Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish kryebashkiakut Enrique Penalosa: Ka frymëzuar transformimin e qyteteve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish kryebashkiakut Enrique Penalosa: Ka frymëzuar transformimin e qyteteve
Komunitet

Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish kryebashkiakut Enrique Penalosa: Ka frymëzuar transformimin e qyteteve

Published: November 18, 2024
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim ish kryebashkiakun e Bogotas, Enrique Penalosa, të cilit i dhuroi Çelësin e Qytetit. Penalosa është i njohur për transformimin e qytetit të Bogotas gjatë kohës që mbajti postin e kryebashkiakut dhe ndodhet në Tiranë për të promovuar librin e tij të përkthyer në shqip “Një qytet për të gjithë”.

Veliaj tha se Penalosa ka frymëzuar shumë kryetarë bashkish në botë për të transformuar qytetet në hapësira më të jetueshme për qytetarët. “Ai ka frymëzuar jo vetëm transformimin e Bogotas, por edhe një pafundësi kryetarë bashkish, punonjës të qyteteve, urbanistë, arkitektë, aktivistë, për të pasur një qytet që funksionon për njerëzit, që u jep prioritet fëmijëve, ku si ai që është me biçikletë, si ai që është me autobus, si ai që është me makinë, të ndihen të barabartë në demokracinë e rrugës. Për ne ka qenë një privilegj ta ndjekim nga larg punën e tij, por është një kënaqësi e jashtëzakonshme ta kemi sot në Tiranë për librin e tij. Në shenjë mirënjohje, respekti, falënderimi për gjithë këtë frymëzim të jashtëzakonshëm të transformimit të qyteteve, duam që t’iu nderojmë me Çelësin e Qytetit të Tiranës”, deklaroi Veliaj.

Nga ana e tij, Penalosa falënderoi kryebashkiakun Veliaj për vlerësimin dhe e inkurajoi atë për më shumë suksese në dhënien e shembullit të mirë të Tiranës edhe për qytetet e tjera të Ballkanit.

- Publicitet -

“Jam jashtëzakonisht i nderuar dhe i lumtur që marr “Çelësin e Tiranës” nga z. Veliaj, i cili është shndërruar në një lider ndërkombëtar në bërjen e qyteteve më njerëzore dhe më të mira. Dua t’ju falenderoj edhe për promovimin e librit tim, i publikuar së fundmi në shqip. Edhe më parë e kam admiruar atë çfarë Erioni ka bërë në Tiranë. Shumë faleminderit dhe të uroj shumë e më shumë sukses në të bërin e Tiranës një shembull për kaq shumë qytete në Ballkan dhe në botë”, theksoi ai.

Peñalosa ndodhet në Tiranë për prezantimin e librit të tij “Një qytet për të gjithë”, në të cilin ai propozon se një qytet i drejtë dhe i barabartë ndërton integrimin social dhe legjitimitetin. Ky libër i cili vjen i përkthyer në gjuhën shqipe, shërben si një manual se si të arrihet një qytet i drejte, ku askush të mos ndihet inferior apo i përjashtuar.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Bizneset mbyllin qepenat, lutje protestuesve: Ju mbështesim, mos na dëmtoni
  • Shoqata e Bankave: Mos dëmtoni bankat, janë infrastrukturë thelbësore për ekonominë
  • VIDEO / Pamjet e protestuesve të dhunuar të shtrirë në dysheme, Policia: Nuk janë në komisariate
  • Një dekadë e humbur, Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Europë për arsimin
  • Rama del sërish në terren: Nuk janë studentët, e gjithë kjo flamë nuk është studentore

Komentet e Fundit

  1. Mortje Ik on Rama del sërish në terren: Nuk janë studentët, e gjithë kjo flamë nuk është studentore
  2. edhe uji qelbet duke ndenjur on Kur pushteti i një njeriu i ve flakën vendit: Historia përsëritet 30 vite më pas
  3. Detari on VIDEO: Skenë e jashtëzakonshme rrëmbimi në mes të njerëzve, në mes të Tiranës
  4. L on Kur pushteti i një njeriu i ve flakën vendit: Historia përsëritet 30 vite më pas
  5. Detari on VIDEO: Skenë e jashtëzakonshme rrëmbimi në mes të njerëzve, në mes të Tiranës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?