartë dhe delegacion i gjerë nga Athina
KronikeLajmi i fundit

Varroset sot Janullatos brenda Katedrales në Tiranë, të pranishëm klerikë të lartë dhe delegacion i gjerë nga Athina

Published: January 30, 2025
Shpërndaje

Ditën e sotme do të kryhet ceremonia mortore për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, pas mbarimit të Liturgjisë Hyjnore, që do të drejtohet nga Bartolemeu, i pari i ortodoksëve në botë.

Kryepeshkopi do të prehet në ambientet e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, amanet i lënë prej tij. Klerikët do të mbajnë meshë përshpirtjeje me turne e pa ndërprerje deri nesër, kur trupi i kryepeshkopit do të vendoset për t’u prehur në kriptën e nëndheshme, brenda Katedrales.

Mitropoliti i Korçës, Imzot Joan, i cili u zgjodh nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale si pasardhës i përkohshëm, do të drejtojë ceremoninë mortore.

- Publicitet -

Për varrimin e Kryepeshkopit Anastas pritet të vijnë figura të larta të klerit në botë dhe jo vetëm ato të Kishës Ortodokse.

Një delegacion pritet nga Vatikani me në krye Sekretarin e Shtetit, Pietro Parolin. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, po ashtu do të jetë i pranishëm me një delegacion të gjerë nga Athina, përfshirë 5 ministra të kabinetit të tij qeveritar.

Do ketë fjalime nga klerikë e politikanë, mes tyre edhe dy Kryeministrat Rama e Mitsotakis.

Në ceremoni do të marrë pjesë Patriarku i Kostandinopojës, Bartolomeu, Patriarku i Izraelit Theofili i Jerusalemit, Kryepeshkopi i Greqisë Jeronimi, Patriarku i Qipros, i Aleksandrisë; i Bullgarisë, i Rumanisë, etj.

Gjithashtu, në ceremoni priten Kryepeshkopi polak dhe klerikë nga Polonia, drejtues të “Saint Egidio” në Itali; delegacion nga Këshilli Botëror i Kishave (institucion që përfshin të gjitha kishat, katolike, protestante apo ortodokse), përfaqësues nga unioni ‘Fetë për Paqen’, një delegacion nga kishat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës etj.

Prej dy ditësh në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet janë mbajtur homazhet, ku kanë marrë pjesë dhe qindra besimtarë.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të 25 janarit.

Ai ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze. Më pas gjendja e tij u përkeqësua dhe ai u dërgua në Athinë më 3 janar, ku edhe ndërroi jetë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • FEJA & POLITIKA says:
    January 30, 2025 at 8:30 am

    Këta klerikët e ardhur nga jashtë apo që janë imponuar së pari kanë ba provokacion ndaj atyre besimtarëve që për ata kan ishin të huaj dhe mbetja e tyre deri në vdekje në fletë shumë

    Reply
  • Flamur Struga says:
    January 30, 2025 at 11:03 am

    Mire edhe amaneti i vet Anastasit u realizua,por per pasojat e keti varri ,ka menduar dikush nga strukturat e shtetit tone?Do te kete vizita,pelegrinazh,do hyje qeni dhe dosa (fatkeqesisht jo per mire) do thone greket ,gjithmone sipas te drejtes nderkombetare se: kufijt viren ku eshte nje shkemb,ku eshte nje perrua,maje mali,objekt fetar kishe xhami ,tyrbe tek nje varr i nje ushtari te panjohur….i ka ekspertet Atdheu yne per te kuptuar prapavijat e ketyre rasteve ,qe demtojne dhe sjellin rrezik per Shqioerine tone te mjere ,qe kolaboracionalistet ,palacot po e nxjerrin ne ankand publik?Verte kaq te cmendur deri ne kete nivel e kane udhehequr Atdheun tone pas vitit 1990?..Ngrencin kokat e tyre te gjithe ata qe falin troje qe lejojne gjoja te nje emri “demokrai” behen kaq shume zemer gjere.Gjarperijt po shesin ATDHEUN….

    Reply
  • koli says:
    January 30, 2025 at 2:11 pm

    Po keta qe po vijne per kete ceremoni mortore, do te numerohen nga qeveria si turiste? Kjo ka me shume rendesi se fjalet e tjera per kete qeveri!

    Reply
  • TIRONA says:
    January 30, 2025 at 7:28 pm

    Udheheqesit shqiptare te cdo partie jane antishqiptare plehra qe koha dhe brezi i ardheshem do ti denoje,harrame te nenes se shkrete Shqiperi!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  • Arkivoli në protestë
  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?

Komentet e Fundit

  1. Kohë on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  2. Dajti on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  3. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  4. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  5. nona on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?